Bankat e Shqipërisë bën të ditur se, sipërmarrja dhe bizneset janë segmenti që kanë përfituar më shumë nga moratoriumi i pagesave të kredive, që u vendos në mesin e muajit mars dhe vijon deri në fund të gushtit, për të gjithë ata që ishin në vështirësi financiare, në kushtet e krijuara nga COVID-19.
Sipas BSH-së, nga rreth dy miliardë euro portofol i kredive të shtyra, 85% e kësaj shume i takon bizneseve.
Kryeson shtyrja e kësteve të kredisë për bizneset në sektorin e shërbimeve dhe të turizmit, që janë edhe sektorët më të prekur nga situata e pandemisë.
Vlera totale e kësteve të shtyra për bizneset dhe individët arriti në 27 miliardë lekë ose rreth 217 milionë euro, çka përfaqëson edhe efektin në likuiditetet e bankave, si rezultat i shtyrjes së kredive