• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Corriere de la Sera: Nga Verona në Tiranë, modeli i suksesshëm i diferencimit të mbetjeve

by Java News
14/12/2016 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Luca Predomo ka një vit që udhëton, itinerari është gjithmonë i njëjti: Verona-Tiranë. E ardhmja e tij do të jetë me shumë gjasa në Shqipëri. “Si mund të lërë një i ri Italinë për Shqipërinë? Sepse atje ka më shumë dëshirë për të bërë gjëra” –përgjigjet i sigurt.
Në fakt, ai ka ardhur në Tiranë për të ndjekur projektin e Bashkisë së Veronës për mbetjet, Amia dhe së bashku me drejtuesin Andrea Miglioranzi ka firmosur një marrëveshje për të menaxhuar higjenën urbane dhe mbledhjen e mbetjeve në kryeqytetin shqiptar. “Një partnership të cilin Ministria e Mjedisit dhe Mise e kanë përkufizuar si një risi në panoramën botërore. Jo rastësisht, -sqaron Miglioranzi- na kanë kontaktuar po ashtu nga Shtetet e Bashkuara, Japonia, Indonezia, Panama, për të shpjeguar dhe përsëritur modelin tonë”.

Verona, në fakt ka qenë i pariz ndër qytetet e përmasave të mesme në Itali, që ka çuar në 50% mbledhjen e diferencuar të mbetjeve dhe qyteti ku shërbimi shihet si më efiçenti, sistem që Amia, së bashku me shoqërinë e re  Agsm Holding Albania Sh.A, e përbërë 75% nga AGSM dhe 25% nga Amia, ka filluar të eksportojë në Shqipëri, falë marrëveshjes së firmosur me Bashkinë Tiranë dhe firmën Eco-Tirana.

“Në 12 dhjetor do të nisim mbledhjen e mbetjeve urbane brenda qendrës së qytetit- thotë Luca-për mua është një mundësi e madhe. Një mundësi që nuk do ta kisha imagjinuar  kurrë. I riu, diplomuar në Inxhinieri Telekomunikacioni, pranë Universitetit Politeknik të Milanos nisi të punojë në bashki, duke u angazhuar me një projekt të video-kontrollit mjedisor. “Nga aty, besimi dhe përgjegjësia u rritën, deri sa u arrit në projektin shqiptar, në të cilin Amia po investohet shumë” – sqaron ai.

Po si është të jetosh në Shqipëri? “Më e lehtë nga ç’mund të mendohet: ky vend e ka parë Italinë si një mit, të gjithë flasin italisht ose pothuajse, njohin kulturën, traditat tona dhe sa i përket burokracisë, nuk shoh ndonjë ndryshim të madh krahasuar me Italinë”-shprehet ai.

Ekipi drejtues shqiptar – thotë Miglioranzi – përbëhet nga administratorë shumë të përgatitur, të gatshëm të investojnë dhe për t’u përmirësuar. Vërtet, edhe pak duhet që Shqipëria të mund të bëjë atë hovin e vet cilësor”.Vështirësitë në fakt, kanë të bëjnë kryesisht me njerëzit: “Është shumë e vështirë të ndërgjegjësosh popullsinë, lidhur me faktin se sa i rëndësishëm është menaxhimi i ekulibruar i mbetjeve dhe për këtë arsye kemi ndërmarrë iniciativa që kanë si qëllim përhapjen e një kulture më ekologjike”.

E ndërkohë, nuk anashkalohet vëmendja nga vendet e tjera. Së shpejti, në fakt do të nisë një projekt i ri, i menaxhuar nga Amia, në Zintan, qytet në veriperëndim të Libisë, rreth 160 km nga Tripoli, një program bashkëpunimi mes Italisë dhe Libisë, me qëllim sigurimin e infrastrukturës primare në vend dhe një ndër marrëveshjet e para të firmosura është ai me Amia-n.

“Na kërkuan të menaxhojmë mbetjet e ngurta dhe urbane: është një mundësi e rëndësishme për territorin, ndërkohë që fondet janë tashmë, pasi këto fonde, ONU ia ka sekuestruar ish-qeverisë së Gedafit.13 miliardë euro- sqaron Miglioranzi – nga të cilët 7 janë zhbllokuar, ndër të cilët është edhe pjesa që i takon menaxhimit të mbetjeve.

Pra, synimi është të vazhdojmë të punojmë për të eksportuar dije dhe praktika të mira, duke mbajtur po ashtu nën kontroll aktivitetet italiane: “Kam fuqizuar repartin e inspektimit – përfundon presidenti i Amia-s – dua që në firmë të ekzistojë një klimë e qetë, besoj shumë në meritokraci (vlera) por jam i pamëshirshëm ndaj hileqarëve (dinakëve)”.

Shkrim i botuar në Corriere de la Sera

Next Post
Ardit Gjebrea duke u puthur në mënyrë pasionante me… (FOTO)

Ardit Gjebrea duke u puthur në mënyrë pasionante me... (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qerelez dhe Molotovë

February 10, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Vengu: Kjo padrejtësi e institucionalizuar rihap plagë historike

February 10, 2026
Protesta e opozitës, reagon Berisha: “Uragani i lirisë” vërshon sot në Tiranë. Fitore!

Protesta e opozitës, reagon Berisha: “Uragani i lirisë” vërshon sot në Tiranë. Fitore!

February 10, 2026
Shqipëri-Belgjikë, aktivizohet sistemi i përbashkët elektronik për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

Shqipëri-Belgjikë, aktivizohet sistemi i përbashkët elektronik për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

February 10, 2026

“Çfarë idioti ndërkombëtar”, Rama sulmon prokurorin e ish-krerëve të UÇK (VIDEO)

February 10, 2026
“1 vit mbikëqyrje, Golf 4 për të mos rënë në sy”/ Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës

“1 vit mbikëqyrje, Golf 4 për të mos rënë në sy”/ Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës

February 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Shkurt 2026

February 10, 2026
Google: Hakerët e sponsorizuar nga shteti synojnë punonjësit e sektorit të mbrojtjes

Google: Hakerët e sponsorizuar nga shteti synojnë punonjësit e sektorit të mbrojtjes

February 10, 2026
“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

February 10, 2026
Flet juristi 101-vjeçar, Niazi Jaho: Kandidati për deputet dhe angazhimet e tij vlerësohen nga votuesit

Burgjet mes sigurisë formale dhe mungesës së transparencës – Niazi Jaho: Rehabilitimi nuk mund të mbetet vetëm në letër

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In