• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Conte ishte pranë pankinës së Shqipërisë

by Aalison Pearse Stevens
12/03/2016 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Antonio Conte ishte shumë pranë pankinës kuqezi në vitin 2007. Atë e largoi, nga ardhja në Tiranë, një telefonatë në minutat e fundit e ish-drejtorit sportiv të Barit, Giorgio Perinetti, i cili e bindi ish-lojtarin e Juventusit t’i bashkohej atij të kjo skuadër. Prapaskenat nga bisedimet në vitin 2007 i ka zbuluar menaxheri i njohur shqiptar, Sokol Haxhia, të cilit i njihet merita edhe për afrimin e De Basit në pankinën kuqezi.

“Unë kam pasur gjithmonë një raport të shkëlqyer me Federatën Shqiptare dhe presidenti më ka përfshirë gjithmonë në zgjedhjen e trajnerëve të kombëtares. Në vitin 2007, kur sapo kishte përfunduar eksperiencën e tij tek Areco, kisha një akord me Antonio Conten, i cili në atë periudhë ishte ende një trajner i ri që duhej të tregonte ende veten.

Por unë besoja gjithsesi se kishte brumin e duhur për t’u bërë një trajner i rëndësishëm, ndaj ia propozova presidentit të FSHF-së. Megjithatë, ndërsa po mbyllnim gjithçka, mbërriti një telefonatë nga Perinetti dhe Antonio vendosi të shkonte te Bari, duke e drejtuar fillimisht te mbijetesa në Serinë B dhe më pas te ngjitja në Serinë A, duke i dhënë kështu një shtysë të rëndësishme karrierës së tij”,u shpreh Haxhia në një intervistë për “passionedelcalcio”.

“Ndaj ne vendosëm që të punësonim Arie Haan, i cili u largua pas pak kohësh. Pas dy viteve me po aq trajnerë të punësuar, presidenti më tha se dëshironte të fillonte një cikël të ri, dhe më kërkoi të gjeja një trajner të mirë italian.

I prezantova një listë me katër emra dhe zgjedhja e tij ra mbi Gianin, meqë mendonim se ishte emri i duhur për të zgjidhur limitet e lojës të skuadrës. Ai u tregua shumë i aftë për t’u dhënë një organizim mbrojtës ekstrem lojtarëve, si italian që është, si dhe të afronte dhe vlerësonte të rinjtë më interesantë”, vijoi menaxheri Haxhia. (Top Channel)

Next Post

“Schengeni” ndryshon rregullat, regjistrim për çdo person që hyn dhe del

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com