• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

COVID-19, dështimi më i madh i shkencës së kësaj gjenerate

by Java News
29/04/2020 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Richard Horton, Financial Times

Ne e dinim që po vinte.

Në paralajmërimin e saj për botën në 1994, The Coming Plague, Laurie Garrett thotë: “Ndërsa raca njerëzore lufton veten, duke luftuar mbi burimet gjithnjë e më të pakta, avantazhi kalon në anën e mikrobeve. Ata janë grabitqarët tanë dhe do të jenë fitimtarë nëse ne, njerëzit, nuk mësojmë se si të jetojmë në një fshat racional global, që u jep mikrobeve disa mundësi”.

Nëse mendoni se gjuha e saj është hiperbolike, merrni në konsideratë analizën më të matur nga Instituti i Mjekësisë në SHBA në vitin 2004.

Ai vlerësoi mësimet e shpërthimit të Sars 2003, duke cituar Goethen: “Të dish nuk është e mjaftueshme; duhet të aplikosh. Vullneti nuk është i mjaftueshëm; duhet të bësh”. Ai arriti në përfundimin se kontrolli i shpejtë i Sars ishte një sukses në shëndetin publik, por edhe një paralajmërim … Nëse Sars përsëritet … sistemet shëndetësore në të gjithë botën do të vihen nën presion ekstrem. Vigjilenca e vazhdueshme është jetësore”.

Por bota i injoroi këto paralajmërime.

Përgjigja globale ndaj Sars-CoV-2 është dështimi më i madh i shkencës së kësaj gjenerate. Sinjalet ishin të qarta. Hendra në 1994, Nipah në 1998, Sars në 2003, Mers në 2012 dhe Ebola në 2014; këto epidemi të mëdha njerëzore u shkaktuan të gjitha nga viruset që origjinën e kishin nga kafshët dhe kaluan tek njerëzit. Covid-19 është shkaktuar nga një variant i ri i të njëjtit koronavirus që shkaktoi Sars-in.

Detyra e parë e qeverisë është të mbrojë qytetarët e saj. Rreziqet e një pandemie mund të maten dhe përcaktohen.

Siç treguan Garrett dhe Instituti i Mjekësisë, rreziqet e një epidemie të re janë njohur dhe kuptuar që nga shfaqja e HIV-it në vitet ’80.

Që atëherë, 75 milion njerëz janë infektuar nga sëmundja dhe 32 milion kanë vdekur. HIV mund të mos ketë përfshirë botën me të njëjtin ritëm si Sars-CoV-2, por hija e tij e gjatë ka paralajmëruar qeveritë që të përgatiten për një shpërthim të një virusi të ri.

Gjatë një krize, publiku dhe politikanët u drejtohen ekspertëve. Por në këtë rast, ekspertët – shkencëtarët që kanë modeluar dhe simuluar të ardhmen tonë të mundshme – bënë supozime që dolën të gabuara. Mbretëria e Bashkuar e imagjinoi se pandemia do të ishte njësoj si gripi i zakonshëm.

Në mënyrë të kundërt veproi Kina. Kur qeveria kuptoi se një virus i ri po qarkullonte, zyrtarët kinezë nuk këshilluan larjen e duarve apo një etiketë më të mirë në mënyrën e kollitjes, por e mbajtën të fshehtë dhe më pas u detyruan të karantinonin qytete të tëra dhe mbyllën ekonominë.

Disponueshmëria e pajisjeve të përshtatshme për mbrojtjen e infermierëve dhe mjekëve ka qenë jashtëzakonisht e keqe për shumë punonjës të shëndetit publik. Disa spitale e kanë menaxhuar mirë. Por shumë nuk kanë qenë në gjendje të sigurojnë as pajisjet e nevojshme për ekipet e tyre.

Ne do të jetojmë përmes Antropocenit , një epokë ku veprimtaria njerëzore është bërë mbizotëruese në mjedis. Ideja e Antropocenit ndërton nocione të gjithëfuqisë njerëzore. Por Covid-19 ka zbuluar brishtësinë e shoqërive tona.

Ajo ka ekspozuar pamundësinë tonë për të bashkëpunuar, për të koordinuar dhe për të vepruar së bashku. Por mbase ne nuk mund të kontrollojmë botën natyrore. Ndoshta nuk jemi aq mbizotërues siç kemi menduar dikur se jemi.

Nëse Covid-19 përfundimisht imunizon qeniet njerëzore, është e mundur që ne, në fund të fundit, të nxjerrim mësime prej kësaj pandemie vdekjeprurëse. Ose mbase do të zhytemi përsëri në kulturën tonë dhe do të presim murtajën e rradhës.

Për t’u bazuar në historinë e fundit, murtaja e radhës do të vijë më shpejt nga sa mendojmë. /Financial Times/

Next Post
VIDEO+FOTO/ Askush s’do deshironte të ishte në vend të tij, gazetarit i zbulohet tradhtia live

VIDEO+FOTO/ Askush s'do deshironte të ishte në vend të tij, gazetarit i zbulohet tradhtia live

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapja e Qeverisë amerikane, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: I rikthehemi bashkëpunimit normalisht

“Shmangni zonën e protestës”, Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit amerikanë për protestën e 20 shkurtin

February 18, 2026
“Më bezdisin”, militanti kërkesë Berishës nga Foltorja e Sukthit: Më 20 shkurt nuk dua të shoh nga ata me kollare (VIDEO)

“Më bezdisin”, militanti kërkesë Berishës nga Foltorja e Sukthit: Më 20 shkurt nuk dua të shoh nga ata me kollare (VIDEO)

February 18, 2026
“Të premten reshje shiu dhe stuhi”, meteorologia zbulon si do të jenë kushtet e motit javën e ardhshme

“Të premten reshje shiu dhe stuhi”, meteorologia zbulon si do të jenë kushtet e motit javën e ardhshme

February 18, 2026
Si gjithnjë, njeriu do fitojë!

Të fortët, të mëdhenjtë dhe ne zarat e vegjël mes tyre

February 18, 2026
Zbardhet takimi i deputetëve të PD me McAllister dhe eurodeputetët: Vlerësuam raportin e PE mbi zgjedhjet e 11 Majit

Zbardhet takimi i deputetëve të PD me McAllister dhe eurodeputetët: Vlerësuam raportin e PE mbi zgjedhjet e 11 Majit

February 18, 2026
Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

February 18, 2026
Mbyllet seanca për deklaratat përmbyllëse në Hagë, ish-krerët e UÇK: Historia nuk mund të rishkruhet

Mbyllet seanca për deklaratat përmbyllëse në Hagë, ish-krerët e UÇK: Historia nuk mund të rishkruhet

February 18, 2026
Bashkimi Europian i kërkon garaci FIFA-s për sigurinë e tifozëve që do udhëtojnë për të ndjekur nga afër Botërorin 2026

Bashkimi Europian i kërkon garaci FIFA-s për sigurinë e tifozëve që do udhëtojnë për të ndjekur nga afër Botërorin 2026

February 18, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Anatomia e aromës

February 18, 2026
Këshilltarët ndërkombëtarë të Veliajt për Eureporter: Persekutim për motive politike! Paraburgimi po pengon ushtrimin e detyrës

Këshilltarët ndërkombëtarë të Veliajt për Eureporter: Persekutim për motive politike! Paraburgimi po pengon ushtrimin e detyrës

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In