• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çorba e hidhur e Dibrës

by Enkel Demi
12/09/2016 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi

Ai tha që nga Dibra do të nisë ndryshimi i madh apo i mirënjohuri revolucion demokratik. Në Dibër nuk ndërroi asgjë nga çka ai mendonte dhe përcillte, përkundrazi ngjau një humbje dramatike, në një zonë elektorale, e cila prej gati çerek shekulli zgjidhte veç djathtas. Pikërisht nga kjo e dhënë është nisur Lulzim Basha, i cili vendosi ta kthejë Dibrën trampolinën për në Tiranë, për armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm të vijës së tij politike.

U vendos vetë në Peshkopi, theksoi për herë të parë origjinën e tij dibrane dhe dha urdhër që grupi parlamentar të instalohej në Dibër. Kush nuk u bind për të shkuar u pa shtrëmbër. Opozita u paraqit në Dibër me formacionin e ri që do të mundë qeverinë pas një viti në zgjedhjet e përgjithshme. Partia Demokratike shpalli atje aleancën e re me Kreshnik Spahiun dhe Arian Galdinin dhe u soll më shumë se energjike në terren. Kishte të gjithë zarat e mirë për të fituar. Shukrri Xhelili jo vetëm la pas një palë të linjëta me birë, por nuk kishte bërë kurrfarë punësimi mes socialistëve, veç familjes së tij dhe fisit në rang kushëri i parë, sepse tek i dyti jepeshin pare. Qeveria nuk kishte harxhuar para në Dibër, kurse për Rrugën e Arbërit nuk lëvizi gishtin. Kandidati i opozitës la mandatin, sak karrierën në gjysëm dhe ishte më shumë se dinjitoz. Ndaj Lulzim Basha mendoi se do të fitonte. Si ai menduan edhe aleatë të qeverisë që u tërhoqën nga fushata, madje edhe njerëz që formojnë opinion e organizojnë sondazhe.

Sot, Lulzim Basha (jo Sherefidin Shehu) ka humbur thellë, aq rëndë sa nuk mund të gjejë alibi tek blerja e votës, thesi i miellit apo dhuna. Ka humbur i mirënjohuri revolucion demokratik.

Ka humbur pa dyshim Sali Berisha, i cili bëri të pamundurën që Lulzim Basha të zgjidhej kryetar i Partisë Demokratike duke thyer kutitë. Doktori ia dha partinë kanakarit të tij, por nuk besoj se ia dhuroi që ai ta çojë të tretën në zgjedhjet e afërme të përgjithshme, pasi gjasat janë të këtilla. Tash, duhet sa më shpejtë që ky karagjoz të ikë nga drejtimi dhe t’i marrë dikush tjetër në dorë frenat e opozitës. Megjithëse dëmi është i madh, kryetari i ri duhet të ketë detyrë kryesore të rimbledhë partinë dhe ta sjellë në shifra humbëse dinjitoze, sepse vështirë duket të marrë pushtetin pas një viti. Por e djathta, duket sheshit që ka nevojë për një rithemelim dhe për objektiva të rinj kohor, të cilët duhet të mbarsen, pasi të ketë një ringjallje ideologjike larg Kastriot Islamit dhe spiunëve të Sigurimit të Shtetit që janë bërë king maker.

Ka humbur antiçamizmi. Fushata cinike, në kufinjtë e racizmit, ku mori pjesë një llokmë e rëndësishme e qeverisë së majtë dhe mjaft formues të opinionit. Fjala vjen, Eduard Zaloshnja që në një llogari matematike futi ndjenjën e antiçamizmit, i cili nuk e fshehu bezdinë ndaj PDIU-së. Por, shkencat ekzakte nuk kanë ndjenja, qofshin këto raciste, ndaj profesori gaboi, ashtu si Niko Lesi që kërkonte çamë në Dibër, si dikur, tek kërkonte grekë në Lezhë.

Ka humbur Edi Rama, i cili tani është i dënuar të përziejë ujërat e qeverisë që i janë kthyer në kënetë. Në Dibër i është riformatuar koalicioni. Deshi nuk deshi ka një optikë të re, të cilën duhet ta kapërdijë. Duhet të shpikë një shtëpi të re për të qeverisur, ku banorët e vjetër nuk lëshojnë odat që kanë zënë prej kohësh. Por Dibra, ka përcaktuar se duhet një odë për një mysafir jo më aq të ri, i cili ka mbi një vit e gjysëm që fle në mesore./27.al

Next Post
Nxjerr gruan në shitje tek eBay… e kishte me shaka, por shumë persona e marrin seriozisht (FOTO)

Nxjerr gruan në shitje tek eBay... e kishte me shaka, por shumë persona e marrin seriozisht (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kushtet ekstreme të motit në Ukrainë, Trump: Putini ra dakord për një armëpushim njëjavor

Pse Trump po kërkon ndihmë edhe nga Pekini: Sinjalet kontradiktore të udhëheqësit amerikan

March 15, 2026
E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

March 15, 2026
Tronditet Drashovica e Vlorës, shpërthen bombola në një banesë

Tronditet Lezha, tritol automjetit të një agjenti policie

March 15, 2026
Ndodhej në gjendje kritike, ndërron jetë foshnja nga Korça në Tiranë

Ndodhej në gjendje kritike, ndërron jetë foshnja nga Korça në Tiranë

March 15, 2026
Shtyhet “Gërdeci”, kush janë dy dëshmitarët, që refuzuan të flasin para gjykatës

Masakra e Gërdecit, sot 18 vite pa drejtësi: Asnjë i dënuar për vrasje dhe një gjyq pa fund për Mediun

March 15, 2026
Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In