• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Covid-19/Mbërrin ndihma nga Polonia, dezinfektant dhe maska kirurgjikale

by Java News
29/05/2020 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

10 mijë litra dezinfektant dhe 100 mijë maska kirurgjikale nga Polonia për spitalet dhe entitete të tjera që i kanë më të nevojshme në Shqipëri. Autokolona e Shërbimit Zjarrfikës Polak, me 70 ton gjithsej ndihma për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, mbërriti sot nga Prishtina në Tiranë.

Ndihma  iu përgjigj nevojave të vendeve të Ballkanit Perëndimor të adresuara tek Qendra Euroatlantike e Reagimit në Raste Katastrofash (EADRCC).

“Ndihma e sotme, tha me këtë rast Ambasadori i Polonisë në Tiranë, Karol Bachura, është një shprehje simbolike e solidaritetit polak, të njohur ndërkombëtarisht në kontekstin e luftës kundër pandemisë së COVID-19 dhe pasojave të saja negative social-ekonomike. Solidariteti ndërnjerëzor, vijoi ambasadori Bachura, simbolikisht i  qëndron mirë 40 vjetorit të krijimit të Sindikatave Punëtore të Pavarurra Polake Solidarnost, të cilat çuan në rrëzimin e regjimit komunist në Poloni dhe me gjerë. Detyrimi moral i dhënies së ndihmës në kohë pandemie përkon edhe me 100 vjetorin e lindjes së Shën Gjon Pali II si dhe 110 vjetorin e lindjes së shenjtores  Nëna Terezë.

“Duke përfituar nga rasti dëshiroj t’u shpreh mirënjohjen time të thellë të gjithë atyre që ishin dhe janë ende në vijën e parë të frontit kundër virusit: mjekëve, infermiereve, gjithë personelit shëndetësor, policëve dhe ushtarakëve, por edhe gjithë atyre që u përpoqën të  na ruanin ne “në gjendje normale” në  këto kohë të jashtëzakonshme- punonjësve të qytetit, telekomunikacionit, OSHE, furnizuesve me ushqime, punonjësve të farmacive, bankave, administratës vendore. Një falënderim i veçantë shkon edhe për  gjithë ata që u përpoqën ta mbanin pandeminë nën kontroll  të  rreptë-  qeverinë, ministritë përkatëse, por në mënyrë të veçantë  ministrinë e shëndetësisë dhe ndihmës sociale.  Përgëzime të mëdha meritojnë gazetarët që kanë ndarë me ne informacionin e besueshëm mbi pandeminë, por edhe të gjithë ata që kanë vënë shpirtin e tyre në të mirë të dialogut politik, fetar dhe ndërnjerëzor.

Uroj sinqerisht që ndihma e mbërritur të mund të përdorej në procedura mjekësore normale dhe të mos ishte më e domosdoshme në kontekstin e COVID-19- përfundon Ambasadori Bachura.

Shërbimi zjarrfikës polak që përcolli këtë ndihmë ka qenë më parë në Shqipëri në dhjetor 2019 kur sillte ndihma për të prekurit nga tërmeti tragjik i nëntorit të shkuar.

Nga Tirana autokolona e Shërbimit Zjarrfikës Polak do të shkojë në Mal të Zi.

 

 

Next Post
Zbardhet opinioni i “Komisionit të Venecias”: Gjykata Kushtetuese është në krizë

Zbardhet opinioni i "Komisionit të Venecias": Gjykata Kushtetuese është në krizë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

April 1, 2026
Kina dhe Pakistani paraqitin pesë propozime për rivendosjen e paqes në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme

Kina dhe Pakistani paraqitin pesë propozime për rivendosjen e paqes në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme

April 1, 2026
“Luftë frontale ndaj oligopoleve”, Berisha: Çmimi i naftës, më i lartë se në çdo vend të BE

“Luftë frontale ndaj oligopoleve”, Berisha: Çmimi i naftës, më i lartë se në çdo vend të BE

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

April 1, 2026
Mbreti i Panairit

Ja si qelbet Kuba

April 1, 2026
Azia në “shok” energjetik, kërkon shpëtim nga Moska

Azia në “shok” energjetik, kërkon shpëtim nga Moska

April 1, 2026
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Këlcyrë me qëllim ekstradimin 51-vjeçari

I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Këlcyrë me qëllim ekstradimin 51-vjeçari

April 1, 2026
Qeveria miraton identitetin digjital, Ibrahimaj: Bord për filtrimin e investimeve të huaja në sektorët kritikë

Qeveria miraton identitetin digjital, Ibrahimaj: Bord për filtrimin e investimeve të huaja në sektorët kritikë

April 1, 2026
Baza MAGA e ndarë, Izraeli në krizë! A po humbet kontrolli mbi konfliktin?

Baza MAGA e ndarë, Izraeli në krizë! A po humbet kontrolli mbi konfliktin?

April 1, 2026
Gjykata e Posaçme ndryshon masat e sigurisë për 4 të pandehurit e dosjes “Bankers”

Gjykata e Posaçme ndryshon masat e sigurisë për 4 të pandehurit e dosjes “Bankers”

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In