• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Corbyn apo Smith? Laburistët drejt zgjedhjes së liderit të ri

by A R
22/08/2016 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jeremy Corbyn apo Owen Smith ? Përkrahësit e Laburistëve kanë në dispozicion një muaj për zgjedhjen e liderit të ardhshëm në një klimë të tendosur që po kërcënon deri në vetë ekzistencën e partisë laburiste e themeluar në vitin 1900.

E përfshirë në një krizë të thellë prej referendumit për daljen nga Bashkimi Evropian më 23 qershor, partia kryesore opozitare kaloi një verë të tensionuar ku të dy kampet kanë mosmarrëveshje duke konsoliduar në këtë mënyrë pozitat e konservatorëve në pushtet.

Me nisjen e procesit të votimit me postë, përkrahësit kanë afat kohor deri më 21 shtator për dhënien fund të debateve për kreun e partisë. Rezultati do të publikohet tre ditë më pas gjatë një kongresi të jashtëzakonshëm në Liverpul.

Jeremy Corbyn, i zgjedhur në mënyrë triumfuese në krye të Laburistëve në shtatorin e 2015 me 59,5 për qind të votave të përkrahësve të tij mbetet favoriti kryesor përballë deputetit uellsian, Owen Smith, një ish-gazetar i BBC-së.

Pacifisti dhe veterani i krahut të majtë të partisë krenohet me mbështetjen e sindikatave dhe të pjesës dërrmuese të përkrahësve të partisë, ku numri është rritur ndjeshëm në mandatin e tij duke kaluar pragun prej gjysmë milioni.

Më shumë se tre të katërtat nga 230 deputetë të partisë vijojnë të mbajnë një qëndrim aspak pozitiv ndaj tij. Një ditë pas votës në favor të Brexit numëroheshin 172 deputetë që miratuan një mocion mosbesimi kundër liderit të tyre, duke e akuzuar për një fushatë aspak dinjitoze të tezës pro qëndrimit të Britanisë së Madhe në BE. /r.a

Next Post
Fatura e Reformës / 40 milionë dollarë në vit për të bërë drejtësi

Fatura e Reformës / 40 milionë dollarë në vit për të bërë drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia gati të rifillojë bisedimet me SHBA-në dhe Ukrainën, ja kur mbahet raundi i ri

Rusia gati të rifillojë bisedimet me SHBA-në dhe Ukrainën, ja kur mbahet raundi i ri

October 21, 2026
BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Protestuesit tensionojnë situatën në bulevard, efektivët “Shqiponja” mbërrijnë në shesh pas hedhjes së molotovëve!

Protestuesit tensionojnë situatën në bulevard, efektivët “Shqiponja” mbërrijnë në shesh pas hedhjes së molotovëve!

October 21, 2026
“Vetëvendosja e Kurtit, organizim antishqiptar”- Kryeziu: Kjo është çmenduri, Shqipëria ndihmoi Kosovën në ditët më të vështira!

“Vetëvendosja e Kurtit, organizim antishqiptar”- Kryeziu: Kjo është çmenduri, Shqipëria ndihmoi Kosovën në ditët më të vështira!

October 21, 2026
VIDEO-LAJM/ Pamjet nga lart me dron, ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë!

VIDEO-LAJM/ Pamjet nga lart me dron, ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë!

October 21, 2026
Zelenskyy mbështet ‘ngrirjen’ e vijës së frontit si hap të parë drejt armëpushimit në Ukrainë

Zelenskyy mbështet ‘ngrirjen’ e vijës së frontit si hap të parë drejt armëpushimit në Ukrainë

October 21, 2026
Serbia arreston gjashtë persona, të dyshuar për planifikim sulmesh në ditën e zgjedhjeve

Serbia arreston gjashtë persona, të dyshuar për planifikim sulmesh në ditën e zgjedhjeve

October 21, 2026
OKB-ja kërkon mobilizimin e shteteve për t’u përballur me fenomenin El Ninjo

OKB-ja kërkon mobilizimin e shteteve për t’u përballur me fenomenin El Ninjo

October 21, 2026
Trump optimist për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Do të shihni rezultate të mahnitshme

Trump optimist për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Do të shihni rezultate të mahnitshme

October 21, 2026
“Dhuna, armiku i të gjithëve”- Rama mesazh gjatë udhëtimit drejt Samitit të Budvës: Dua dialog me këdo që beson se ‘jam i keq’! Reflektimi i Flamingove…

“Dhuna, armiku i të gjithëve”- Rama mesazh gjatë udhëtimit drejt Samitit të Budvës: Dua dialog me këdo që beson se ‘jam i keq’! Reflektimi i Flamingove…

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In