• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çollakut, në rrjet me të vrarët në Durrës për shkak të pazareve të drogës

by A R
07/01/2016 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pista kryesore në të cilën po heton policia lidhur me rrëmbimin e më pas ekzekutimin e Gazmend Çollakut është ajo e pazareve të drogës.

Burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije për “Panorama” se Çollaku dhe dy personat që u ekzekutuan në atentatin e 20 dhjetorit në Durrës, Ervin Kodra dhe Endi Caushaj, ishin pjesë e të njëjtit rrjet, që merrej me trafikun e drogës nga qyteti bregdetar drejt Italisë. Çollaku u mor mbrëmë peng nga 4 persona dhe vetëm mëngjesin e sotëm u gjet i pajetë buzë rrugës në Muriq të Krujës. Burime nga grupi hetimor, duke konfirmuar identitetin e viktimës theksoi se ai ishte vrarë me një plumb pas koke, ndërkohë që ishte i lidhur këmbë e duar.

 

Atentati me dy viktima

Ervin Kodra, 33 vjeç, nga Durrësi, po lëvizte me Endri Çaushaj, nga Vlora, 25 vjeç, me makinë nga Torra Veneciane drejt Bankës Kombëtare, kur persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri automatike në xhamin e parë të automjetit, duke i lënë të vdekur në vend. Ekzekutimi u cilësua i ngjashëm si në filma, pasi autorët vepruan me shpejtësi, pa u pikasur nga kamerat e sigurisë dhe duke mos lënë asnjë gjurmë.

 

Atentati për pazaret e drogës

Atentati i dyfishtë që tronditi mbrëmjen e 20 dhjetorit Durrësin, ku mbetën të vrarë Ervin Kodra, 33 vjeç, me precedent të mëparshëm penal, dhe Endri Caushaj, nga Vlora, u tha se kishte ndodhur për prishje pazaresh droge. Policia dhe prokuroria, të cilat u angazhuan për të zbardhur ngjarjen, dyshojnë se kanë të bëjnë me një atentat të mirorganizuar, të vënë në zbatim nga persona profesionistë. Lëvizjet e autorëve nuk janë regjistruar nga kamerat e zonës, ku së paku regjistrohen gjashtë kamera të instaluara nga bizneset dhe institucionet që ndodhen aty pranë. Burimet theksuan se personat që ekzekutuan Ervin Kodrën dhe Endri Caushajn nga Vlora kanë ditur çdo lëvizje të dy të rinjve. Kodra dhe Caushaj pak minuta para se të bëheshin shënjestra e breshërisë së plumbave, kishin konsumuar një kafe në një lokal pranë vendit ku ndodhi krimi.

Autorët, të cilët dyshohet që pas krimit të kenë lëvizur me një automjet tip “Benz” në drejtim të “Urës së Dajlanit”, i kanë pritur dy të rinjtë derisa të niseshin me automjetin tip “BMW X5”, me targë AA 292 IH, dhe kanë qëlluar menjëherë, duke derdhur dy karikatorë kallashnikovi në xhamin e parë të makinës. Autorët kanë pasur dijeni se dy të rinjtë, nën shoqërinë e një personi të tretë, po pinin kafe në një lokal aty pranë dhe mjeshtërisht kanë shmangur të gjitha kamerat që ndodheshin të instaluara aty pranë. Burime nga Policia e Durrësit thanë se të paktën kamerat që kanë kontrolluar nuk kanë mundur të fiksojnë skenën e krimit. Dyshohet se në makinën e autorëve kanë qenë dy ose tre persona, të cilët kanë qëlluar drejt mjetit të Ervin Kodrës.

 

Konfliktet e mëparshme të viktimave

Kodra, sipas policisë ishte me precedente penale, pasi në nëntor të vitit 2008 ndodhi një vrasje ku u implikua edhe ai në atë kohë 26 vjeç. Saimir Balla ishte viktima i qëlluar me armë zjarri nga dy persona, ndërsa Kodra u akuzua nga policia se ndihmoi autorët e krimit të largoheshin. Ngjarja ndodhi pranë Pallatit të Kulturës, në Durrës, pas sherrit mes të rinjve. Policia arrestoi për krimin Elvis Tefën, Orges Dervishin dhe Ervin Kodrën, të tre me precedentë penalë që në atë kohë.

 

Fillimisht tre shokët goditën me grushte Saimir Ballën e më pas e qëlluan me armë zjarri 25¬vjeçarin. Autorët e atentatit janë larguar, ndërsa Saimir Balla gjeti vdekjen teksa po dërgohej me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit. Brenda pak orësh janë identifikuar dhe arrestuar autorët e atentatit. 21-vjeçari Tefa dhe 25-vjeçari Dervishi akuzohen për “vrasje me dashje, në bashkëpunim” dhe “mbajtje pa leje e armëve e municioneve luftarake”.

 

Ndërsa për të dyshuarin e tretë, Ervin Kodra, u ngrit akuza e “përkrahjes së autorit të krimit”. Policia tha në atë kohë se vrasja ndodhi pas një përplasjeje për pazaret e lëndëve narkotike.

Next Post

FOTOLAJM / Në Shijak dalin me... motora uji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In