• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Çokopokalips’, kriza serioze e çokollatës

by Java News
01/12/2018 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vlera e tregut global të çokollatës vazhdon të arrijë nivele të reja. Potencialisht deri në vitin 2025 ajo mendohet të dyfishohet krahasuar me nivelin e vitit 2017. Konsumi i lartë i çokollatës ka ardhur kryesisht nga përfitimet shëndetësore të perceptuara si anti-plakje, efektet antioksiduese, lehtësimin e stresit, rregullimin e presionit gjakut etj.

Më shumë se gjysma e të gjithë çokollatës që prodhohet në botë, konsumohet në Evropën Perëndimore dhe në Amerikën e Veriut. Zvicra mban rekordin me 8 kg çokollatë për banorë, konsumuar në vitin 2017.

Por edhe pse tregjet e zhvilluara janë në ballë të konsumimit të çokollatave, mundësia e ekspansionit konsumues drejt Kinës dhe Indisë është e madhe. Ndërsa deri në vitin 1980, në Kinë çokollata konsiderohej delikatesë e rrallë, duket se gjërat po ndryshojnë me shpejtësi. Urbanizimi i shpejtë, rritja e klasës së mesme dhe ndryshimi i shijeve të konsumatorëve kanë shkaktuar një oreks në rritje për çokollatën.

Prodhuesit e çokollatës sot janë në luftë me kohën. Ngrohja globale, sipërfaqja e limituar e tokës dhe parazitët, ka bërë që në rang botëror, prodhimi i kakaos të ulet me 40 %. Vetëm ne Costa d’Avorio janë eleminuar këtë vit 100 000 hektare plantacione kakao.

Sipas “Euromonitor”, pavarësisht kësaj, Gana, furnizuesi i dytë më i madh në botë i kakaos, pas huasë prej 1.5 miliardë dollarësh nga “Eximbank”, po eksporton në Kinë sasi të medha të kakaos.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite, ku çokollata konsiderohet si simbol i pasurisë, kanë rritur kërkesën për markat “Premium”. Përballë kësaj situate, prodhuesit më të mëdhenj të çokollatës po ndërmarrin iniciativa të ndryshme për të rritur qëndrueshmërinë e produktit. “Mars”, me seli në Shtetet e Bashkuara, ka shpenzuar deri tani 1 miliard dollarë për të ndihmuar kërkimet në krijimin e kakaos rezistente ndaj nxehtësisë.

Ndërsa pretendimet për një “chocopocalypse” kanosës mund të duken të ekzagjeruara për momentin, rreziqet janë reale. Megjithatë aktorët kryesor të prodhimit të çokollatës janë optimistë. Po a mjafton vetëm optimizmi për të garantuar të ardhmen e çokollatës? Kjo mbetet për t’u parë.

ma.me

Next Post
ITALI/ Arrestohet shqiptari, kapet me kokainë të pastër brenda tollumbaceve

ITALI/ Arrestohet shqiptari, kapet me kokainë të pastër brenda tollumbaceve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse Amerika duhet t’i mbështesë kryengritësit iranianë?!

Pse Amerika duhet t’i mbështesë kryengritësit iranianë?!

February 2, 2026
Turistët do të paguajnë 2 euro për të vizituar Fontana di Trevi në Romë

Turistët do të paguajnë 2 euro për të vizituar Fontana di Trevi në Romë

February 2, 2026
Aksident ajror në Rusi, humbin jetën tre persona

Aksident ajror në Rusi, humbin jetën tre persona

February 2, 2026
Grevë në transportin publik në Gjermani, 100 mijë punonjës kërkojnë paga dhe kushte të mira pune

Grevë në transportin publik në Gjermani, 100 mijë punonjës kërkojnë paga dhe kushte të mira pune

February 2, 2026
Seanca në GJKKO, avokatët e Veliajt: Shembulli ekstrem i shkeljeve brutale të procesit ligjor

Seanca në GJKKO, avokatët e Veliajt: Shembulli ekstrem i shkeljeve brutale të procesit ligjor

February 2, 2026
Gjendet çifti që dyshohet për rrëmbimin e Bleona Matës, nëna sheh mes lotësh foton e vajzës! Detajet e reja i hapin rrugë një tjetër piste për hetimet

Gjendet çifti që dyshohet për rrëmbimin e Bleona Matës, nëna sheh mes lotësh foton e vajzës! Detajet e reja i hapin rrugë një tjetër piste për hetimet

February 2, 2026
Përplasjet në grupin e PD/ Kush janë deputetët që dolën kundër Sali Berishës?

Përplasjet në grupin e PD/ Kush janë deputetët që dolën kundër Sali Berishës?

February 2, 2026
Shisnin kokainë dhe kanabis në aksin Dimal-Kuçovë, arrestohet 40-vjeçari! Procedohet penalisht një tjetër

Shisnin kokainë dhe kanabis në aksin Dimal-Kuçovë, arrestohet 40-vjeçari! Procedohet penalisht një tjetër

February 2, 2026
Qytetarët me ide biznesi do të mbështeten nga qeveria, si të aplikoni online

Qytetarët me ide biznesi do të mbështeten nga qeveria, si të aplikoni online

February 2, 2026
Kontratat për plazhet, rregullorja: “Strategjikët” kanë përparësi mbi pjesën tjetër

Kontratat për plazhet, rregullorja: “Strategjikët” kanë përparësi mbi pjesën tjetër

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In