COVID-19/ Manastirliu: Ja sa vaksinime janë kryer deri më tani në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësie dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar ecurinë e procesit të vaksinimit në vend.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ministrja thotë se ditën e sotme, janë kryer gjithsej 5.081 vaksinime, ndërsa në total, që prej fillimit të nismës “Shqipëria Buzëqesh”, janë kryer gjithsej 935.207 vaksinime.

Kujtojmë se aktualisht në vend, janë duke u përdorur 4 lloje të ndryshme vaksinash, më konkretisht Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Sa i përket kategorive që po vaksinohen ato janë disa, duke nisur që të mjekët dhe infermieret e përfunduar te personat plus 18 vjeç, e cila nisi për herë të parë këtë të shtunë./m.j

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com