Covid 19/ Manastirliu optimiste: Shqipëria mes 180 vendeve që do marrë falas vaksinën 90% të sigurt nga Pfizer

55393928 303

Në studion e emisionit “Real Story” në News 24, ministrja Ogerta Manastirliu tha se Shqipëria është mes 180 vendeve që do marrë e para vaksinën 90% të sigurt nga Pfizer.

“Shqipëria është pjesë e një aleance prej më shumë se 180 shtetesh që kanë financuar të kenë akes në vaksinë e sigurt. Lajmi i mirë i ardhur nga Pfizer për vaksinën 90% efektve na inkurajon dhe na trgon se kemi ndjekur rrugën e duhur që kemi financuar për ta aksesua vaksinën sa më shpejt”,- tha ajo.

Kur do mundet ta marrim?

Manastirliu: Sapo të jetë e disponueshme në treg do ta aksesojmë. Do ketëmë shumë se 2 miliard doza deri në 2021.

Kemi një datë?

Manastirliu: Nuk e kemi datën e saktë, por sapo të jenë gati rëndësi ka që ne jemi gati ta marrim.

Cfarë do bëhet me infastrukturën e shpërndarjes, se duhet 80 gradë Celsius për ruajtjen e saj…

Manastirliu: Paralelisht do merret edhe masa për sigurimin e zinxhirit ftohës. Do garantohet edhe mënyra e transportit.

Do e marrim falas vaksinën?

Manastirliu: Për grupet e riskuara do jetë falas

Më pas me popullatën…

Manastirliu: Do të ketë një strategji për shpërndarjen e vaksinës dhe mbulimin financiar të saj. Kemi parapaguar 3,9 milionë dollarë për të.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com