Arrestohet nga policia nje 33 vjecar, pasi akuzohet se ka dhunuar gruan me te cilen bashkejetonte, me qellim nxitjen e vetevrasjes, nderkohe qe akuzohet se ka tentuar t’i ngacmoje seksualisht edhe vajzen asaj.
Sipas policise, ne pranga eshte vene shtetasi 33 vjeçar N. D. “Seksioni i Hetimit të Krimit pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, ka bërë arrestimin e këtij shtetasi pasi ditën e djeshme në banesë në lagjen “Osman Haxhiu” Vlorë, 33 vjeçari ka ushtruar dhunë verbale ndaj bashkëjetuesen e tij me qëllim nxitjen e vetëvrasjes”, njofton policia.
Njoftimi i policisë:
Policia ka vënë në pranga 33 vjeçarin N. D., banues në Fier për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Ngacmimi seksual”.
Seksioni i Hetimit të Krimit pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, ka bërë arrestimin e këtij shtetasi pasi ditën e djeshme në banesë në lagjen “Osman Haxhiu” Vlorë, 33 vjeçari ka ushtruar dhunë verbale ndaj bashkëjetuesen e tij me qëllim nxitjen e vetëvrasjes.
Nga hetimet e mëtejshme në lidhje me 33 vjeçarin ka rezultuar se po ky shtetas ka tentuar të ngacmojë seksualisht vajzën e bashkëjetueses së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.
g.kosovari