• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çohu o Anton Çeta e pajtoji shqiptarët se kanë fillu me nda heronjtë

by Eljan Tanini
29/08/2024 22:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eljan Tanini

A është Adem Jashari heroi Kombëtar i Shqipërisë apo vetëm i Kosovës? Kjo është pyetje koti, sepse çfarë është e Kosovës është edhe Shqipërisë dhe e kundërta, pavarësisht flamujve të sotëm apo pasaportave të ndryshme.

1. Bac, nëse ti nuk je heroi im as Çerçiz Topulli nuk është heroi i shqiptarëve të Kosoves! Por:

2. Bac, Çerciz Topulli luftoi si ti për Shqypni. Në këtë botë dhe në atë tjetrën kush lufton për Shqypnin e tij por edhe timen është heroi im.

3. Bac ti je heroi im sepse unë flas dhe mendoj shqip. Kudo ku flitet shqip, kudo ku mendohet shqip apo kushdo që ndihet me pak Shqipni brenda tij, ka të njëjtat vlera si në veri dhe në jug të maleve tona.

4. Bac, komandant, foli pak shqipove televizive se kanë fillu me na nda heronjtë dhe fitimtarët! Kanë filluar të ngatërrojnë meritat njerëzore me ato shtetërore.

5. Bac, Rita Ora dhe Dua Lipa e të tjera si ato, janë nga Kosova e Shqipërisë. Kosova nuk është një krahinë autonome e Shqipërisë, është një Shqipëri tjetër e shkëputur nga Shqipëria Mëmë. Kanë meritat e tyre për ato që kanë arrit. Por në thelb, janë shqiptare, janë shqiptare të Kosovës që flasin shqip.

6. Këto marrinat se çfarë është e Kosovës i takon vetëm asaj vlen vetëm për letra, vula e foto. Çfarë është shqiptare me nder, është arsye me jetu mirë.

7. Ne bëjmë një gabim të madh kur mendojmë se ka vetëm heronj e fitimtare në kaq pak vite shtet të Kosovës. Domethënë: Kosova tani ka heronj dhe fitimtarë modernë. Çfarë kishte me herët i ka bashkë Tirana dhe Prishtina, çfarë ka tani, i ka vetëm Prishtina zyrtare të sajat, jo me Tiranën.

8. Shqiptarët e Kosovës kanë meritat e tyre në jetën e përditshme edhe kur ata i kalojnë ato dhe dalin më lartë se shqiptarët e Shqipërisë. Kjo për arsyet e tyre njerëzore dhe politike. Në fund ata mbeten shqiptarë dhe nuk mund ti takojnë një Kombi Kosovar i cili nuk bën gjë tjetër veç se flet dhe mendon shqip. Edhe në WC madje shkon shqip. Termi Komb Kosovar më kujton ndasitë tona të përhershme. Mbase Dua Lipa dhe Rita Ora krenojnë vetëm familjet dhe buxhetin e tyre në këtë mot të globalizmit.

9. Çfarë është shqip, nuk është as e Prishtinës dhe as e Tiranës. Është shqiptare dhe pik’.

10. Tirana dhe Prishtina përballë të qenit tokë, në fillim janë shqiptare pastaj përcaktime të prekshme ndjesore apo mendore.

11. Po Migjeni, Gjergj Fishta, Anton Pashku, Azem Shkreli, Sabri Hamiti, Ali Podrimja, Adem Demaçi, At Zef Pllumi, Petro Nini Luarasi të kujt janë? S’ka si mos të jenë të Kosoves as Motrat Qiriazi!

12. Ne në shkollat tona mësojmë të njëjtët heronj e fitimtarë, ata janë frymëzues si këtej dhe andej kufirit. Por në jetën moderne shqiptare heronjtë dhe festat na ndahen pak sepse kështu janë kushtet tona sot. Këtu gabohen të gjithë!

13. Nëse Shaqiri, Dua Lipa, Rita Ora janë vetëm shqiptarë të Kosovës dhe jo të Shqipërisë, në atë botë dhe në këtë botë i bie që Migjeni dhe Gjergj Fishta nuk janë të Kosovës?!

14. Rita Ora është atje ku është për shkak të meritave të saja, as të Shqipërisë dhe as të Kosovës. Kosova dhe Shqipëria mburren me Rita Orën me shkak dhe pasojë, se nuk i dhanë një jetë më të mirë, dhe sa mirë që nuk ia dhanë një jetë më të mirë se ndryshe nuk do të kishim atë Rita Ora që kemi sot. Do të kishte humbur keq nëpër Prishtinë e Tiranë.

15. Po ashtu edhe Mira Murati është atje ku është për shkak të aftësisë së saj, as të Tiranës e as të Prishtinës. Por Mira Murati nga Vlora është e çdo shqiptari që ndihet shqiptar me komb shqiptar.

16. Dëgjoni bre: Mos ngatërroni aftësitë personale me të folurin shqip. Çfarë është e Kosovës është edhe e Shqipërisë dhe e kundërta.

17. Ali Podrimja mësohet si në Tiranë dhe në Prishtinë.

18. Çohu o Anton Çeta e pajtoji shqiptarët se kanë fillu me nda heronjtë e fitimtarët.

19. Çohu o Gjovalin Gjadri e na bëj një urë me tregu se çfarë është shqip është e të gjithë shqiptarëve pavarësisht pasaportës.

20. Lum ai apo ajo femijë që ka le me nënë nga Prishtina e me Babë nga Tirana se nuk kanë çfarë i thonë.

Next Post
Zjarri në Gjorm/ Rama: Shtohen forcat e ndërhyrjes nga toka, prioritet evakuimi i banorëve

Zjarri në Mirditë iu afrohet zonave të banuara, e pamundur ndërhyrja nga toka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com