• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Copëza për një kronikë të munguar

by Agron Gjekmarkaj
25/08/2023 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Prej ditesh në të zbardhur qëkur percolli Melonin, për ti mbushur boshllekun që i la, Babo me një matrapik mbi supe shihej duke rëndur si i çartur rrepirave të Shpiragut. Bela nga pas me dy torba, pak buke e djathë, ndoj vezë të zier ca kokerra qepe e dy pagure ujë të mbushura në rrëzë. Djersa kullonte çurg. Herë në majë e herë në anë shpo aty e shpo atje kur befas shperrtheu një curril naftë si qumshti nga gjiri i lopes në të mjelur.

Gezimi dhe hareja u ndezen si zjarr poshtë në Berat. Me mundim ja mbushen mendjen të fotografohej me një uniforme si ato të Guantanamos ku vetem mjekrra i kishte mbetur jashtë. Prishaqejf pranoi. Mideja ja lypte të shfaqej si në 2009 me gjoksin leshtor tek kosiste barerat e keqia apo si Duçja në betejen për grurin. Dilo Nasufi me socialisten Xhek mblodhen grupin folklorik për ta festuar siç duhet. Per befasinë e të gjitheve kënget linden aty per aty, burimore, të ngrohta si dielli i kesaj jave.

Dilua shtynte për ndonjë kurban, një mzat, ca desher a cjeper në hell por vendimi nuk po merrej sepse Blendi Çuçi si drejtues politik po vonohej. Kjo indiference shtonte ankthin dhe moskuptimin. Duhej inisiative dhe vetëveprim. U erdhi ndihma siç e ka pershkruar Doktori , nga Termeti një kamion plot me zahire, pogaçe me ball kazani, tava me mish, qypa me mjalte, shirq me bozë, që mileti të lyente gurmazin dhe të ngrohte stomakun e trazuar. Socialistja Xhek u mor me perzgjedhjen estetike të vargjeve. Që të ishte në rregull për të ndarë pergjeqsinë ftoi Margeritin si kryetare komisioni, nami i se ciles në pune shijesh ka kapur qiellin. Ajo sa hap e mbyll sytë ja behu dhe punes i mori frymen. Pas ore e ore leximesh perzgjodhi këtë

“Toka po lëshon vlag,

Nxorri naftë në Shpirag,

Babo trimi, Babo djali,

E krren naftën dhe nga mali.

eeeeeeeee

Gushti sa zëvëndësoi korrikun,

Melonin percolli Ai,

Rrëmbeu vetë matrapikun,

Malin shndërroi në flori.

eeeeeeeee

Dhe thotë ca modeste fjalë,

deputete, more horra,

Shkoj në këmbë, kthehem me kalë

Naftë desha, naftë nxorra”

eeeeee!

Të gjithë e kuptuan Tezja e para që në autobiografine e re të popullit tonë në vargje ky do të jete epi i ri që boll po nxeh e fort po shndrit në qarrishtë të Shpiragut.

Në Tirane Spaku punon si hidrocentral duke trazuar midera duke djegur endrra si incenerator po kaq duke sterilizuar pushimet e Rrapajt Rrjepsit dhe Rrapushit Beqes së ngratë. Më mirë Tigrushi që poturet mbushi me parimin këmbet e lehta faqja e bardhë. Byroja Politike dje në mesditë u mblodh , të gjithë me zemer në fund të barkut e barkun në kokë plot zhurma. Nuk e dinë në do rrinë në do ikin. Në do zhyten në do mbyten.Babo po merret me shumë me zevendes ministrat, etimologjia e fjales të ben ta shkoqitesh, zevendes i ministrit pra ministrat zevendesohen punë të thella keto ! Tre ore për naten e varrit. Ehuha.

Luli ka bërë partinë e vet, të vockel, doracake , të bereqetshme ku thonë me krenari jemi 105 mijë demokrat që si nendetsja me këtë numer do i punojmë qindin armikut. Nderko po shkaterron Doktorin, Liken dhe Babon. Ndersa Vulen pa të cilen jeta s’ka kuptim e ka Gazi firauni të cilin mbrëme e prita gjithë besë e shpresë të me merrte per darke sipas fteses për të qarë halle partie vatani po si lider i madh nuk erdhi. Prit e prit si të shtegu i loteve po ai hiç.

Me thyeu shpirtin. Ne gojë tē Salianjit u mbytë ishallah. Per këtë çeshtje do të ankohem te vetë Zonja Tabaku e cila ve doren mbi xhan ngadalë ngadalë dhe e bën terbiet.Salianji u shfaq në Indi si Lider shpirteror gandist dhe ata qerratenj atje me dy gishta lart zbardhnin dhëmbet si xhinder. Me në fund India dhe Pakistani u rehatuan. Kryezevende Lideri po me pret per një gotë nga e mira. Mekatet tona të panumerta nuk ja zbehen miresinë, paudhesitë shpresen, topitja guximin, vogelsia madheshtinë.

Next Post
Berisha mbledh Këshillin Kombëtar, nis analizën për humbjen e 14 majit. 40 ditë diskutime nëpër degë për zgjedhjet lokale

Zgjedhjet në Kukës/ Berisha i mbyll Bashës derën e bashkëpunimit: Ka afera të njëjta si Balla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

April 8, 2026
BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

April 8, 2026
Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

April 8, 2026
Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e tij

April 8, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që Mojtaba Khamenei ka vdekur

April 8, 2026
La Repubblica: Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

La Repubblica: Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

April 8, 2026
Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

April 8, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC-së: Çfarë do të thotë armëpushimi dyjavor Iran-SHBA, “gjysmë suksesi” me rezultat të pasigurt

April 8, 2026
Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

April 8, 2026
Përjashtoi Libanin nga armëpushimi, nuk vonon paralajmërimi i Izraelit: Evakuohuni menjëherë!

Përjashtoi Libanin nga armëpushimi, nuk vonon paralajmërimi i Izraelit: Evakuohuni menjëherë!

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In