• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Covid-19/ Akademia e Shkencave: Ja situata në vendin tonë, Durrësi – qarku i vetëm problematik

by Java News
25/05/2020 21:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

▪Shqipëria 8 herë më pak teste se mesatarja europiane dhe rreth 3,8 herë më pak se mesatarja e vendeve të Ballkanit

▪Në Europë gjatë muajit maj, periudhë kjo e daljes nga pandemia e shkaktuar nga Covid-19, janë kryer me intensitet në rritje testime deri 4 për qind të popullatës gjithsej

▪Përqindjen më të lartë të popullsisë së testuar në Europë e ka Islanda

▪Gjatë muajit maj Shqipëria regjistroi një trend rritje të të prekurve të rinj, me rreth 1 për qind; javën e fundit zbriti tek 0,8 për qind, kurse Tirana zbret tek 0,6 për qind rritje ditore

▪Durrësi – qarku i vetëm që e ka përkeqësuar ecurinë gjate majit

▪Shtimi mesatar ditor i të infektuarve në Europë ka zbritur në shkallën nën 1 për qind

▪Ukraina, Bjellorusia, Polonia dhe Bullgaria janë më të vonuara në fazën e daljes nga pandemia

▪SHBA po ndjekin të njëjtën ecuri si Europa, me një vonesë prej 11 ditësh

▪Treguesit e njoftuar nga India paralajmërojnë se ky vend rrezikon të kthehet shpejt në qendrën kryesore të pandemisë

(Relacion i E-group-it “Në ndjekje të pandemisë” të Akademisë së Shkencave për zhvillimet kryesore në vend, në Europë e në Botë gjatë muajit maj dhe gjatë ditëve të fundme lidhur me zotërimin e sëmundshmërisë)

  1. Gjatë muajit maj shumica e vendeve europiane janë përfshirë në procesin e mbylljes së pandemisë dhe të lirimit prej kufizimeve. Kjo periudhë është paraprirë dhe shoqëruar me intensifikim të testeve. Tashmë rreth 4 për qind e popullsisë së Europës është testuar për mundësinë e infektimit nga Covid-19. Ky tregues luhatet nga një vend në tjetrin, nga 0.46 për qind deri në 17 për qind. Përqindjen më të ulët të popullsisë së testuar në raport me të tërën e ka Shqipëria dhe më të lartën Islanda. Në raport me popullsinë tek ne janë kryer 8 herë më pak teste krahasuar me mesataren europiane dhe 3.7 herë më pak krahasuar me mesataren e Ballkanit.

 

  1. Shqipëria gjatë muajit maj ka regjistruar një trend rritjeje të të prekurve të rinj, në kufirin e 1 përqindëshit, tregues që është përmirësuar gjatë dhjetë ditëve të fundit, kur për herë të parë rritja mesatare ditore e tyre ka zbritur tek 0.8 për qind. Përmirësim ka dëshmuar edhe Tirana, e cila ka shenjuar një rritje mesatare ditore tek 0.6 për qind, nga mbi 1 për qind që rezultonte deri më 16 maj. Durrësi si qark është i vetmi që e ka përkeqësuar ecurinë: nga 1.85 për qind në javën e parë të majit, në rreth 2.5 për qind më tej, por me një përmirësim të ndjeshëm gjatë dy ditëve të fundme.

 

  1. Shtimi mesatar ditor i të infektuarve në Europe, ka zbritur nën 1 për qind. Në Europë janë ulur ndjeshëm humbjet në jetë njerëzore: dje u shenjuan 570 jetë të humbura në tërë kontinentin. Shumica e vendeve europiane regjistrojnë një numër të shëruarish mbi 70 për qind ndaj numrit të përgjithshëm të të infektuarve të regjistruar. Trendin më të mirë e kanë Norvegjia, Zvicra, Austria, Sllovenia, Luksemburgu, Gjermania, vendet balltike, Ballkani dhe vendet e Europës Qendrore. Disa vende të Lindjes, si Ukraina, Bjellorusia, Polonia dhe Bullgaria janë më të vonuara në procesin e daljes nga pandemia, ndërsa Rumania e Moldavia e kanë përmirësuar ecurinë e daljes.

