• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çokollata me plastikë/ AKU kryen 861 monitorime, bllokohen disa produkte

by A R
03/03/2016 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siç deklaroi pak ditë më parë në lidhje me çeshtjen e çokollatave “Mars”, Snickers” dhe “Milky Way”, vazhdon punën për inspektimin e të gjitha tregjeve, pikave të tregëtimit apo supermarketeve në të gjithë vendin, me qëllim evidentimin e rasteve të pranisë së këtyre produkteve me origjinë nga Holanda. Megjithë numrin e madh të inspektimeve në vetëm 48 orë, prania e këtyre produkteve ka qenë në numër të vogël dhe në të gjitha rastet janë marrë masat e nevojshme për heqjen e tyre nga tregu e kthimin në destinacion.

Bazuar në Urdhërin e Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së, Isuf SHEHU,  të datës 25.02.2016 “Për kryerjen e monitorimit në të gjitha njësitë e tregtimit (markete, supermarketet, pika tregtimi etj) nga të gjitha Drejtoritë Rajonale të AKU-së”, në datat 25 dhe 26.02.2016 u kryen monitorime me objekt verifikimin, bllokimin dhe ndërprerjen e menjëhershme të tregtimit të produktit ushqimor Çokollatë (Snikers, Mars  dhe Milk Way) me origjinë nga Holanda dhe datë skadence nga data 19.06.2016 deri më 08.01.2017, si dhe dërgimit të tyre në distributorin shpërndarës brenda një afati 2 (dy) ditor.

Nga informacionet e dërguara nga DRAKU-të rezulton se jane kryer gjithsej 861 monitorime, të ndara në qarqe, si më poshtë:

  • Në Qarkun Lezhë, janë kryer 102 monitorime
  • Në Qarkun Shkodër, janë kryer 60 monitorime
  • Në Qarkun Berat, janë kryer 23 monitorime
  • Në Qarkun Korçë, janë kryer 35 monitorime
  • Në Qarkun Elbasan, janë kryer 300 monitorime
  • Në Qarkun Kukës, janë kryer 27 monitorime
  • Në Qarkun Vlorë, janë kryer 80 monitorime
  • Në Qarkun Dibër, janë kryer 34 monitorime
  • Në Qarkun Fier, janë kryer 7 monitorime

Ne keto qarqe nuk janë është gjetur asnjë prej produkteve “Snikers”, “Mars” dhe “Milky Way” me origjinë nga Holanda. Këto produkte, bazuar në etiketë dhe në dokumentacionin shoqerues, kanë  rezultuar me origjinë nga Polonia.

  • Në Qarkun Durrës, janë kryer 7 monitorime dhe ne 4 subjekte nuk janë gjetur çokollata me origjinë nga Holanda, por vetëm nga Polonia.

Gjithashtu në këtë qark informohemi se: nga verifikimi u bë bllokimi dhe ndërprerja e menjëhershme e tregtimit të produktit çokollatë Snicker dhe Milky Way me origjine nga Holanda ne tre subjekte, ku u la detyrë dërgimi i këtyre produkteve në destinacionin përkatës brenda 2 ditëve.

  • Në Qarkun Gjirokastër, janë kryer 113 monitorime dhe në 109 subjekte nuk janë gjetur Snikers, Mars  dhe Milk Way me origjinë nga Holanda. Këto produkte, bazuar në etiketë dhe në dokumentacionin shoqerues, kanë  rezultuar me origjinë nga Polonia.

Nga inspektimi i AKU në këtë qark, u bë bllokimi dhe ndërprerja e menjëhershme e tregtimit të produktit çokollatë Snicker dhe Mars me origjine nga Holanda në katër subjekte, ku u ka detyrë dërgimi i këtyre produkteve në destinacionin përkatës brenda 2 ditëve. Nga ana e distributorit shpërndarës të këtyre produkteve në Qarkun Gjirokastër me adresë Lagjia “Puntore”, Gjirokastër ishin tërhequr produktet e lartpërmendura me origjinë nga Holanda para datës 25.02.2016.

  • Në Qarkun Tiranë, janë kryer 73 monitorime dhe në 70 subjekte nuk janë gjetur Çokollata: Snikers, Mars dhe Milk Way me origjinë nga Holanda. Këto produkte, bazuar në etiketë dhe në dokumentacionin shoqerues, kanë  rezultuar me origjinë nga Polonia.

