• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Covid-19/ A ia vlen Turqia për kurimin e virusit!

by Java News
05/12/2020 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A ia vlen të shkohet në Turqi për kurim për Covid-19 ?

E gjitha bota, pavarësisht statusit social, kulturor apo politik, pavarësisht nëse në Evropë, Azi apo SHBA, pavarësisht nëse të pasur apo të varfër; prej një viti e gjen veten e frikësuar dhe e pafuqishme përballë një virusi vdekjeprurës dhe të panjohur për shkencën.

COVID 19 duket se ka ndryshuar komplet mënyrën e të jetuarit, ndërsa fatkeqësisht, miliona persona po humbasin njerëzit e tyre më të dashur.

Edhe pse sapo kishte dalë nga një tërmet tragjik, me 56 viktima dhe mijëra banesa të shembura, as Shqipëria ‘me një mijë halle’ nuk mund t’i shpëtonte pandemisë. Vetëm 24 orët e fundit, në vendin tonë humbën jetën 19 persona, ndërsa në total numri i viktimave ka shkuar në 889.

Pavarësisht se qeveria pretendon se në 4 spitalet COVID në Shqipëri ofrohen të gjitha mjekimet dhe pajisjet për kurimin e koronavirusit si kudo në botë, shumë persona, kryesisht, politikanë, biznesmenë dhe personalitete të njohura janë dërguar për kurim në Turqi.

Sipas disa të dhënave të publikuara nga BIRN, që prej fillimit të pandemisë deri më 20 nëntor, nga aeroporti i Rinasit kanë fluturuar 565 chartera ambulancë drejt Turqisë dhe më pak drejt Italisë, duke u kushtuar pacientëve shqiptarë mbi 6.7 milionë euro për udhëtime dhe 12 milionë euro të tjera për kurimin në spitalet private.

Çmimi mesatar për një fluturim me charter kushton 12 mijë euro, ndërsa një natë qëndrimi në spitalet e Turqisë kushton mesatarisht 1200 euro. Pacientët e COVID-19 shpenzojnë minimalisht 15 ditë qëndrimi në spital.Gjithsesi, jetën vlen më shumë se çdo gjë dhe pavarësisht çmimeve të larta, inevstimi për shëndetin është investimi më i rëndësishëm dhe më i nevojshëm. Por pyetja që shtrohet është a ia vlen të kurohesh në Turqi?

A ia vlen të kurohesh në Turqi?

Dita sot në Shqipëri nisi me një lajm të trishtë. Pronari i TV Fax News, Kasem Hysenbelliu u raportua se nuk kishte mundur që ta fitonte dot betejën me koronavirusin.

Hysenbelliu, po kurohej në Turqi në një prej spitaleve më të mira. Por edhe pse në moshë të re, vetëm 59 vjeç, ai humbi jetën mëngjesin e sotëm në spitalin “Medical Park Florya” në Stamboll.

Dy ditë më parë, një tjetër emer i njohur u nda nga jeta, pasi nuk arriti ta fitonte betejën me koronavirusin. Ish-deputeti i PS, Marko Bello u shua në moshën 59 vjeçare, pas një qëndrimi disa javor në Turqi.

Jetën nga koronavirusi disa muaj më parë, edhe pse i shtruar në Turqi, e humbi edhe ish-kryetari i bashkisë së Lushnjes, Albert Sanxhaku.

Një tjetër is-kryebashkiak, u shua dy ditë më parë. Ish-kreu i bashkise Elbasan Engjell Dakli humbi jetën nga Covid 19 edhe pse ishte çuar në Turqi për kurim më të specializuar.

Dy ditë më parë, edhe një zyrtar i policisë humbi jetën nga koronavirusi, pavarësisht se po kurohej në Turqi. Oficeri i policisë Kufitare të Drejtorisë së Durrësit, Bibë Dodë Qokaj u soll i pajetë me një avion çarter nga Stambolli, ku kishte shkuar për mjekim të specializuar.

Këto janë vetëm disa nga raste të bëra publike, të figurave të njohura, që po kuroheshin në Turqi, dhe që nuk e fituan dot betejën me COVID.

Shumë nga pacientët e dërguar për kurim në Stamboll, janë shëruar, mes tyre edhe dy deputetë të opozitës, Enver Roshi dhe Andi Përmeti.

Të gjithë të barabartë, shpresa është vaksina

Rastet e përmendura më lart, fatkeqësisht, tregojnë se askush nuk ka imunitet në rastet kur koronavirusi shfaq simptoma të rënda. Siç duket të gjithë jemi të pafuqishëm ndaj kësaj pandemie, ashtu si edhe spitalet në të gjithë botën. Përgjithësisht pacientët po trajtohen me të njëjtat kura dhe aparatura.

Ndryshimi i vetëm është vetëm nëse Shqipëria i ka këto kura dhe aparatura. Institucionet qeveritare thonë se po, edhe pse ka patur denoncime të ndryshme nga opozita. Çështja që është ngritur më shumë është mungesa e vendeve në spitale, ku ambulancat detyrohen të presin për orë të tëra në oborret e spitaleve COVID.

Prezantimi me bujë i disa vaksinave, që pretendohet se kanë kaluar testet me sukses, dhe se janë mbi 90% efektive, është natyrisht një frymëmarrje për botën.

Gjithsesi, OBSH dhe ekspertët bëjnë thirrje që të “mos ekzaltohemi”. Lufta do jetë e gjatë. Ndaj ajo që duhet të bëjmë është të ruajmë higjienën, të mbajmë maskën dhe të shmangim kontaktet e afërta fizike, sa më shumë të jetë e mundur. Në dritë është ndezur!

 Gazeta Shqip

 

Next Post
Vranësira dhe reshje shiu/ Ja parashikimi i motit për sot

Kina krijon shiun artificial për një hapësirë “sa Evropa”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

September 15, 2026
Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

September 15, 2026
Aleati i Trump, Joe diGenova jep dorëheqjen nga posti i drejtimit të hetimeve për komplotin e dyshuar kundër presidentit -

SHBA nis shkurtimet në Ballkan! Ndihmë ushtarake vendeve të Amerikës së Jugut, preket Maqedonia e Veriut

September 15, 2026
Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

September 15, 2026
Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

September 15, 2026
Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

September 15, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Nesër vendimi/ Berisha: Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë, sytë e shqiptarëve drejt Hagës!

September 15, 2026
Zv/kryeministri Hoxhaj reagon ndaj Lajçak: Mos u shqetësoni për Kosovën

Pak orë para vendimit në Hagë, ish-ministri Hoxhaj: Historia do të vendosë drejtësi për çlirimtarët!

September 15, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

“Ndoshta do të të vrasin!”- Batuta e Trump me kryeministrin kanadez pasi i dhuroi një “çelës të artë” për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë!

September 15, 2026
Kim Kardashian diagnostikohet me aneurizëm në tru

I grabitën unazën 4 mln dollarëshe në Paris një dekadë më parë, Kim Kardashian dëmshpërblehet vetëm me 1 euro!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com