Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, thotë se gara për titull në Premier Ligë është luftë 50-50 mes ekipit të tij dhe Tottenhamit.
Dy ekipet kanë vetëm katër pikë dallim, pas humbjes së Chelseat nga Manchester Unitedi të dielën.“Mendoj se liga tani është e hapur dhe kemi shans 50 për qind që të fitojmë.
Duhet të jemi mirë që të jemi në maje të tabelës dhe kjo nënkupton se e meritojmë. Ndryshe nuk e meritojmë.
Presioni është normal”, ka thënë ai pas takimit. Në gjashtë ndeshjet e fundit Chelsea përballet me Southamptonin, Evertonin, Middlesbroughin, ËBA-në, Ëatfordin e Sunderlandin, përgatiti Express. (b.an)