• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Conte: Do ishte papërgjegjshmëri që Italia të rihapej e gjitha

by A R
21/04/2020 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte njofton se para se të përfundojë kjo javë do të komunikojë dhe njoftojë me detaje për fazën e dytë të menaxhimit të emergjencës prej koronavirusit.

Ai thotë se plani do të bëhet në mënyrë të arsyeshme, për tu rihapur duke nisur nga 4 maji.

“Nëse do të hapim gjithçka në Itali në këto momente, do të ishte papërgjegjshmëri. Do të rriste kurbën e të infektuarve në mënyrë të pakontrolluar dhe do të çonte dëm çdo sforco të bërë deri më tani”, deklaroi Conte ditën e sotme.

Ai tha se nuk mund t’ia lejojnë vetes që të veprojnë me improvizime dhe se nuk duhet ndërprerë linja e kujdesit maksimal dhe as mund të kënaqen kërkesat e disa kategorive prodhuese apo kompanive specifike nëpër rajone.

“Do të hartohet një plan kombëtar i cili do të kontrollojë gjithë territorin. Duhet të rihapemi bazuar në një program i cili do të marrë në konsideratë me detaje të gjitha të dhënat. Një program serioz shkencor. Duhet të ndalojmë së qeni të ashpër me vendin tonë. E gjithë bota është në vështirësi. Mund të jemi krenarë se si po e përballojmë këtë provë tejet të vështirë”, deklaroi kreu i qeverisë italiane.

Në total në Itali, numri i viktimave nga Covid-19 ka shkuar në 24.114, ndërsa i të infektuarve në 181.228.

/a.r

Next Post
Shkon në 141 numri i mjekëve të vdekur nga koronavirusi në Itali

Shkon në 141 numri i mjekëve të vdekur nga koronavirusi në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi shtim të buxhetit për arsimin”- Kumbaro: Rriten bursat për studentët në nevojë, mbështetja shtrihet edhe në Master

“Kemi shtim të buxhetit për arsimin”- Kumbaro: Rriten bursat për studentët në nevojë, mbështetja shtrihet edhe në Master

November 3, 2026
E trishtë/ Ndërron jetë në Spitalin e Traumës avokati i njohur Saimir Vishaj!

E trishtë/ Ndërron jetë në Spitalin e Traumës avokati i njohur Saimir Vishaj!

November 3, 2026
Presidentja e Maqedonisë së Veriut kundërshton kërkesat e Bullgarisë për ndryshime kushtetuese

Presidentja e Maqedonisë së Veriut kundërshton kërkesat e Bullgarisë për ndryshime kushtetuese

November 3, 2026
Hoxha takohet me Krichbaum në Berlin: Gjermania, partner kyç në udhëtimin evropian të Shqipërisë!

Hoxha takohet me Krichbaum në Berlin: Gjermania, partner kyç në udhëtimin evropian të Shqipërisë!

November 3, 2026
Flamingot mbi liqenin e Pogradecit, pamjet e rralla nga juglindja!

Flamingot mbi liqenin e Pogradecit, pamjet e rralla nga juglindja!

November 3, 2026
Britania dhe BE bien dakord për të hequr kontrollet e Brexit-it mbi ushqimet dhe produktet shtazore

Britania dhe BE bien dakord për të hequr kontrollet e Brexit-it mbi ushqimet dhe produktet shtazore

November 3, 2026
Sulmi masiv kibernetik, “shkrijnë” edhe frigoriferët e Athinës, preken shumë supermarkete në Greqi!

Sulmi masiv kibernetik, “shkrijnë” edhe frigoriferët e Athinës, preken shumë supermarkete në Greqi!

November 3, 2026
DETAJET/ Para grabitjes, autori i drejtoi armën rojës private, mbante doreza! Zbulohet dinamika, ja si ndodhi vjedhja e bankës, dy dëshmitarët…

Grabitja e bankës te “Komuna e Parisit”, zbulohet shuma që u vodh nga autori, iu deshën vetëm 3 minuta!

November 3, 2026
“Me BE nuk i dihet asnjëherë, Shqipëria po bën detyrat e saj”- Rama nga Brukseli: Në Serbi nuk ndryshon ‘muzika’ për Kosovën!

“Me BE nuk i dihet asnjëherë, Shqipëria po bën detyrat e saj”- Rama nga Brukseli: Në Serbi nuk ndryshon ‘muzika’ për Kosovën!

November 3, 2026
A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në Apelin e GJKKO-së, por ish-drejtuesja e SHISH-it refuzon të marrë pjesë në seancë!

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In