COVID-19/ Ministri italian i Shëndetësisë firmos dekretin: Do përdoren antitrupat monoklonalë (si me Trumpin dhe Berluskonin)

Anticorpi Monoclonali

Ministri i Shëndetësisë në Itali Roberto Speranza njofton se i ka dhënë “OK” “shpërndarjes së jashtëzakonshme të antitrupave monoklonalë” teksa sot mbërrijnë edhe 250 mijë dozat e para të AstraZeneca-s.

“Mbi bazën e indikacioneve të Agjencisë Italiane të Barnave dhe mendimit të Këshillit të Lartë të Shëndetit, unë sapo kam nënshkruar dekretin që autorizon shpërndarjen e jashtëzakonshme të antitrupave monoklonalë, Pra, ne kemi së bashku me vaksinat, një shans më shumë për të luftuar Covid”, deklaroi ministri italian. 250 mijë dozat e para të AstraZeneca do të shpërndahen në të gjitha rajonet për të filluar fushatën e vaksinimit për nën 55 vjeç.

Kujtojmë se antitrupat monoklonalë u përdorën në terapinë anti-COVID për ish-presidentin e SHBA Donald Trump dhe ish-kryeministrin italian Silvio Berlusconi.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com