Gjithashtu, nga inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në Qarkun Tiranë, u bë bllokimi dhe ndërprerja e menjëhershme e tregtimit të produktit çokollatë Snicker dhe Mars me origjinë nga Holanda ne tre subjekte (subjekti Interbrands dhe Conad ETC/ Conad Casa Italia), ku u la detyrë dërgimi i këtyre produkteve në destinacionin përkatës brenda 2 ditëve.

Siç ka njoftuar edhe me datën 25 shkurt 2016, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore, ka vlerësuar maksimalisht lajmet e mediave ndërkombëtare e më pas edhe atyre shqiptare, duke marrë masa të menjëhershme në lidhje me tri markat e çokollatave, Snickers, Mars, Milky Way, të prodhuara në Holandë. Po atë ditë, brenda 4 orëve, nga ora 08.00 deri në orën 12.00, u bë verifikimi në terren, nga të gjitha Drejtoritë Rajonale të AKU në qarqe, si dhe pranë kompanië importuese të këtyre produkteve në Shqipëri. Nga verifikimet e bëra prej Inspektorëve të Drejtorisë Rajonale të AKU-së në Tiranë, pranë kompanisë distributore “Interbrands”, rezultoi se, të tri produktet në fjalë, nuk kanë lidhje me çokollatat e rezultuara me probleme në Holandë, pasi Snickers, Mars, Milky Way që importohen në Shqipëri nga kjo kompani, prodhohen në Poloni, si dhe u verifikuan lotet si dhe elementët tjerë. Kjo është vërtetuar nga një shkresë zyrtare ardhur kompanisë shqiptare prej prodhuesit amë të këtyre produkteve, ku thuhet se Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e Serbia nuk janë të rrezikuara nga këto produkte, pasi sasitë që tregtohen në këto vende, janë të prodhuara në Poloni dhe jo Holandë.

Megjithëse Sistemi RASFF (Rapit Alert System Food and Feet), i cili është një system informimi i krijuar nga vëndet anëtare të BE për shkëmbimin e informacionit në lidhje me produktet ushqimore që paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorëve gjatë tregtimit të produkteve  në këto vende, nuk pati asnjë informacion zyrtar dhe ende vazhdon të mos ketë, AKU mori të gjitha masat e duhura për garantimin e sigurisë ushqimore të konsumatorëve.

Next Post

Fotot/ Vildanja nuk mburret vetëm me të pasmet, ekspozon gjoksin "shpërthyes"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rivlerësimi/ Për herë të parë do njihet vjetërsia e pronës, eksperti: Njohja e amortizimit është drejtësi ndaj qytetarëve

A është protesta rinore anti-Trump?

June 28, 2026
Rikthehen temperaturat ekstreme në vend, do të shkojë sërish në 40 gradë celsius

Shënohet fundjava më e nxehtë e këtij viti! Termometri shënon deri në 39 gradë Celsius

June 28, 2026
Shpërthejnë sërish zjarret në Vlorë, kërkohet ndihmë nga ajri

Zjarr në Hekal të Ballshit, digjen të mbjellat me ullinj, zjarrfikësit në terren

June 28, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Do të jetë dëmi më i madh që do i bësh vendit”, Spaho – Ramës: Mos ik nga presioni i protestës!

June 28, 2026
Lamallari: Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut shkurton pritjet në kufi dhe lehtëson lëvizjen

Lamallari: Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut shkurton pritjet në kufi dhe lehtëson lëvizjen

June 28, 2026
Rama: Muret e banjave të Bënjës nuk janë antike, investimi ruajti karakterin e zonës

Rama: Muret e banjave të Bënjës nuk janë antike, investimi ruajti karakterin e zonës

June 28, 2026
FOTO / Rrëzohet avioni civil në Francë, humbin jetën 11 persona

FOTO / Rrëzohet avioni civil në Francë, humbin jetën 11 persona

June 28, 2026
82-vjetori i gjenocidit grek, Bido: Çamëria është dhimbja e gjithë shqiptarisë

82-vjetori i gjenocidit grek, Bido: Çamëria është dhimbja e gjithë shqiptarisë

June 28, 2026
34-vjeçari rezulton i zhdukur prej 6 ditësh, dyshohet për ngjarje kriminale

Sherr për pronat mes vëllezërve, përfundon në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës

June 28, 2026
Rrëzohet helikopteri i ‘gjigantit’ të naftës, 14 persona humbin jetën

Rrëzohet helikopteri i ‘gjigantit’ të naftës, 14 persona humbin jetën

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In