• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çoroditja e opozitës

by Artur Ajazi
09/02/2021 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Nuk është vetëm shpërndarja e pakuptimtë, nën pretekstin e “paraqitjes së programit”,rruga e vetme e cila po e largon çdo ditë dhe më shumë opozitën nga realiteti i sotëm në Shqipëri. Ajo ç’ka e bën edhe më të pakapërdishëm shpjegimin e saj tek qytetarët apo mbështetësit, është çoroditja e madhe dhe moskuptimi.

Mes rradhëve të opozitës (kryesisht tek Partia Demokratike) ndjehet më shumë nevoja për ndryshim të brëndshëm, se sa ajo e ardhjes në pushtet. Ndjehet nevoja e përmbysjes së madhe e largimit të kastës së vjetër, duke nisur nga komisionet e stisura të “vlerësimit” të figurave, deri tek strukturat dhe forumet partiake. Prezantimi i disa prej pikave të programit (në rast se quhet i tillë ai i Lulzimit) dhe rëndësia që i japin atij, emra të veçantë të asaj, ku shumica duhej të ishin larguar me kohë nga ajo parti, apo tendenca për të premtuar shumë nga “asgjëja”, ka shtuar më tepër mosbesimin tek të vetët në Partinë Demokratike.

Pyetjeve se “ku do ti gjeni paratë për rritje rrogash, pensionesh” apo dhe “ndihmat për fermerët dhe peshkatarët”, janë vetëm disa prej fakteve që tregojnë mungesë të transparencës që tregon kryetari opozitës, më tepër ndaj kureshtarëve.Opozita duhet të ketë një ide e qartë, pse duhet ta marr pushtetin, cilin do të përfaqësojë me pushtetin e marrë dhe në shërbim të kujt do të jetë, të katër personave dhe familjarëve të tyre, apo të shqiptarëve që ndjehen të mashtruar nga ajo.Çarja brënda demokratëve ka nisur qysh herët, madje nga koha kur Partia Demokratike ( Lulzim Basha) e gjendur në kushtet e një vakumi institucional, shkeli statutin e saj me zgjedhjen e kryetarit të ri, apo dhe forumeve drejtuese. Situata nëpër të cilën ka kaluar “riorganizimi” i Partisë Demokatike para zgjedhjeve (sipas Lulit) e ka bërë edhe më të rënduar mundësinë, që ajo të ringjallë besimin e anëtarësisë.

Deri sot, edhe pse Lulzim Basha ka prezantuar pothuajse 2/3 e programit të tij politik, vihet re se as 20 per qind e mbështetësve nuk e gjejnë të udhës të deklarojnë votën “pro” tij. Dhe kjo vjen nga insistimi i tyre, për të kryer brënda partisë më parë procesin e rifreskimit dhe riorganizimit të saj, se sa nevojën apo mundësinë e votimit të një programi imagjinar me tallës, nga një njeri që kërkon me pahir të bëhet “kryeministër”.Debati brenda Partisë Demokratike,për çështje të reformimit të saj është thuajse inekzistent, megjithë problemet e mëdha që shtrohen për zgjidhje pas disa humbjesh elektorale. Dhe në fakt, debati filloi në shtyp menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve të kaluara, por u fashit shpejt, sepse zërat kritikë nuk u dëgjuan, por u denigruan. Ajo që konstatohet është fakti se, debati për çështje të brendshme të partisë është më i gjallë,madje me tone të forta,në Partinë Socialiste, megjithëse kjo është në pushtet, se në Partinë Demokratike.

Natyrisht kjo gjë e ekspozon Lulzim Bashën para problemeve të papritura të pakënaqësive të akumuluara nga e djeshmja dhe sotmja. Duket si paradoksale, por shihet se zgjedhjet e reja, duket sikur nuk janë objektivi i opozitës, e cila shihet më tepër si fragmentare, e çoroditur dhe jo konkurruese përballë një shumice qeverisëse e cila ka justifikuar gjithçka me punë dhe jo llafe, me vepra dhe jo programe trilluese, premtime boshe e akuza.

Next Post
Hapën 250 llogari denigruese ndaj 21 vjeçares: Hakmarrja e dy motrave nga Mirdita për shoqen që ndanin qiranë

Hapën 250 llogari denigruese ndaj 21 vjeçares: Hakmarrja e dy motrave nga Mirdita për shoqen që ndanin qiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In