• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Covid-19/Izraeli pretendon se ka gjetur kurën 100% të suksesshme?!

by Java News
26/04/2020 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilaçi izraelit kundër koronavirusit raportohet se ka 100% sukses edhe në mesin e pacientëve me sëmundje të rëndë.

Ai po testohet në Shtetet e Bashkuara për herë të parë.

Pluristem Therapeutics Inc, një kompani bioteknologjike me qendër në Haifa / Izrael, raportoi se shtatë pacientë që ishin në rrezik të lartë për vdekje, për shkak të problemeve me frymëmarrje, dëmtimit të organeve, duke përfshirë zemrën dhe dëmtimin e veshkave, mbijetuan pas marrjes së këtij mjekimi.

Shtatë pacientët u trajtuan me qelizat alogjenike të zgjeruara të pluritit (PLX) të Pluristemit.

Në thelb, këto qeliza mund të shtypin ose mbrojnë potencialisht aktivizimin e rrezikshëm të imunitetit, që shkakton vdekjen në shumë pacientë me koronavirus. Tani, një pacient në gjendje kritike me COVID-19 në SHBA, është trajtuar me terapi qelizore PLX në Holy Name Medical Center në New Jersey.

Rezultatet e trajtimit nuk janë publikuar ende.

Pluristem Therapeutics, përdor placentat për të rritur qelizat e zgjuara dhe i programon ato, për të sekretuar proteina terapeutike në trupat e njerëzve të sëmurë.

Drejtori i kompanisë, Yaky Yanay tha të enjten se një testim do të vijë së shpejti dhe, pasi të zhvillohet, ai shpreson që “miratimi mund të jetë shumë i shpejtë.”

“Pas marrjes së dritës së gjelbër nga rregullatorët”, tha ai, “sasi masive të trajtimit mund të përgatiten”. “Ne mund të prodhojmë qeliza për të trajtuar mijëra pacientë shumë shpejt,” tha Yaky Yanay.

Trajtimi përbëhet nga doza 15-mililitër të qelizave – të njohura si qeliza Expanded Pacental – të administruara në injeksione të thjeshta ndër muskulore. Pasi futen në trup, Yanay tha që qelizat bëhen si “një fabrikë e vogël që gjeneron proteina terapeutike”.

Ai shpjegoi: “Shumica e ilaçeve që ne njohim administrohen në sasinë që na nevojiten, por ky është një ilaç që mund të ndiejë mjedisin e trupit të njeriut dhe bazuar në sinjalet që qelizat marrin nga trupi, ato sekretojnë proteina terapeutike që shtyjnë trupi drejt rigjenerimit”.

Qelizat sekretojnë dy lloje të proteinave. Njëra zvogëlon inflamacionin, tjetra është rregullator i sistemit imunitar.

Yanay shpreson që këto të ashtuquajtura proteina të imuno-modulimit, mund të ndikojnë sistemin imunitar.

“Ata ndalojnë trupin të sulmojë organet e veta, duke bërë që qelizat e placentës të sekretojnë faktorët imuno-modulues, në thelb duke çlodhur sistemin imunitar, pasi proteinat e tjera zvogëlojnë inflamacionin”, tha Yanay.

“Pacientët, që janë në gjendje të rëndë dhe po vdesin, në të vërtetë vdesin nga një gjendje e rëndë e frymëmarrjes. Ajo që po ndodh vërtet është se kanë nivel shumë të lartë të inflamacionit dhe në një moment të caktuar sistemi imunitar i pacientit do të sulmojë (pacientin), kryesisht në mushkëri ”, sqaroi ai.

Deri më tani, teknlogjia e Pluristem është përdorur kryesisht për të trajtuar njerëzit që vuajnë nga rrjedhja e dobët e gjakut në këmbë, por shkencëtarët e kompanisë ishin në gjendje të riformatonin shpejt qelizat, për të trajtuar pacientët me coronavirus.

“Ne marrim qelizat nga placenta dhe kemi zhvilluar teknologji, për të zgjeruar qelizat në një numër shumë të madh, në një mjedis që imiton trupin e njeriut”, tha Yanay.

“Teknologjia na lejon të trajtojmë më shumë se 20,000 njerëz nga një placentë e vetme.”Ekipi i tij “programon” qelizat, të cilat më pas kanë një gamë të gjerë të proteinave që mund të sekretojnë. Qelizat nuk çlirojnë vetëm proteinat, por gjithashtu “rregullojnë nivelin e sekretimit në bazë të sinjaleve, që marrin nga trupi”, tha ai.

Yanay deklaroi se Pluristem, i cili e ka qendrën në Haifa, do të vazhdojë të trajtojë pacientët, që e aprovojnë trajtimin, ndërsa po punojnë sa më shpejt të jetë e mundur për të marrë miratimin e plotë nga rregullatorët.

“Fokusi ynë kryesor mbetet, megjithatë, fillimi i një studimi klinik ndërkombëtar,” tha ai, duke shtuar se besonte që “terapia qelizore është një kandidat shumë i mirë, për të trajtuar një sëmundje komplekse që po sulmon disa organe”.

Next Post
Traineri i përfaqësueses sonë Reja pesimist: Në Shqipëri gjithçka u ndal, futbolli nuk rifillon!

Traineri i përfaqësueses sonë Reja pesimist: Në Shqipëri gjithçka u ndal, futbolli nuk rifillon!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com