• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Çohu burrë se na ka zënë hataja!”, rrëfimi i plotë i prindërve të Roland Sinanit

by A R
10/04/2023 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj ishte këtë të diel në familjen Sinani, në Tiranë, aty ku një ditë më parë u shuan dy jetë. Ikbale dhe Gëzim Sinani ishin në shtëpi, kur djali i tyre Rolandi vrau nusen e vëllait, Migenën dhe më pas u vetëvra. Ata rrëfyen për gazetarin të gjithë ngjarjen e rëndë, që nga momenti kur zbuluan nënën e dy fëmijëve të pajetë në shtratin ku po flinte bashkë me të bijën 2-vjeçare, e më pas kur gjetën në oborrin e shtëpisë të vetëvrarë të birin 43-vjeçar.

Ata pranojnë se i biri mjekohej prej vitesh për probleme të shëndetit mendor. Tregojnë se kishte disa kohë që nuk pranonte të merrte mjekim, se lodhej në punë e punonte me orar të zgjatur për të mbajtur familjen, për shkak të të ardhurave të pakta. Burrë e grua mohojnë që mes Rolandit dhe vëllait të tij, Erjonit të kishte probleme. Ata po ashtu thonë se bashkëshortja e Erjonit, Migena, shkonte shumë mirë me Rolandin. Nuk dinë të thonë cili ishte motivi dhe e vetmja gjë që u shkon ndërmend janë problemet e shëndetit mendor që djali i tyre kishte.

Për nusen e shtëpisë kanë vetëm fjalë të mira, ndërsa rrëfejnë se në varrimin e saj ka shkuar vetëm bashkëshorti, pasi familja e Migenës nuk i ka pranuar.

Më poshtë gjeni rrëfimin e plotë të Ikbale dhe Gëzim Sinanit.

GËZIM SINANI

“Ai e kishte pas vrarë Migenën, nuk kam dëgjuar gjë, kur jam fut brenda kam vënë duart në kokë që e kishte vrarë Migenën. Unë dëgjova të shtënat e armës dhe kur kam ardhur në oborr e kam gjetur të shtrirë, gjaku deri në gju, është ekzagjerim, por ishte i mbuluar nga gjaku. Atëherë kam ngrit njerëzit e shtëpisë, u kam thënë çohuni se është vrarë djali. Ai kishte vrarë Migenën dhe kur dëgjova zhurmat dy herë pau-pau, biles ka pas edhe gocën e vogël, por shyqyr se kishte kap plumbi të dhoma aty brenda. Fillimisht u thashë çohuni se po qan Migena, po qan edhe goca dhe kemi ardhur këtu në oborr dhe shkonte gjaku deri aty poshtë. Vura duart në kokë. Ishte errësirë dhe nuk kisha asnjë fashë me i ndalu gjakun, që mos të derdhej shumë gjak. Nuk arrita ta mbaj dhe djali vdiq.

Ai kurohej prej shumë kohësh, prej vitesh, prej 5 apo 7 vitesh merrte ilaçe, ka pas qenë te një doktor Nikolin Lacaj mjek për problemet mendore. Disa kohë ishte në gjendje të mirë dhe u fut në punë. Në servise, shkoi në Sauk në gomisteri, dhe nuk qëndroi shumë kohë, e erdhi te Ali Demi, edhe aty ka një pikë servisi. Kohët e fundit refuzonte të merrte ilaçe, ka pas disa raste. Ai bezdisej edhe nga zhurmat, kur kishte zhurma shqetësuese, se fëmija do qajë nuk ke ç’i bën dot, se ndalon fëmijën, s’kupton gjë fëmija se ça thua ti dhe unë.

Pistoleta nuk është lëvizur prej meje se jam 70 vjeç kam bërë ushtri e zbor, e të gjitha dhe e di se ku shkon. E di se ku shkon, por nuk jam i asaj pune, nuk kam qenë nuk jam dhe s’do jem të mbaj pistoletë. Konflikte s’kishim në familje, por nuk shkon vaj kjo punë, se do i flasësh fëmijës kur nuk e shikon mirë. Nuk kanë pas sherre, vetëm këto të mendjes. As pistoletën nuk ia kam parë se do ia kisha marrë, do i kisha thënë: Ça bën ti ku po shkon se përfundon në pranga.

Migena një grua shumë e mirë, punëtore, pastërtore. Landi nuk ishte i martuar, madje i kemi fol dhe i thonim do të gjejmë nuse. Kështu është puna e Landit, të më vrasësh tani gjak nuk më del, më ka ngel pishman deri në zemër. Se nuk më erdhën të më ndihmonin të paktën ta kisha fashuar, të mos derdhej gjak dhe ai do ishte gjallë sot e kësaj dite mendoj unë, se nuk jam doktor e as infermier. Por e vramja qenka e rëndë.

