• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Courtois zbulon dy ëndrrat e mëdha, me Real Madridin dhe Belgjikën

by A R
28/01/2020 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thibaut Courtois fitoi dy tituj të Premier League me Chelsea, por portieri belg thotë se “të fitosh me Real Madridin është kulmi”. 27-vjeçari ka shijuar lavdinë e Botërorit të Klubeve dhe Superkupën e Spanjës që nga transferimi te “Los Blancos” në vitin 2018. Sidoqoftë, ai duhet të fitojë ende që të bëhet pjesë e legjendave të mëdha europiane në kryeqytetin spanjoll.

Në eksperiencën e parë spanjolle, tek Atletico Madrid, ndërmjet viteve 2011-2014, fitoi La Liga, Kupën e Mbretit dhe “Europa League”, ndërsa arriti deri në finalen e Champions-it.

Plani është që të përsërisë atë sukses me Real Madridin. Courtois pretendon se tani po jeton me ëndrrën e madhe “Santiago Bernabeu”.

Ai tha për Real Madrid TV: “Të jesh një lojtar i Real Madridit është tepër e rëndësishme. Çdo gjë është e rëndësishme këtu; çdo ndeshje, çdo seancë stërvitore. Këtu ka presion dhe ju duhet të dini si ta përballoni atë. Unë me të vërtetë dua të luftoj për të fituar Champions-in dhe La Liga. Të fitosh trofe me Real Madridin është kulmi për cilindo futbollist. Në këtë klub nuk mund të qetësohesh kurrë, nuk je asnjëherë i qetë. Kur vishni këtë fanellë, ju e dini presionin me të cilin përballeni. Kjo është arsyeja pse fitohen kaq shumë tituj te Real Madridi”.

Pesha e një fanellë të famshme ka rënduar herë pas here mbi Courtois, me një fillim të ngadaltë të eksperiencës te “Los Blancos”. Duke pasur parasysh se në 8 nga 11 ndeshjet e fundit, belgu e ka mbajtur të paprekur portën e vet, ai start duket i largët: “Ashtu si kur je 20 vjeç, i merr gjërat me zemër, por me kalimin e kohës mëson. Çdo fillim i ri ka vështirësitë e veta. Shpresoj të jem i rëndësishëm në fitimin e titujve, por, gjithashtu, dua të lë imazhin e një sportisti dhe njeriu të mirë. Liga e Kampionëve është ëndrra e madhe në nivelin e klubit. Njëherazi, do të doja të fitoja Kampionatin Europian me Belgjikën. Në këtë jetë, të gjitha ëndrrat mund të realizohen”.

/a.r

Next Post
Atentati ndaj Inez Hajrullës/ Ekstradohet nga Italia Igli Memaj, donte të vriste nipin e Edison Harizaj

Atentati ndaj Inez Hajrullës/ Ekstradohet nga Italia Igli Memaj, donte të vriste nipin e Edison Harizaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vandalizmi dhe anonimati në botën digjitale, a duhen kontrolluar rrjetet sociale?

Vandalizmi dhe anonimati në botën digjitale, a duhen kontrolluar rrjetet sociale?

October 20, 2026
Shtohen thirrjet në Iran për prodhimin e armëve bërthamore

Shtohen thirrjet në Iran për prodhimin e armëve bërthamore

October 20, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse Berisha i ndërseu median e familjes ambasadorit të SHBA?

October 20, 2026
Ishte i dehur, qytetari gjendet i shtrirë në “Sheshin Skënderbej”, Policia dhe qytetarët i vijnë në ndihmë!

Ishte i dehur, qytetari gjendet i shtrirë në “Sheshin Skënderbej”, Policia dhe qytetarët i vijnë në ndihmë!

October 20, 2026
Aleks Nikës nuk i thyen këmbën

Saliu i universiteteve

October 20, 2026
Trump përjashton përdorimin e armëve bërthamore kundër Iranit

Paralajmërimi i Trump: Nëse Europa dorëzohet përballë emigracionit, SHBA do të largohet

October 20, 2026
Protestuesit shpërndahen rrugëve, u vënë flakën koshave të mbeturinave, shkulin pllakat e “Sheshit Skënderbej”! Policia i ndjek nga pas, shoqërime të shumta

Protestuesit shpërndahen rrugëve, u vënë flakën koshave të mbeturinave, shkulin pllakat e “Sheshit Skënderbej”! Policia i ndjek nga pas, shoqërime të shumta

October 20, 2026
Lavrov: Zelensky ka sabotuar negociatat. Marrëveshja e paqes do sillte fundin e tij

Lavrov: Zelensky ka sabotuar negociatat. Marrëveshja e paqes do sillte fundin e tij

October 20, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Pse i ngjajmë Perëndimit vetëm te shkatërruesit, por jo te politikanët dhe pedagogët?

October 20, 2026
“Akte të papranueshme”- Protestuesit i vunë zjarrin Gjykatës së Lartë dhe Apelit, Shoqata e Gjyqtarëve: Dënojmë me forcë sulmet e dhunshme!

“Akte të papranueshme”- Protestuesit i vunë zjarrin Gjykatës së Lartë dhe Apelit, Shoqata e Gjyqtarëve: Dënojmë me forcë sulmet e dhunshme!

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com