• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Corriere Della Sera: Gomonet në Shqipëri, gati për valën e refugjatëve

by Aalison Pearse Stevens
03/03/2016 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Eksodi masiv nuk ka ardhur ende, ndërsa lufta e fshehtë për ta shmangur ka nisur tashmë. Kjo ndodhet në një fazë përcaktuese pikërisht teksa inteligjenca i ka rrëfyer Parlamentit italian përfshirjen e klaneve nga Brindizi në trafikun e qenieve njerëzore”.

Kështu e fillon shkrimin gazeta italiane “Corriere Della Sera”, e cila njofton se prej ditësh ka nisur këmbimi i informacioneve të rezervuara, në një bashkëpunim investigativ në nivel ndërkombëtar.

Sipas gazetës, këto veprime reflektojnë rrezikun e zbarkimeve masive në Pulja pas mbylljes së kufijve të disa vendeve evropiane përgjatë rrugës ballkanike.

“Për këtë ka nisur një veprimtari konstante e nëndheshme e kryer në nivel inteligjence dhe përmes të gjitha kanaleve investigative dhe diplomatike mes Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi”, shkruan gazeta. Sipas autorit të artikullit, Bepi Castellaneta, qëllimi është që autoritetet italianë të mos kapen në befasi.

Për këtë do të veprojnë Europol dhe Interpol në një zyrë në Malin e Zi, por një rol të rëndësishëm mund të luajë edhe Shërbimi i bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë (Scip) në Shqipëri si dhe bërthama e kufitare detare e Guardia di Finanzas e vendosur në Durrës dhe në Vlorë.

Sipas gazetës verifikimet nuk kanë të bëjnë vetëm më fluksin e emigrantëve, por edhe me veprimet e dyshuara si blerjet e varkave të mëdha apo shfaqja e gomoneve nëpër brigjet shqiptare.

“Po punojmë për të ndaluar që të rihapet rruga e vjetër”, theksoi ministri i Brendshëm italian Angelino Alfano, në takimin e fundit për sigurinë që u zhvillua disa ditë më parë në Bari.

“Corriere” shkruan se për ta parandaluar këtë veprimtari do të duhet puna masive e inteligjencës për analizën e flukseve, dhe një monitorim që konfirmon përfshirjen e kriminalitetit të organizuar puljez në trafikun e njerëzve.

Autori përmend dhe raportin vjetor të inteligjencës italiane, i cili thekson se mund të jetë aktive veprimtaria e disa grupeve nga Brindizi që zhvendosin emigrantë nga brigjet e gadishullit jugor të Ballkanit drejt Italisë.

Sipas raportit bëhet fjalë për ish-kontrabandistë cigaresh, skafistë ekspertë që janë në gjendje t’i shmangen mbikëqyrjes detare, të cilët përdorin mjete lundruese të shpejta.

Next Post

Bllokimi i vizave amerikane, Zaganjori: Vendim i drejtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In