 

  1. Edhe në nivel botëror rritja ditore ka zbritur nën 1 për qind, ndërsa qendrat e mëdha problematike në shkallë botërore kanë këtë zhvillim: SHBA po ndjekin të njëjtën ecuri si Europa, me një vonesë prej 11 ditësh. Kështu, rritja ditore e numrit të të sëmurëve të rinj ka zbritur në 1,2 për qind e ndryshe nga Europa, humbjet në jetë njerëzore janë 35 për qind më pak.

 

Rusia dhe Brazili, dy epiqendrat e sotme të pandemisë, kanë një përmirësim relativ; veçanërisht Rusia, e cila ka një rritje ditore të të sëmurëve të rinj tek 2.6 për qind, ndërkohë që Brazili e ka këtë tregues tek 4.6 për qind. Megjithatë, të dyja këto vende e kanë përmirësuar ritmin e shërimeve në ditë. Ndërkohë në Indi rritja ditore e të sëmurëve vijon me 5-6 për qind, çka paralajmëron se ky vend mund të kthehet shpejt në qendrën kryesore të pandemisë.

www.akad.gov.al

Next Post
Situata e koronavirusit/ Mediat kosovare pohojnë se Kurti në rajon foli me të gjithë liderat veç Edi Ramës

Situata e koronavirusit/ Mediat kosovare pohojnë se Kurti në rajon foli me të gjithë liderat veç Edi Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Katari i paraqet Iranit një draft-marrëveshje për përfundimin e luftës me SHBA-në dhe Izraelin

Katari i paraqet Iranit një draft-marrëveshje për përfundimin e luftës me SHBA-në dhe Izraelin

October 28, 2026
Përplasen dy trena të shpejtësisë së lartë në Spanjë, detajet e para

Përplasen dy trena të shpejtësisë së lartë në Spanjë, detajet e para

October 28, 2026
Një program i mbushur me nacionalizëm: Gazeta gjermane kritikon ashpër fituesit e zgjedhjeve në Serbi

Një program i mbushur me nacionalizëm: Gazeta gjermane kritikon ashpër fituesit e zgjedhjeve në Serbi

October 28, 2026
Eisenkot, apel Netanjahut: Mos guxo të hapësh luftë si kryeministër i përkohshëm

Eisenkot, apel Netanjahut: Mos guxo të hapësh luftë si kryeministër i përkohshëm

October 28, 2026
Vrasja e pronarit të lokalit në Sarandë, kapen në Greqi i dyshuari i krimit dhe ‘sebepi i sherrit’

Vrasja e pronarit të lokalit në Sarandë, kapen në Greqi i dyshuari i krimit dhe ‘sebepi i sherrit’

October 28, 2026
Zelensky njofton përparime të reja ushtarake: Përdorëm tubacionet e gazit për të goditur forcat ruse

Zelensky njofton përparime të reja ushtarake: Përdorëm tubacionet e gazit për të goditur forcat ruse

October 28, 2026
Trump miraton ekzekutimin me pushkatim të autorit të masakrës së Fort Hood, do të ishte vrasja e parë ushtarake në 65 vjet

Votuesit hispanikë kthehen kundër Trumpit: Na zhgënjeu, ishte gabim që e votuam

October 28, 2026
Macron dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike, diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe zgjedhjen e kreut të OKB-së

Macron dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike, diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe zgjedhjen e kreut të OKB-së

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu kryeson me 56 mandate, opozita siguron 48

Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu kryeson me 56 mandate, opozita siguron 48

October 28, 2026
Incidenti me Flamur Nokën në Vorë, Celibashi shkarkon të gjithë vëzhguesit

Zgjedhjet 2027, Celibashi: Inteligjenca Artificale mund të numërojë fletët e votimit në Tiranë

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In