• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Coca-Cola ka paguar 8 milionë euro për të fshehur efektet në shëndet”

by A R
09/05/2019 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

ipas një investigimi të së përditshme ‘’Le Monde’’ kompania amerikane ‘’Coca-Cola’’ ka shpenzuar tetë milionë euro në Francë për të influencuar profesionistët e shëndetësisë dhe hulumtuesit në këtë fushë.

Sipas së përditshmes, qëllimi është për të larguar vëmendjen nga efektet që mund të ndikojnë në shëndetin tonë pijet me gaz dhe pijet me sheqer të shtuar.

‘’Që nga viti 2010, Coca-Cola u ka shpërndarë mbi 8 milionë euro disa ekspertëve dhe organizatave të ndryshme mjekësore, por gjithashtu evenimenteve sportive apo në fushën e spektakleve’’, shkruan e përditshmja pasi si në Francë dhe në shtete të tjera, këto financime në pjesën më të madhe të rasteve shkojnë për sponsorizime, dhe jo për punime shkencore.

Sipas Le Monde, i gjithë investigimi mbi lobingun e kompanisë shumëkombëshe u publikua në 2015 nga New York Times. E ballafaquar me këtë skandal, firma premtoi transparencë duke i bërë publike në ueb-in e saj në internet emrat e ekspertëve dhe listën e aktiviteteve që ajo ka financuar në SHBA.

”Në Francë, këmbëngulja e OJQ-së Foodwatch detyroi Coca-Cola t’i publikonte ato në prill 2016. Janë pikërisht këto të dhëna të vëna në dispozicion që atëherë, që e përditshmja shprehet se i ka shqyrtuar në detaj.

‘’Dietologë, nutricionistë apo mjekë sportivë,  pjesa më e madhe nga të tetëmbëdhjetë personat e përmendur janë profesionistë në fushën e shëndetësisë’’, shkruan Le Monde.

Financimet e kompanisë shumëkombëshe, pronare e Sprite, Fanta apo Minute Maid synojnë të fshehin rreziqet që lidhen drejtpërdrejtë me konsumin e pijeve të saj me sheqer të shtuar duke nxjerrë në plan të parë rolin e mungesës së aktivitetit fizik si shkak i obezitetit, sipas së përditshmes.

/a.rada

Next Post
Pas gjyqit, “heronjtë” e Astirit i bashkohen protestës

Pas gjyqit, "heronjtë" e Astirit i bashkohen protestës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy gjysmat e PD me dy drafte/ Zbulohet formula e demokratëve për reformën territoriale: Ja sa bashki më shumë kërkon Alibeaj!

Nga Elbasani në Delvinë, 15 bashki nisin regjistrimin e pasurive, çelet tenderi 3.5 mln euro

September 22, 2026
VIDEO / Zjarri përfshin pallatin në Lushnjë, banorët zbresin me nxitim për të ‘shpëtuar’ makinat

VIDEO / Zjarri përfshin pallatin në Lushnjë, banorët zbresin me nxitim për të ‘shpëtuar’ makinat

September 22, 2026
Trump kërkon potasin e Bjellorusisë, marrëveshja që mund të trazojë tregun dhe aleatët

Trump kërkon potasin e Bjellorusisë, marrëveshja që mund të trazojë tregun dhe aleatët

September 22, 2026
Ndërtim pa leje dhe shpërdorim detyre, sekuestrohet hoteli luksoz në Ksamil

Ndërtim pa leje dhe shpërdorim detyre, sekuestrohet hoteli luksoz në Ksamil

September 22, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Përplasja për pagat e magjistratëve, Leka: Shumica e njerëzve janë me Ramën, jo me sistemin e drejtësisë

September 22, 2026
Ministri i jashtëm kinez Wang Yi, bisedë telefonike me homologun gjerman ,Johann Wadephul

Ministri i jashtëm kinez Wang Yi, bisedë telefonike me homologun gjerman ,Johann Wadephul

September 22, 2026
Trump “në fazën e vendimit”, Irani paralajmëron luftë afatgjatë (Panorama e plotë e krizës)

Trump “në fazën e vendimit”, Irani paralajmëron luftë afatgjatë (Panorama e plotë e krizës)

September 22, 2026
“Reagimi për vendimin e Hagës, dështim i politikës’

“Reagimi për vendimin e Hagës, dështim i politikës’

September 22, 2026
Aksident në Don Bosko, makina përplas motorin, ndërron jetë 64-vjeçari

Aksident në Don Bosko, makina përplas motorin, ndërron jetë 64-vjeçari

September 22, 2026
Masa ndaj Vlora Hysenit, Rama reagon nga New Yorku: Lirim të menjëhershëm nga detyra! Kreu i ri i SHISH, sapo…

Masa ndaj Vlora Hysenit, Rama reagon nga New Yorku: Lirim të menjëhershëm nga detyra! Kreu i ri i SHISH, sapo…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com