• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Covid-19 (e përditësuar)/ Katër viktima të reja te Infektivi dhe 102 raste pozitive

by Java News
18/07/2020 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thellohet bilanci i viktimave të koronavirusit në vendin tonë. Mësohet se pacientë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në spitalin Infektiv, duke humbur kështu betejën ndaj virusit agresiv. Në total numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid 19 shkon në 111.

Viktimat janë një 43 vjeçar nga Kamza, pa semundje të tjera, i intubuar dhe në gjendje të rëndë prej disa ditësh, një 60 vjeçar nga Shkodra, një 64 vjeçar nga Durrësi në Spitalin Infektiv dhe një 61 vjeçar nga Tirana në Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Po sot, në konferencën për shtyp u deklarua nga Gentiana Qirjako e Institutit të Shëndetit Publik se në 24 orët e fundit numri i rasteve të reja të infektuar me COVID 19 është 102.

DEKLARATA E PLOTE

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të 24 orëve të fundit në vendin tonë, duke ju kujtuar që në fillim të këtij komunikimi detyrimin për vendosjen e maskës në ambientet e mbyllura, me qëllim frenimin e përhapjes së COVID19. I drejtohemi çdo qytetari, të vendosë maskën në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, përdorimi i maskave/barrierave mbrojtëse është detyrim për çdo individ.

Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: Nje 43 vjeçar nga Kamza, pa semundje të tjera, i intubuar dhe në gjendje të rëndë prej disa ditësh nuk ka mundur të mbijetojë megjithe perpjekjet e mëdha të stafit mjekësor. E kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm edhe një 60 vjeçar nga Shkodra, një 64 vjeçar nga Durrësi në Spitalin Infektiv dhe një 61 vjeçar nga Tirana në Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Vijon të ketë shtrime të reja në të dy spitalet dhe situata paraqitet serioze. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë, 14 në terapi intensive dhe 1 i intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 501 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 102 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 67 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, nga 2 raste në Berat, Kavajë, Peqin, nga 1 rast në Durrës, Has, Korçë, Lezhë, Lushnjë, Vlorë, Sarandë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 50 qytetarë, duke e çuar në 2264 numrin e të shëruarve nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

Rikujtojmë qytetarët se:

Vendosja e maskës në ambientet e mbyllura është e detyrueshme.

Çdo barrierë mbrojtëse, e bërë edhe në kushte shtëpie, ndihmon në kufizimin e përhapjes së infeksionit.

Maska prej tekstili duhet të mbulojë plotësisht hundën dhe gojën gjatë gjithë kohës.

Moszbatimi i kësaj mase është e dënueshme sipas aktit normativ, me masë administrative në shumën 2 mijë lekë të reja për çdo qytetar.

Ministria e Shëndetësisë ju bën thirrje të respektoni vetëizolimin kur jeni të prekur nga COVID19.

Edhe në rast se dyshoni se jeni i prekur apo keni patur kontakte me persona të prekur, duhet te izoloheni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID19.

 

COVID-19 – Statistika (18 Korrik 2020)

Testime totale 35107

Raste pozitive 4008

Raste të shëruara 2264

Raste Aktive 1631

Humbje jete 111 (Qarku Tiranë 57, Shkodër 18, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 774

Durrës 207

Shkodër 193

Vlorë 102

Lezhë 85

Kukës 50

Korçë 53

Berat 38

Elbasan 46

Fier 38

Gjirokastër 21

Dibër 24

Next Post
FOTOT/ Kultura dhe qytetërimi Ilir përmes artefakteve

FOTOT/ Kultura dhe qytetërimi Ilir përmes artefakteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë e hapur mes Atletikos dhe Barcelonës, klubi madrilen: Nuk do të negociojmë për Julian Alvarez me katalanasit!

Luftë e hapur mes Atletikos dhe Barcelonës, klubi madrilen: Nuk do të negociojmë për Julian Alvarez me katalanasit!

August 27, 2026
“Të shkoi jeta duke u fshehur”- Deputetët e PDK dhe Aleancës akuza kryeministrit të Kosovës: Albin, nuk kemi gjak për të shkelur!

“Të shkoi jeta duke u fshehur”- Deputetët e PDK dhe Aleancës akuza kryeministrit të Kosovës: Albin, nuk kemi gjak për të shkelur!

August 27, 2026
Zjarri vijon të djegë pyjet, situatë kritike në Bulqizë, nis dhe ndërhyrja nga ajri me helikopter!

Zjarri vijon të djegë pyjet, situatë kritike në Bulqizë, nis dhe ndërhyrja nga ajri me helikopter!

August 27, 2026
“Klienti im, jashtë çdo përgjegjësie juridike”- Avokati Haxhia flet pas takimit me Ergys Agasin: Pa funksione shtetërore, s’ka prekur financat publike!

“Klienti im, jashtë çdo përgjegjësie juridike”- Avokati Haxhia flet pas takimit me Ergys Agasin: Pa funksione shtetërore, s’ka prekur financat publike!

August 27, 2026
“Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë”- Islanda kërkon të bëhet pjesë e BE, ekspertët flasin edhe për rritjen e shanseve të vendit tonë

“Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë”- Islanda kërkon të bëhet pjesë e BE, ekspertët flasin edhe për rritjen e shanseve të vendit tonë

August 27, 2026
Martesë nën efektin e alkoolit, kërkon anulimin pas vetëm 4 ditësh

I vodhi filmin pa leje, aktori Nicolas Cage padit “Netflix” për 105 mln euro!

August 27, 2026
PSG pranon t’i shesë Liverpulit yllin e saj për 120 mln euro!

PSG pranon t’i shesë Liverpulit yllin e saj për 120 mln euro!

August 27, 2026
“E vrau sepse kërkoi divorcin”- Detaje tronditëse nga krimi i rëndë në Greqi, viktima kishte takim sot me avokaten! Shqiptari me probleme, thika i preku…

“E vrau sepse kërkoi divorcin”- Detaje tronditëse nga krimi i rëndë në Greqi, viktima kishte takim sot me avokaten! Shqiptari me probleme, thika i preku…

August 27, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare akademiku Mark Tirta! Nga folklori dhe etnologjia tek albanologjia, vepra që studiuesi la pas

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare akademiku Mark Tirta! Nga folklori dhe etnologjia tek albanologjia, vepra që studiuesi la pas

August 27, 2026
Zvarritet ekstradimi i ish-kryeministrit Gruevski, opozita maqedonase akuzon qeverinë për vonesa të qëllimshme

Gjykata e Apelit konfirmon lirimin e ish-kryeministrit maqedonas Gruevski, akuzohej për rastin e korrupsionit “Talir 2”!

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com