• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Coronavac dhe Sputnik V pritet deri në fund të gushtit të marrin miratim nga EMA”/ Tomini tregon se ç’ndodh me ata që kanë marrë këto vaksina

by Java News
02/07/2021 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Coronavac dhe Sputnik V pritet deri në fund të gushtit të marrin miratim nga EMA”. Kështu deklaroi se zv/ministre e Shëndetësisë Eugena Tomini në Radarin Informativ me gazetaren Jonida SHEHU. Ajo deklaroi se të gjithë ata që duan të udhëtojnë jashtë vendit duhet të kontrollojnë informacionet e përditësuara në lidhje me masat kufizuese dhe kushtet e secilit shtet për kalimin e kufirit.

“Coronavac dhe Sputnik V pritet deri në fund të gushtit për miratim nga EMA. Sinovac është e prekualifikuar nga EMA.  Çdo individ që dëshiron të lëvizë duhet të kontrollojë informacionet për çdo vend ku do që të udhëtojë. Kushti i pasaportës së vaksinimit favorizohet edhe nga ato që e kanë hapur kufirin për persona të vaksinuar. Një dokument i tillë merret nga një mjek i familjes, nga ISHP që kanë databazën e atyre që e kanë kaluar COVID. Nëse një vend kërkon një test të tre javëve të fundit je i detyruar ta zbatosh”, deklaroi Tomini.

Ajo shpjegoi arsyen pse vijojnë të jenë në fuqi masat kufizuese në vendin tonë, ndërkohë që kufijtë janë të hapur, duke theksuar se rekomandimet aktuale kanë qenë të këtij niveli.

“Vjet u përballëm me një trend në rritje të numrit të rasteve të COVID. Të njëjtat vlerësime bëhen edhe aktualisht. Lehtësimi i masave duhet të jenë të menduara mirë. Kufijtë i kemi të lirë sepse kemi pasur kategorizimin e masave.

Të gjithë vendet e botës kanë bërë lehtësim të masave,. Mbajtja e situatës epidemiologjike sjellin masa lehtësuese të moderuara. Kemi vlerësuar situatë epidemike në vend duke zbatuar masat për popullsinë shqiptare. Deri në këto momente nuk rekomandohet nga institucionet të kalojmë në nivel mbyllje. Rekomandimet aktuale janë të këtij niveli. Kemi ecur me ritme të mira”, deklaroi Tomini.

Zv/ministrja u ndal edhe te procesi i vaksinimit masiv të moshave +18 vjeç në dy ditët e hapura, duke treguar se vaksinat që janë përdorur më së shumti janë Pfizer dhe Sinovac, ndërsa shtoi se ditë të tilla të hapura janë parashikuar  të organizohen edhe në muajt korrik dhe gusht.

“Kishte dhe moshë të re që kërkoi të aplikojë vaksinën. Rreth 25 mijë individë të kësaj fashe, 17 mijë ishin me dozë të parë. Operatorët rajonalë kanë shtuar bokset e vaksinimit.

Në ditën e parë vaksinimi u bë me aplikim në E-Albania ndërsa në ditën e dytë kusht ishte vetëm një kartë identiteti. Të gjitha vaksinat ishin në administrim. Kishte vaksina me dozë të dytë të Sputnik dhe Astra Zeneca. Pfizer dhe Sinovac u aplikuan në masë. Të gjithë aplikuesit kërkojnë në sistemin e referimit. Ata që kanë pasur sëmundje kronike ose bashkëshoqëruese ose kanë marrë mesazhin për të kryer vaksinën janë profilizuar drejt vaksinës Pfizer. Do kemi ditë të tilla në muajin korrik dhe gusht. Me përafërsi jemi në nivelin e 25% të popullsisë së vaksinuar, që janë target për të marrë vaksinën”, deklaroi ajo.

Ajo bëri apel që të gjithë qytetarët të marrin vaksinën kundër COVID për të qenë të mbrojtur nga intensiteti i virusit dhe mutacionet që ai mund të pësojë.

“Vjeshta sjell qarkullimit të virozave të tjera që i mposhti COVID. Pandemia është prezent dhe COVID do të jetë. Sa më shumë popullatë të kemi të pavaksinuar, tendenca për të shtuar transmetueshmërinë dhe për t’u transformuar është më e madhe. Ata që janë të pavaksinuar, të vaksinohen se do të mbrohen jo vetëm nga COVID, por edhe nga viruset e tjera, qoftë edhe ky i Deltës.

Gjasat janë që data 1 korrik u shkurtua ora policore, Jemi në luftë me orën policore. COVID ka sjellë paparashikueshmëri. Mutacioni Delta ka sjellë Alert kështu që duhet të jemi të gjithë të vëmendshëm. COVID mund të kthehet si viruset e tjera respiratorë”, deklaroi Tomini.

g.kosovari

Next Post
Rindërtimi/ Rama poston VIDEO nga Thumana: Po merr formë qyteza e Rilindjes me 14 pallate dhe 158 shtëpi

Rindërtimi/ Rama poston VIDEO nga Thumana: Po merr formë qyteza e Rilindjes me 14 pallate dhe 158 shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja mafioze e Jorgos Moskouris, arrestohen katër persona, mes tyre dy shqiptarë! (EMRAT)

Vrasja mafioze e Jorgos Moskouris, arrestohen katër persona, mes tyre dy shqiptarë! (EMRAT)

May 7, 2026
Ministri francez vlerëson Shqipërinë: Sistemi i drejtësisë po ecën me hapa konkretë

Ministri francez vlerëson Shqipërinë: Sistemi i drejtësisë po ecën me hapa konkretë

May 7, 2026
Zgjedhje lokale në Britani, sondazhet paralajmërojnë rritje të Reform UK dhe tronditje për Laburistët

Zgjedhje lokale në Britani, sondazhet paralajmërojnë rritje të Reform UK dhe tronditje për Laburistët

May 7, 2026
Obama për UFO-t: Nuk ka prova për alienë, por do përfaqësoja Tokën në kontaktin e parë

Obama për UFO-t: Nuk ka prova për alienë, por do përfaqësoja Tokën në kontaktin e parë

May 7, 2026
Irani ndryshon strategjinë detare, urdhri i ri që kthen Hormuzin në një ‘minë me sahat’ për flotën ndërkombëtare

Irani ndryshon strategjinë detare, urdhri i ri që kthen Hormuzin në një ‘minë me sahat’ për flotën ndërkombëtare

May 7, 2026
Rriten tensionet në Gjirin Persik, sulmohet cisterna kineze pranë Ngushticës së Hormuzit

Rriten tensionet në Gjirin Persik, sulmohet cisterna kineze pranë Ngushticës së Hormuzit

May 7, 2026
OBSH reagon për përhapjen e Hantavirusit në anijen turistike: Rreziku për pandemi mbetet i ulët!

OBSH reagon për përhapjen e Hantavirusit në anijen turistike: Rreziku për pandemi mbetet i ulët!

May 7, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nuk bëhet punë me këtë popull”

May 7, 2026
Mbërritja misterioze e avionit gjigant Antonov në Prishtinë, dyshime për pajisje ushtarake të KFOR-it

Mbërritja misterioze e avionit gjigant Antonov në Prishtinë, dyshime për pajisje ushtarake të KFOR-it

May 7, 2026
Braçe ngre alarmin për kontrabandë nafte me Kosovën: 731 milionë litra dyshohet se tregtohen në Shqipëri

Braçe ngre alarmin për kontrabandë nafte me Kosovën: 731 milionë litra dyshohet se tregtohen në Shqipëri

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In