• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çomo: Më pak se 8 muaj nga përfundimi i vetingut, KPA-së i mbeten edhe 48 ankime për shqyrtim

by A R
21/10/2025 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), Sokol Çomo, deklaroi sot se procesi i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve është drejt fundit, me më pak se tetë muaj të mbetur deri në përfundimin e tij në qershor 2026.

Në fjalën e tij, Çomo theksoi se reforma në drejtësi, e nisur në vitin 2016 me ndryshime kushtetuese dhe ligjore, dhe e mbështetur nga ekspertiza ndërkombëtare dhe opinionet e Komisionit të Venecias, ka hyrë në fazën e saj përmbyllëse.

Sipas tij, KPA ka shqyrtuar deri tani 370 nga 417 ankime të depozituara, duke lënë në proces edhe 48 ankime të tjera, të cilat pritet të përfundohen brenda afatit kushtetues.

“Tipologjia e ankimeve: 293 nga ankimet i përkasin subjekteve të rivlerësimit; 120 ankime u paraqitën nga komisionerët publik; 4 ankime u paraqitën në mënyrë të njëkohshme.

Deri në momentin aktual KPA ka gjykuar 370 ankime nga 417 në total duke i ngelur për të shqyrtuar edhe 48 ankime deri në mesin e qershorit të 2026.

Nga këto 48 ankime, 16 i përkasin subjekteve të rivlerësimit gjyqtar; 23 i përkasin subjekteve të rivlerësimit prokuror; 9 ankime subjekteve jo magjistratë (inspektor, këshilltarë ligjorë, ndihmësa ligjorë).

Deri në përfundim të procesit 39 magjistratë presin të kenë vendim përfundimtar nga KPA”, sqaroi Çomo.

Ai vuri në dukje se vëllimi i lartë i çështjeve për shqyrtim në këtë fazë të fundit të procesit erdhi si pasojë e mosparashikimit të depozitimit të ankimeve deri në dhjetor 2024, kur fillimisht ishte planifikuar që pas mbylljes së veprimtarisë së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), KPA të kishte një periudhë 4-vjeçare vetëm për shqyrtimin e ankimeve ekzistuese.

“417 ankime përfaqësojnë mbi 50% të vendimeve të marra nga KPK, duke reflektuar një volum të madh pune për Kolegj. Ndër to, 293 janë paraqitur nga vetë subjektet e rivlerësimit, 120 nga komisionerët publikë, ndërsa 4 janë depozituar në mënyrë të njëkohshme nga të dyja palët”, tha Kryetari i KPA-së.

Çomo rikujtoi se mandati i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ndryshe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, nuk u zgjat, duke mbetur në afatin 9-vjeçar të përcaktuar në Kushtetutë që nga momenti i krijimit të tij në vitin 2017.

Në përfundim, ai theksoi rëndësinë që procesi të përmbyllet me profesionalizëm dhe integritet, duke garantuar besueshmëri në sistemin e drejtësisë së re shqiptare.

Next Post
“S’kam folur me Berishën”, Binaj takon aleatët: Programi po përgatitet nga një ekip jopartiak

"S'kam folur me Berishën", Binaj takon aleatët: Programi po përgatitet nga një ekip jopartiak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Arrestohet 70-vjeçari në Has, kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

July 4, 2026
Europa Perëndimore, në alarm nga zjarret! Digjen mbi 130 mijë hektarë pyje

Europa Perëndimore, në alarm nga zjarret! Digjen mbi 130 mijë hektarë pyje

July 4, 2026
Meksika ‘e pathyeshme’ në Azteca, organizimet e Botërorit ndezin polemika

Meksika ‘e pathyeshme’ në Azteca, organizimet e Botërorit ndezin polemika

July 4, 2026
“S’e keni idenë sa njerëz në botë do donin të kishin problemet tuaja”. Rama ndan ‘porositë’ që i dha profesori i Drejtësisë

“Protestat shenjë demokracie”, Rama për BBC: PS nuk do të kontribuojë vetëm me reforma, por duke i dhënë lëkurën e vet vendit

July 4, 2026
“Fundjava sjell rritje të temperaturave”, Ja deri në çfarë date do të vazhdojë ‘i nxehti i ferrit’

Parashikimi i motit për ditën e diel, ja sa do të shkojnë temperaturat

July 4, 2026
Kina, mbështetje për Republikën Demokratike të Kongos në luftën ndaj virusit Ebola

Kina, mbështetje për Republikën Demokratike të Kongos në luftën ndaj virusit Ebola

July 4, 2026
Barnat, dieta dhe AI: Zbulimet që po ndryshojnë mënyrën se si trajtojmë zemrën

Vapa dhe problemet me zemrën, kardiologia: Të rinjtë të diagnostikohen, kujdes me pijet energjitike

July 4, 2026
Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

Berisha, thirrje Ramës: Jep dorëheqjen para orës 19:00

July 4, 2026
Zjarret në disa fshatra të Gramshit, bashkisë i akordohet 3 milionë lekë fond ndihmë

Zjarri në malin e Shëngjinit, arrestohet 57-vjeçari. Tentoi të fshihte provat duke fshirë pamjet e kamerave të sigurisë

July 4, 2026
Shoqërimet gjatë protestës, Avokati i Popullit: Kemi nisur verifikimet. S’ka asnjë ankesë për dhunë në qeli

Shoqërimet gjatë protestës, Avokati i Popullit: Kemi nisur verifikimet. S’ka asnjë ankesë për dhunë në qeli

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In