• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Çorapet” fusin në burg shqiptarin, 28-vjeçari dënohet me 3 vjet heqje lirie

by
28/05/2021 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shqiptar i cili u fut ilegalisht në Britaninë e Madhe, u dënua me 3 vjet heqje lirie nga një gjykatë atje, pasi u kap me kokainë me vlerë 63 mijë paund dhe me gati 37 mijë paund kesh.

L.Hoxha u ndalua dhe u kontrollua pranë shtëpisë ku banonte në Harland Street, Ipswich, mesditën e 17 Marsit. Me vete kishte 4 çorape të mbushura me qeska të vogla me kokainë, 70 copë. Secila peshonte gjysmë gramë.

Ndërsa nga kontrolli në dhomën e tij në një ndërtesë në të njëjtën rrugë, shqiptarit iu gjetën dy blloqe me kokainë me vlerë deri në 30 mijë paund. Po ashtu oficerët e policisë gjetën zarfe, me data të ndryshme, ku ishin ndarë paratë në shuma të ndryshme.

Gjatë seancës së zhvilluar në gjykatën e Ipswich, prokurori i çështjes tha: Nëse nuk po vepronte i vetëm dhe ne e dimë që nuk vepronte i vetëm, ai ishte minimalisht një anëtar i besuar i organizatës.

Në total, prokurori tha se policia kishte sekuestruar 628.77 gramë kokainë me vlerë deri në 25 mijë paund dhe vlerë potenciale në rrugë deri në 62,900 paund.

28-vjeçari Hoxha pranoi se kishte për detyrë shpërndarjen e drogës së klasit A, gjatë seancës dëgjimorë të zhvilluar më 14 Prill.

Avokati i tij mbrojtës tha se ai kishte qenë në universitet përpara se të trafikohej drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe se po përpiqej të bënte para për t’i dërguar të ëmës në Shqipëri. Ai kishte punuar në një lavazh në Londër, derisa shpërtheu pandemia Covid-19.

Mbrojtja tha se ai kishte hezituar dhe ishte ndjerë disi i turpëruar për të pranuar punën si shpërndarës droge, që e kishte nisur rreth 4 javë përpara se të arrestohej.

Avokati tha se Hoxha ishte vënë menjëherë nën presionin e detyrimit kulturor, duke u kujdesur me pahir për paratë dhe drogën për shkak se i druhej kanunit, të adoptuar nga mafia.

“Nëse nuk do të ishte korrekt në dorëzimin e parave siç i kërkohej do të kishte pasoja për nënën e tij në Shqipëri”, tha avokati, që shtoi se Hoxha çdo para që kishte fituar nga shitja e drogës i kishte përdorur për të paguar qiranë ose për t’ia çuar të ëmës në Shqipëri.

Ndërsa gjykatësi i çështjes tha se Hoxha mund të jetë manipuluar nga të tjerët, por ishte aq inteligjent sa e dinte fort mirë se me çfarë po përzihej.

/b.h

Next Post
Kodi Zgjedhor/ Anëtari i KAS, Bele: Është bërë i vështirë e ka goxha material, por vjen me ndryshim të dukshëm!

Kodi Zgjedhor/ Anëtari i KAS, Bele: Është bërë i vështirë e ka goxha material, por vjen me ndryshim të dukshëm!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In