• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Coca-Cola në Shqipërinë e vitit 1931! Dokumenti i rrallë: Kush ishte arbëreshi që përfaqësonte kompaninë më të madhe në botë

by A R
29/12/2021 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Coca-Cola është kompania më e madhe e pijeve joalkoolike në botë, e shtrirë në  200 vende dhe territore. Prodhimi i saj filloi në një farmaci amerikane në vitin 1886, kur kimisti John Stith Pemberton krijoi një pije medicinale me një shije “speciale”- siç e përshkruanin shijuesit e saj të parë.

Ndër këta shijues, edhe politikani Asa Griggs Candler i cili i impresionuar, vendosi ta blejë recetën origjinale të Pemberton duke themeluar “Coca-Cola Company” në vitin 1892.

Në krye të sipërmarrjes së suksesshme, Candler ndërtoi Candler Building në Atlanta- asokohe më e larta ndërtesë në kryeqytetin e Georgia-s-; një ndërtesë në Kansas City, e cila u bë e njohur si Western Auto Building; Candler Building në  New York City si edhe një në atë që tani njihet si Zona e Portit të Brendshëm të Baltimore, Maryland.

Në 1919-ën, The Coca-Cola Company nënshkroi marrëveshjen për hapjen e fabrikës së parë për mbushjen e Coca-Cola në Europë, duke e nisur në Francë për t’u ndjekur më pas nga fabrika në Belgjikë dhe në Itali.

Për të mbërritur në Shqipëri, u deshën së paku 7 dekada, e kjo edhe për shkak të zhvillimeve të forta e rrethanave politike në të cilën gjendej Shqipëria.

Por në fakt, Coca-Cola është më shqiptare nga ç’e mendonim!

Edhe pse në tregun shqiptar Coca-Cola erdhi në fund të viteve ’80 informalisht dhe zyrtarisht në fillimin e viteve ’90, gjurmët e kompanisë i gjejmë që në vitin 1931.

Në këtë dokument që publikohet për herë të parë, Coca-Cola autorizon si përfaqësues të sajin në Shqipëri një nga personalitetet më të njohura të historisë së Shqipërisë, arbereshin Terenc Toçi.

Toçi ishte një jurist, botues, publicist, shkrimtar dhe nëpunës i shtetit shqiptar. Në vitin 1911 ai drejtoi lëvizjen për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, madje duke u shpallur edhe president.

Gjatë periudhës së Ahmet Zogut, ai ushtroi profesionin e juristit duke kontribuar në hartimin e legjislacionit të parë modern shqiptar dhe duke arritur edhe të bëhej ministër i Ekonomisë.

Në vitet ’20 dhe ’30 ai  ishte personi përgjegjës për regjistrimin e markave dhe patentave të huaja në Shqipëri, në cilësinë e avokatit.

Në këtë kontekst, ai bëhet përfaqësuesi zyrtar i Coca Cola në Shqipëri, përmes një shkresë noteriale që mban firmën e zëvëndëspresidentit të kompanisë me bazë në Atlanta, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pavarësisht prezencës juridike, nuk ka të dhëna që në këtë kohë në Shqipëri të jetë konsumuar pija, e famshme deri në ditët e sotme. Në atë kohë, në Shqipëri konsumoheshin pije joalkoolike që prodhoheshin në vend, por që ishin përfaqësi nga Gjermania.

/a.r

Next Post
Tragjike/ Humbin jetën 3 pacientë në terapi intensive, mori flakë dhoma nga një qiri i ndezur për …

Tragjike/ Humbin jetën 3 pacientë në terapi intensive, mori flakë dhoma nga një qiri i ndezur për …

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryepiskopi Joani në Imbros, bashkë me dy patriarkë për 65-vjetorin e Bartholomeut

Kryepiskopi Joani në Imbros, bashkë me dy patriarkë për 65-vjetorin e Bartholomeut

August 12, 2026
MEPJ nxjerr për konsultim pr/ligjin “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”

Tërmeti me 254 viktima në Kolumbi, reagon MEPJ: Nuk ka raportime për shqiptarë të vdekur apo të plagosur

August 12, 2026
Doganat arkëtuan 23.5 miliardë lekë në korrik, karburantet nxitën rritjen e të ardhurave

Doganat arkëtuan 23.5 miliardë lekë në korrik, karburantet nxitën rritjen e të ardhurave

August 12, 2026
Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

August 12, 2026
Flakët përfshijnë edhe kodrat e Tushemishtit, MZSH apel qytetarëve për kujdes maksimal

Flakët përfshijnë edhe kodrat e Tushemishtit, MZSH apel qytetarëve për kujdes maksimal

August 12, 2026

Trump konfirmon: Ndërrova avion pas largimit nga Samiti i NATO-s, ja si u realizua operacioni sekret

August 12, 2026
Konflikt mes disa personave në Fier, ndërhyjnë forcat “Shqiponja”, dyshohet se nisi për parkimin…

Konflikt mes disa personave në Fier, ndërhyjnë forcat “Shqiponja”, dyshohet se nisi për parkimin…

August 12, 2026
Kthjellime në gjithë territorin, temperaturat në rritje, ja si do të jetë moti në vend

Kthjellime në gjithë territorin, temperaturat në rritje, ja si do të jetë moti në vend

August 12, 2026
Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit -

Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit –

August 11, 2026
Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com