• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

COVID-19/ BE miraton rregullat e reja të kufizimit të lëvizjes, si mund të udhëtojnë shqiptarët!

by Java News
01/02/2021 21:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Erisa Zykaj

Shtetet anëtare miratuan rekomandimin e Komisionit Europian lidhur me kufizimet e lëvizjes së lirë në zonën Shengen për përballjen me pandeminë COVID-19. Nën rekomandimin e azhurnuar, një ngjyrë e re (e kuqe e errët) u shtohet kategorive ekzistuese: të gjelbër, portokalli, të kuqe dhe gri në hartën javore të botuar nga qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) .

Kjo ngjyrë do të zbatohet në zonat ku virusi po qarkullon në nivele shumë të larta, përfshirë edhe për shkak të varianteve më infektive shqetësuese. Këto zona  përcaktohen në bazë të shkallës së numrit të personave pozitive me COVID-19 për 14 ditë me 500 raste ose më shumë për 100 000 banorë. Shtetet anëtare duhet të dekurajojnë të gjitha udhëtimet jo-thelbësore në zonat e kuqe dhe të kuqe të errët, ndërkohë që njëkohësisht kërkojnë të shmangin ndërprerjet e udhëtimeve thelbësore. Shtetet anëtare duhet të kërkojnë nga personat që udhëtojnë nga një zonë e klasifikuar si e kuqe e errët që:

– t’i nënshtrohen një testi për infeksionin COVID-19 para mbërritjes

– t’i nënshtrohen karantinës / vetë-izolimit

Masa të ngjashme mund të zbatohen në zonat me një përhapje të lartë të varianteve shqetësuese. Duke pasur parasysh rritjen e kapacitetit të testimit COVID-19, rekomandimi gjithashtu ndryshohet për t’u dhënë vendeve anëtare mundësinë që t’u kërkojnë udhëtarëve që vijnë nga zona portokalli, të kuqe dhe gri të bëjnë një testim para nisjes.

Punëtorët që operojnë në fushën e transportit dhe ofruesit e shërbimeve të transportit në parim nuk u kërkohet t’i nënshtrohen një testimi. Kur vendet anëtare u kërkojnë atyre që t’i nënshtrohen një testi, duhet të përdoren teste të shpejta. Personat që jetojnë në rajone kufitare dhe kalojnë kufirin çdo ditë ose shpesh, për shembull për punë, studim ose arsye familjare, nuk duhet t’u nënshtrohen testimit ose karantinës / izolimit të vetvetes.

Nëse paraqitet një kërkesë për testim, frekuenca e testeve për persona të tillë duhet të jetë proporcionale. Për vendet e treta si Ballkani Perëndimor udhëtimet janë të shkurajuara. Mund të udhëtojnë shqiptarët që kanë familjarët e tyre rezidentë në Bashkimin Europian, apo me një leje qëndrimi afatgjatë, personat që udhëtojnë për punë, studentët dhe personat që kanë çështje emergjence shëndetêsore. Por të gjithë do t’u nënshtrohen tashmë një testimi (me rezultat negativ) 72 orë para udhëtimit. Shtetet anëtare mund të kërkojnê gjithashtu testim në mbërritje dhe karantinim./ Abcnews.al

Next Post
Zv/ministri Nikolla: Ja pse Shqipëria refuzon vaksinën ruse dhe kineze?

Zv/ministri Nikolla: Ja pse Shqipëria refuzon vaksinën ruse dhe kineze?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”, gazetari përplaset me ministren maqedonase: Nuk e di kujt i duhet…

“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”, gazetari përplaset me ministren maqedonase: Nuk e di kujt i duhet…

March 23, 2026
Tri ngushticat kyçe të Gadishullit Arabik. Lufta dhe rëndësia strategjike e rrugëve të naftës

Tri ngushticat kyçe të Gadishullit Arabik. Lufta dhe rëndësia strategjike e rrugëve të naftës

March 23, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Protesta e opozitës, zyrtari i PD: Duhet të rrimë çdo natë para Kryeministrisë

March 23, 2026

“Nafta 270 lekë, s’ka justifikim…”, eksperti i ashpër: Ja ç’do të ndodhë me çmimet së shpejti

March 23, 2026
Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

March 23, 2026
Këtë javë bëhemi ‘tradhtarë’! Meri Shehu paralajmëron këto shenja

Saturni ju kthen me këmbë në tokë, ja ndryshimet e mëdha për shenjat e horoskopit sipas Meri Shehut

March 23, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë solli politikisht protesta e 22 marsit?

March 23, 2026
“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

March 23, 2026
“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

March 23, 2026
Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In