Ne shkuam të varrosim vetëm djalin se tek shtëpia e Migenës nuk na kanë pranuar, vetëm për këtë pse i vrau Landi dhe nuk mund ta mohoj, se e ka vrarë nga truri, nga mendja. Nëse s’do kishte problem, do ishte gjallë ai edhe Migena. Ne s’kishim ndonjë interes, biles unë jam shumë i pikëlluar. Atje ka shkuar vetëm Erjoni, se janë dhe fëmijët te gjyshërit. Ne ikëm në fillim në Tufinë, varrosëm Rolandin dhe pastaj shkoi Erjoni në Daijas. Erjoni i di më mirë gjërat”.

IKBALE SINANI

“Ishte i ulur këtu në këtë divan. Nuk kam gjumë më tha mua dhe i thashë shko e shtriu se kishim në plan me ble disa pula, se kishte ditëlindjen djali edhe nusja, njëri me 11 tjetri me 13 Prill dhe do i festonim bashkë. Dhe më tha po do shtrihem. Unë shkova dhe u shtriva se s’kisha fuqi me nejt dhe do dilja në 5 të mëngjesit me ble qumësht. Kur më vonë, pas 20 minutash, dëgjova krismat dhe u çova. Pashë derën e nuses hapur dhe Landi ishte në korridor. Po qante goca dhe shkova i thashë Migenës çohu se po të qan goca, por Landi më tha e vrava Migenën. Atëherë mora gocën në krah dhe i thashë burrit çohu mor burrë se na ka zënë hataja. Goca 18-muajshe filloi të qante dhe Landi doli jashtë dhe se kam parë më, se u futa në dhomë me gocën se u traumatizuam. Landi kur e pashë në korridor mu duk dhe i qetë, nuk e di si e bëri atë punë. Pastaj më mori policia dhe e pashë Landin të vdekur.

Arsyen nuk e di se pse e bëri, se kishte dy ditë që kishte lënë punën ku punonte gomist, punonte shumë edhe jashtë orari, se ne nuk kemi kushte, jemi të varfër dhe nuk kemi ku jetojmë. Dilte në mëngjes dhe vinte në darkë më fjet gjumë, vinte blozë nga duart e surrati. Djali im nuk shoqërohej me njerëz me probleme. Ai nga puna në shtëpi dhe nga shtëpia në punë. Na u duk e pabesueshme që Landi e bëri këtë punë se ishte fëmijë shumë i dashur. Bënte muhabet me Migenën sikur ta kishte motër. Madje në darkë po flisnim që t’i gjenim një punë, se kemi 6 muaj që kërkojmë që të punojmë edhe sanitare, por nuk na u gjet asnjë punë. Donim të niste punë, të merrnim ndonjë kredi të butë, por edhe çuni e la punën dhe nuk e di dhe u bë hataja.

Landi kishte dhomën e vet, kishte vetëm një divan me fjet, as krevat nuk kishte. Flinin bashkë me Erjonin në një dhomë, por kur u martua u ndanë në dhomë të ndryshme. Zënka mes vëllezërve nuk kishte, asnjëherë, Landi u mërziste shumë shpesh se nuk po shijonte jetën, punonte shumë të mblidhte ato dy çika lekë, se rrogën e dorëzonte komplet që të bënim shtëpinë.

Dhomën e gjumit ku flinte Migena e ka prishur policia, e kanë shkatërruar, nuk e di pse e kanë bërë, ishte gjithë ai krevat, ngaqë u vra nusja këtu gërmo-gërmo, e shkatërruan shtëpinë të gjithën. Ata donin me gjet plumbat tek krevati”.

/a.r

Next Post
Shifrat tragjike: Vetëm në Miçigan dhe Nju Jork, mbi 50 shqiptarë të vetëvrarë në dy vite

Shifrat tragjike: Vetëm në Miçigan dhe Nju Jork, mbi 50 shqiptarë të vetëvrarë në dy vite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

June 13, 2026
Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…

Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…

June 13, 2026
“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

June 13, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Axhenda anti-Trump, Berisha në ‘liridalje’ dhe ambasadori i ri i SHBA

June 13, 2026
Trafikonin kokainë në Europë, Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

Trafikonin kokainë në Europë, Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

June 13, 2026
Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

June 13, 2026
Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

June 13, 2026
“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

June 13, 2026
Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

June 13, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

June 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In