
Kryeministri Edi Rama publikon në “Facebook” një hartë, që sipas tij, tregon sa shpejt ka vepruar Shqipëria në rang evropian për ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit.
Një ndër masat e menjëhershme të qeverisë shqiptare ishte mbyllja e shkollave, dhe në hartë kryeministri tregon pikërisht kronologjinë e këtij vendimi.
“🔴 NË KËTË HARTË QË TREGON KRONOLOGJINË E MBYLLJES SË SHKOLLAVE, MUND TË SHIHET SE SA SHPEJT KA VEPRUAR SHQIPËRIA NË RANG EUROPIAN!”, shkruan Rama.