• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

COVID-19 i merr jetën mësuesit shqiptar në SHBA, vajza: Në spital prej 12 ditësh, ky virus i mallkuar…

by A R
09/04/2020 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mes viktimave të shumta në SHBA ka ndërruar jetë edhe një mësues shqiptar.

Mësuesi 86-vjeçar Jani Depo me origjinë nga Sinica e Korcës, prej 20 vitesh jetonte në Çikago bashkë me familjen.

Miq e familjarë kanë ngushëlluar përmes postimeve në Facebook për vdekjen e tij.

Ai ndodhej prej 12 ditësh në spital dhe për shkak të komplikacioneve nuk mundi dot të fitonte betejën ndaj COVID-19.

Një ndër mesazhet më të ndjera ishte ajo e vajzës së tij, e cila u bën të gjithëve thirrje se duhet të mos lejojmë që ky virus i mallkuar të futet në familjet tona e duhet të bëjmë shumë kujdes.

Mesazhi i ndjerë i vajzës:

Me hidhërim të thellë u njoftojmë se më 6 Prill, 2020 më 9:15 pm, u nda nga jeta në moshën 86- vjecare njeriu ynë i shtrenjtë, babai i përkushtuar, bashkëshort i denjë, gjysh i dashur, vëllai i kudogjendur, mësuesi i palodhur, miku i urtë, dhe shoku i mirë JANI DEPO. Lindi më 4 Janar 1934 në Sinice, Korcë. Tërë jetën punoi mësues në vendlindjen e tij. I shtruar në spital prej 12 ditesh, me gjithë përpjekjet e vazhdueshme të mjekëve, nuk mundi t’i mbijetojë komplikacioneve të virusit të padukshëm.

Prehu ne paqe babai im i shtrenjtë! Do të mbetesh gjithnjë shembull i përkryer dhe i paharruar për ne vajzat e tua, mbesat, nipat, vëllain, dhe motrat, të afërmit e shokët. Do të kujtojmë cdo dite për jetën plot dritë që na dhe. Jemi krenarë për Ty babai ynë i dashur për dedikimin tënd ndaj familjes. Një bashkëshort model, prind shembullor dhe mësues i devotshëm për ne nxënesit e tu. Asnjëherë nuk mendove për veten tënde, gjithnjë për të tjerët edhe në momentet e fundit. Do të na mungosh shumë, por ne femijët e tu, do ta mbajmë me nder emrin tënd, do të përcjellim te femijët tanë kulturën e lartë, qytetarinë dhe vlerat patriotike me të cilat na rrite dhe na edukove si prind dhe si mësuesi ynë. Kjo është vetem ndarja fizike që të gjithë do ta kemi, por ne do të jemi bashkë gjithnjë, në këtë jetë dhe ne atë të përjetësisë. Na dhemb ky largimi yt kaq i papritur dhe i dhunshëm nga armiku vdekjeprurës. Ishe dhe do jesh simboli I paqes dhe mirësisë për ne. U prefsh në paqe babai ynë i shternjtë dhe i përjetshëm do të jetë kujtimi yt. Miq të dashur, Ju falenderojmë dhe u jemi mirënjohës për gjithcka keni bërë për ne këto ditë plot stress dhe dhimbje. Na keni dhënë forcë dhe mbështetje me interesimin tuaj të përditshem, me perkujdesjen dhe respektin e madh qe na keni ofruar. U jemi mirënjohës për jetë. Në këtë kohë të vështirë, shqetësimi ynë i madh jeni ju miqtë tanë të shtrenjtë. Dëshirojme që të gjithë të jeni mirë, të ruheni dhe bëni shumë kujdes për të mos u infektuar nga ky virus i mallkuar. Të mos lejojmë në asnjë formë e menyrë që virusi të përhapet në familjet tona dhe shoqëri. Bëni shumë kujdes!”

Next Post
Nga Churchill tek Bler e Boris Johnson/ Këta janë kryeministrat që u sëmurën gjatë kohës që ishin në detyrë

Nga Churchill tek Bler e Boris Johnson/ Këta janë kryeministrat që u sëmurën gjatë kohës që ishin në detyrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
“Sistemi i drejtësisë ka anashkaluar Kushtetutën”, Ndreca-Bylykbashit: Me këtë qëndrim po i rëndon pozitën zotit Berisha

“Dado nuk plotëson kriteret ligjore”, avokati i Veliajt: Izolimi i kryebashkiakut një akt i paligjshëm

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In