• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Corriere della Sera: Lidhjet dhe kontaktet e xhihadistit të dëbuar Bledar Ibrahimi

by Aalison Pearse Stevens
08/08/2016 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta e përditshme italiane “Corriere della sera” ka publikuar sot në faqet e saj një analizë mbi rolin dhe figurën e shqiptarit Bledar Ibrahimi, i dëbuar nga Italia në 3 mars të 2016 me akuzën e përkrahjes së propagandës terroriste të Shtetit Islamik (ISIS) në Itali.

Nën titullin “Udhëtimi i Bledar “profesorit”. Studimet në Kajro e rrjeti i xhihadistëve”, ky atikull zbardh lidhjet e kontaktet e Bledar Ibrahimit me një sërë ndjekësish e aspiratësh luftëtarë të ISIS në territorin italian e në veçanti në rajonin e Lombardisë.

Bledar Ibrahimi ka mbërritur nga Shqipëria në moshën 20-vjeçare, duke u vendosur rastësisht në komunën e Pozzo D’ Adda në Lombardi.

E pikërisht në këtë qytezë me 6 mijë banorë e në kufi me provincën e Bergamos, Bledar Ibrahimi lindi për herë të dytë, duke mohuar origjinën e tij, tokën e tij dhe duke u betuar në emër të Allahut e të ushtrisë së Kalifatit.

Islami fondamentalist e shushati me anë të propagandës në internet.

Bledari ndërroi emër e profilin në Facebook, duke u quajtur Yahya Ibrahimi.

Në postimet në Facebook ai shkruante se “Siria e Iraku janë për të gjithë myslimanët”, kërkonte mbrojtjen e Allahut për kalifin e Bagdadit, liderin e besimtarëve, shpërdau fjalët e al-Zarqawi kundër Perëndimit, më 6 maj 2014 dhe ka kërkuar ndihmën hyjnore të Allahut me anë të një fotografie që nxiste xhihadin.

Bledar Ibrahimi kishte lidhur miqësi me një pjesë të mirë të mbështetësve të ISIS në Lombardi, si me Giulia Maria Sergio (lady xhihad italiane e martuar me shqiptarin Aldo Kubozi), me pakistanezin e sapo dëbuar nga Italia për terrorizëm, Aftab Farooq, me shqiptarin Idriz Elvis Elezi, me torinezin Halili El Mahdi, autori i dokumentit të parë të ISIS në gjuhën italiane, ka krijuar lidhje me të afërmit e luftëtarit të ISIS nga provincia e Vareses, Oussama Khachia, si dhe janë dokumentuar biseda të tij online me Brahim Boufares, një tjetër mbështetës i ISIS, i dëbuar nga Savona me akuzën e terrorizmit.

“Emri i Bledar Ibrahimit është më kryesori e më i rëndësishmi në hetimet e antiterrorizmit italian”, shkruan Corriere della Sera.

Forcat speciale të Milanos e larguan nga shtëpia ku jetonte në komunën Pozzo D’Adda dhe e dëbuan në Elbasan, ku jeton me gjyshin e tij.

Ai e ka të ndaluar të hyjë në territorin e Bashkimit Europian për 10 vitet e ardhshme.

Roli i Bledar Ibrahimit po shfaqet me qartësi vetëm tani.

Pasi autoritetet italiane kanë rindërtuar çdo pjesë të “ushtrisë së xhihadistëve në Lombardi”, janë zbardhur të gjitha kontaktet telematike e telefonike mes personave të arrestuar, të dëbuar e luftëtarë të ISIS.

Është kristalizuar roli “superior” i Bledar Ibrahimit.

Ai është një mbështetës i Shtetit Islamik që nuk synon vetëm të niset në Siri e t’i bashkohet luftës së Kalifatit.

“Profesori kishte nisur karrierën e studimeve fetare të çertifikuara në Egjipt për ‘u bërë një imam radikal.

Dy vjet më parë ishte transferuar në Kajro për të studiuar në një Universitet arab e për të mësuar bazat e fesë myslimane në një shkollë Kurani.

Në të njëjtën periudhë në Egjipt ka jetuar dhe motra e tij Rexhina, 20-vjeç e bashkëshorti i saj italian nga Lombardia, i konvertuar në mysliman me emrin Icaro Bilal Masseroli.

Motra e burri i motrës së Bledar Ibrahimit janë dëbuar nga Egjipti të akuzuar për fondamentalizëm.

Në fund të muajti shkurt të 2016, Bledar Ibrahimi rikthehet nga Egjipti në Itali, duke kaluar përmes Frankfurtit, ku qëndron dy ditë e më pas udhëton për 8 orë me autobus drejt Milanos.

Ende nuk ka qartësi pse Bledar Ibrahimi nuk zgjodhi një fluturim direkt nga Egjipti drejt Italisë.

I sapo kthyer në vendin e rezidencës së tij në komunën Pozzo D’Adda, Bledar Ibrahimi ka kërkuar një kartë të re identiteti, dhe pse ajo që zotëronte nuk i kishte skaduar ende.

Në kartën e vjetër të identitit, Bledar Ibrahimi shfaqet me mjekër të gjatë, ndërsa në momentin që ka kërkuar një kartë të re identitet është prezantuar pa mjekër.

Tema/d.i.

Next Post

Shqipëria, 100 mijë euro Maqedonisë për përmbytjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Italia ndryshon himnin kombëtar, hiqet fjala “Po!”

Italia ndryshon himnin kombëtar, hiqet fjala “Po!”

December 23, 2025
“Djali lindi me refluks të gradës së tretë”, Olta Boka ndan episodin sfidues

“Djali lindi me refluks të gradës së tretë”, Olta Boka ndan episodin sfidues

December 23, 2025
Gjoba deri në 1,000 euro për gjermanët që përpiqen të shmangin shërbimin ushtarak

Gjoba deri në 1,000 euro për gjermanët që përpiqen të shmangin shërbimin ushtarak

December 23, 2025
Rindërtimi, qeveria akordon mbi 750 milionë lekë për Kurbinin, Durrësin dhe Shijakun

Rindërtimi, qeveria akordon mbi 750 milionë lekë për Kurbinin, Durrësin dhe Shijakun

December 23, 2025
Prefekti bëhet “gardian” i territorit, krijohet për herë të parë “Prefekti Detar”

Prefekti bëhet “gardian” i territorit, krijohet për herë të parë “Prefekti Detar”

December 23, 2025
Trajnerit të Polonisë i “del në ëndërr” Shqipëria: Në eliminatoret e shkuara na lanë prapa…

Trajnerit të Polonisë i “del në ëndërr” Shqipëria: Në eliminatoret e shkuara na lanë prapa…

December 23, 2025
Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

Ndryshon Buxheti, Qeveria blen ambasadë në Londër, shpërblen pensionistët dhe shlyen borxhet e bashkive

December 23, 2025
Festat boshatisin Shqipërinë, nëntori shënon rekord daljesh jashtë vendit

Festat boshatisin Shqipërinë, nëntori shënon rekord daljesh jashtë vendit

December 23, 2025
Agjenti digjital, informacion dhe vetërregullimi

Atreiu, Mikele Plaçido dhe heroizmi pa ide

December 23, 2025
Maliq, makina përplas 65-vjeçarin me biçikletë, dërgohet në spital!  Gjendja e tij shëndetësore e rëndë

Maliq, makina përplas 65-vjeçarin me biçikletë, dërgohet në spital! Gjendja e tij shëndetësore e rëndë

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com