• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Corbyn-mania, makthi i Laburizmit post Blair

by Java News
26/08/2015 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Irena Luto Salinger

“Për një kalë të ngordhur”, sic është përshkruar nga disa, Jeremy Corbyn vazhdon të jetë mjaft i gjallë dhe aktiv. Shumë pranë realizimit të një ëndrre që nuk e ka parë ndoshta asnjëherë.

Kurrë më parë, deputeti i Londrës së Veriut nuk ka qënë në fokus të tillë mediatik. Aq shumë është përfolur kandidatura e tij për kreun e Laburistëve, sa që në këtë debat pro e kundra që ka mbërthyer të gjithë Britaninë, duket se kandidatët e tjerë kanë mbetur në hije.

Jeremy Corby ose JC (Xhei Si) sic thirret nga mbështetësit, shihet prej tyre si Mesiah,  rastësisht edhe inicialet J(esus) C(hrist), ndërsa sllogani i huazuar nga fushata e Barak Obamës në SHBA, këndon “Jez Ëe can”!

Corbyn përfaqëson krahun më majtist të partisë, atë krah që është asociuar me politikat e së shkuarës, arkaike e utopike në Britaninë e sotme, me më pak industri e më shumë biznese që operojnë nga tastjerat e kompjuterit.

Një Britani që pi më shumë kafe, sesa caj dhe që është e obseduar me konsumin. Që në aparencë si Daily Mail nuk e ka për turp neverinë ndaj të varfërve e të pastrehëve, që nuk skuqet nga mungesa e solidaritetit ndaj refugjatëve, që sheh më pak protesta në rrugët e saj, e që pavarësisht motit gri, po e shijon si kurrë ndonjëherë vetëkënaqësine e të jetuarit në ishull.

Jeremy Corbyn mund të kishte parashikuar një garë të fortë, për kreun e Lauristëve, por kurrësesi një popullaritet si ai i parë në sallat e tejmbushura, në garën për të shtuar rradhët e anëtarësisë së laburistëve dhe në mështetjen në mediat sociale.

James Ëalsh nga Guardian shkruan: “Corbyn nuk është një politikan sexy. Ai nuk shquhet për oratori dhe prani manjetike. Ai është një politikan, të cilit i pëlqen të diskutojë më shumë për politika, sesa për veten e tij.”

 Përvec panikut që ka shkaktuar në mesin e laburistëve proeminentë, ish qeveritarë, JC  është qesëndisur edhe për stilin e tij në të veshur, ku dominon bezha e rrobave të blera në tregun e lagjes ku jeton.

Megjithatë, “Corbyn dallon nga kandidatët e tjerë që janë të një prerjeje. Teksa rivalët  përëndrohen në politikat centriste që kënaqin, jo vetëm partinë, por edhe votuesit hipotetikë, ai flet për rritje të investimeve publike në strehim, infrastrukturë, arsim, shërbim shëndetësor.  Ai flet për politika për breza të rinj që kanë mbetur si të pashpresë nga masat shtrënguese post krizë globale dhe tkurrja e sektorit publik”.

Ish kryeministri Tony Blair, e ka përshkruar si katastrofike mundësinë e ardhjes së Jeremy Corbyn në krye të partisë.

Mesazhi i tij për ata, të cilëve Corbyn u ka fituar zemrën, ishte: “bëni transplant”.

James Ëalsh i Guardian e shpejgon se ka dy linja vlerësimi për Jeremy Corbyn.

Njëra prej tyre, që është edhe dominuese në analizat në media, thotë se Corbyn përfaqëson një kundërpërgjigje histerike dhe të papjekur të së Majtës britanike, që megjithë disfatën që pësoi në zgjedhjet e Majit të këtij viti, kërkon të sjellë në krye një kandidat që ka edhe më pak shanse se Ed Milliband, të vij në pushtet.

Linja tjetër, është se pas zjedhjeve, gjatë të cilave votuesit e patën të vështirë të dallonin  mes qëndrimeve të partive kryesore në Angli, dhe votuan në shumicë të madhe për nacionalistët në Skoci, Corbyn përfaqësn të paktën një tronditje të Status Quo-s.

“Corbyn është një tregues se zgjedhësit sot kanë etje për politika dhe liderë autentikë që sfidojnë status quo-n edhe sikur ata të mos jenë domosdoshmërisht të votueshëm”, shkruan gazetari.

Jeremy Corbyn është deputet i Islingtonit të Veriut, një vend në parlament, që ai mban që prej vitit 1983.

Vetë Islingtoni shihet si Vatra e Laburizmit dhe lagjia e Londrës që ushqeu ëndrrën e Tony Blair për një Laburizëm të Ri

Kjo lagje është bërë sinonim me klasën e mesme dhe aspiratat laburiste, një lagje që megjithë uljen e madhe të shpenzimeve publike ka mundur t’i shpëtojë disa nga shërbimet që lulëzuan në vitet e qeverisjes Blair-Broën.

Unë kam jetuar mbi 10 vjet në këtë lagje dhe kam patur rastin ta takoj disa herë Jeremy Corbyn, në aktivitete të ndryshme të komunitetit, kur ai ka qënë duke bërë punën e zakonshme të deputetit të zonës.

Kritikët thonë se ai ka patur një karierë të lehtë, pasi Islingtoni është bastion I laburistëve.

