• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

COVID-19/ Brenda 5 javësh, pritet heqja e kufizimeve në Gjermani

by
14/02/2022 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brenda pesë javësh është e mundur që të hiqen të gjitha kufizimet e mëdha për shkak të pandemisë Corona. “Deri në fillim të pranverës më 20 mars 2022, mund të hiqen gradualisht kufizimet e mëdha në jetën sociale, kulturore dhe ekonomike”, thuhet në një draft për konsultimet mes kancelarit Olaf Scholz dhe kryeministrave të landeve, të cilat do të mbahen të mërkurën.

Sipas informacioneve nga agjencitë e lajmeve, drafti i Kancelarisë deri tani është koordinuar vetëm me përfaqësues të disa landeve. Drafti mund të ndryshojë deri të mërkurën, tha ai.

Në hapin e parë, duhet të lejohet futja në dyqane “në mbarë vendin për të gjithë njerëzit pa kontrolle”, e do të ketë ndryshime edhe për takimet e personave të vaksinuar dhe të shëruar. Aktualisht mund të takohen vetëm dhjetë persona të shëruar apo vaksinuar. Në hapin e parë propozohet të takohen deri në 20 persona, por numri përfundimtar ende nuk është caktuar. Nga data 4 mars do të ketë lehtësime në restorante, diskoteka dhe klube si dhe për evente të mëdha. Ndërsa nga 20 marsi, “të gjitha masat e rëndësishme mbrojtëse nuk do të zbatohen më”, e pritet të pezullohet edhe obligimi i Homeoffice.

Maskat mbeten

Sidoqoftë, qeveria federale dhe ato të landeve duan të mbajnë masat elementare mbrojtëse, siç është mbajtja e maskave. Bundestagu duhet të krijojë bazën ligjore që landet të mund të marrin masat e duhura. Maskat do të vazhdojnë të mbahen, veçanërisht në ambiente të mbyllura, në autobusë dhe trena.

Drafti merr parasysh edhe deklaratën e fundit të Këshillit të Ekspertëve të Qeverisë Federale, sipas së cilës rritja e infeksioneve të reja “do të marrë fund në javët e ardhshme”. Ndaj ka ardhur koha për të planifikuar një strategji afatgjatë për hapjen graduale. Hapat tjerë varen nga niveli i vaksinimit dhe gjendja në sistemin shëndetësor.

Në draft trajtohet edhe kërkesa e diskutueshme për vaksinimin me detyrim të stafit në institucionet shëndetësore dhe kujdesin për të moshuarit, e cila duhet të futet në fuqi nga 16 marsi. Në draft thuhet se Zyrat shëndetësore duhet të kujdesen për zbatimin e masave. Ndalimi i punës për punonjësit që nuk paraqesin dëshmi vaksinimi, është hapi i fundit. Ndaj ndalimet e hyrjes në vende pune nuk do të hyjnë në fuqi menjëherë dhe automatikisht, thuhet në draft. E priten ndryshime edhe tek vendosja e masave për statusin e vaksinimit dhe të të shëruarve, sepse kohët e fundit ka pasur kritika të shumta për shkak të shkurtimit të statusit të të shëruarve nga gjashtë në tre muaj.

/b.h

Next Post
Shantazhuan të miturën me foto intime, burg për dy autorët në Tiranë

Shantazhuan të miturën me foto intime, burg për dy autorët në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pesë persona tentojnë ta shpëtojnë, publikohet momenti kur pitbulli tërheq zvarrë gjatë kafshimit vogëlushen 4-vjeçare

Pesë persona tentojnë ta shpëtojnë, publikohet momenti kur pitbulli tërheq zvarrë gjatë kafshimit vogëlushen 4-vjeçare

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In