Firma e Cola-Colës është e njohur si pije me bazë kafeine, por tani mund të eksperimentojë me kanabis. Thuhet se gjiganti i pijeve ka nisur bisedimet me producentin Aurora Cannabis për zhvillimin e pijeve me marihuanë.
Qëllimi nuk është që të trullosë konsumatorë por të lehtësojë dhimbjen.
Sipas BNN Bloomberg në Kanada, firma ka shkuar të shikojë nga afër tregun e pijeve të kanabisit.
“Së bashku me shumë të tjerë në industrinë e pijeve, ne po ndjekim nga afër rritjen e kanabidiolit si një përbërës i pijeve funksionale të mirëqenies në mbarë botën”, tha Coca-Cola në një deklaratë, përgatiti Express. (b.an)