E megjithatë duhet theksuar merita e këshillave dhe politikave që arritën, që megjithë shkurtimet e mëdha në buxhet, modernizimi i zonës, komplekset e reja të banimit që u ngritën, investimet në rrugë e gjelbërim, nga viti në vit, u bënë duke ruajtur me thonj libraritë, qendrat rinore dhe ato për fëmijë, që mbështeten me para publike.

Pavarësisht këtyre më sipër, Islingtoni po bëhet një lagje ku hendeku mes të pasurve dhe të varfërve sa vjen e zgjerohet. Për shkak se është një lagje afër qendrës tregtare dhe financiare të Londrës, demografia po ndryshon nga ardhja e të rinjve profesionistë e të pasur, të huaj dhe vendas.

Në 1993 kur Tony Blair dhe familja e tij u vendosën në këtë lagje shtëpia e tyre kushtoi 375,000 stërlina. Sot vlera e saj sipas Agjencisë Imobilare Zoopla, shkon 3.4 milion stërlina.

Në Islington gati 42 për qind e popullsisë jeton ende në shtëpi sociale, ndërsa 27 për qind jeton në banesa private me qera. Një pjesë e banesave sociale në bazë të propozimeve të konservatorëve ne pushtet (sipas modelit Thachter-ist) do të ofrohen për privatizim, në një kohë që laburistët theksojnë nevojën e shtimit të numrit të tyre, për të ndihmuar shtresat në nevojë.

Sot të rinjtë janë përballë një realiteti shumë më ndryshe nga ai ku u rritën prindërit e tyre. Banesat sociale u krjijuan mundësi prindërve të shkollonin fëmijët e tyre duke mos u rënduar shumë nga rritja gati 10fish e kostos së strehimit.

Sot këta të rinj dalin nga bankat e shkollës më një borxh që nuk e paguajnë dot me rrogat minimale që u ofrohen apo stazhet e papaguara të punës. Qeratë për banesa mikroskopike marrin gati gjysmën e rrogës mesatare në kryeqytet.

Kjo është arsyeja, përse makthi i Laburistëve është kandidati populist, që u ka fituar zemrat të rinjve të painteresuar deri dje në politikë.

“Të rinjtë e sotëm përballen me më shumë sfida, sesa brezat paraardhës, për shkak të masave shtrënguese të qeverisë.”

“Për të fituar zgjedhjet Laburistët duhet të luftojnë për rritje ekonomike, jo për kursime që i marrin frymën zhvillimit dhe u vështirësojnë jetën të rinjve”, ka thënë Corbyn.

Fushata e kandidatëve të tjerë për kreun e laburistëve, Andy Burnham, Liz Kendall dhe Yvette Cooper, është (dashur pas dashur) kthyer në një betejë kundër Jeremy Corbyn.

Deri në 12 shtator kur Laburistët zgjedhin në kongresin e jashtëzakonshëm, kreun për vitet e ardhshme e majta mban frymën,

Kushdo që të marrë drejtimin e opozitës në parlamentin britanik nuk do të ketë një punë të lehtë në 5 vitet e ardhshme, por fituesi do t’i japë fund makthit apo ëndrës që provokoi sic e përshkroi një analist, plangprishësi i Veriut të Londrës me mjekrën dhe manjërat e Santa Klausit.

Next Post

Kosova duhet të presë qershorin 2016 për heqjen e barrikadave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E quajti “të çmendur”, Evi Kokalari i kthehet Adriana Kalasë: Ilir Meta të futi në PD duke telefonuar Shkëlzenin

E quajti “të çmendur”, Evi Kokalari i kthehet Adriana Kalasë: Ilir Meta të futi në PD duke telefonuar Shkëlzenin

May 2, 2026
Plagoset me armë zjarri i riu në Kurbin, detajet e para

Aksident i trefishtë në aksin Shkodër–Koplik, humb jetën një person

May 2, 2026
Stradner: Rezoluta amerikane për Kosovën në NATO është “sinjal i fortë politik”

Stradner: Rezoluta amerikane për Kosovën në NATO është “sinjal i fortë politik”

May 2, 2026
Gara për shefat e shërbimeve në QSUT/ Përfundojnë intervistat për 9 shërbime, priten emrat zyrtarë nga Ministria

Gara për shefat e shërbimeve në QSUT/ Përfundojnë intervistat për 9 shërbime, priten emrat zyrtarë nga Ministria

May 2, 2026
Tirana mposht Teutën, ekipet e mbijetesës fitojnë ndaj pretendentëve

Tirana mposht Teutën, ekipet e mbijetesës fitojnë ndaj pretendentëve

May 2, 2026
Shteti punëdhënësi më i madh, vetëm 23% e vendeve të reja të punës u gjeneruan nga privati

Tkurrja e popullsisë po godet ekonominë, ekspertët: Ndikon drejtpërdrejtë në tregun e punës

May 2, 2026
“Lumë” golash në Bundesligë! Bayern shmang humbjen, Hoffenheim e pëson në shtesë

“Lumë” golash në Bundesligë! Bayern shmang humbjen, Hoffenheim e pëson në shtesë

May 2, 2026
VIDEO/ Drejtësia në tri kohë dhe spektakli “në emër të popullit”

VIDEO/ Drejtësia në tri kohë dhe spektakli “në emër të popullit”

May 2, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Qetësia pas referatit

May 2, 2026
Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

Raporti: 1 në 9 gra në Shqipëri nuk marrin shërbim shëndetësor

May 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In