• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

CNN: Trump vuri bast kundër shkencës dhe tani do marrë gjykimin e amerikanëve

by S M
29/10/2020 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Basti i dështuar i Presidentit Donald Trump për të injoruar shkencën dhe për t’i dhënë përparësi qëllimeve të tij politike në fillim të pandemisë, zbuluar të mërkurën në detaje nga regjistrimet e reja të Jared Kushner (dhëndrri i Presidentit, shen.perkth), po ndikon në mënyrë shkatërruese në momentin kritik të garës së tij për rizgjedhje.

Paralajmërime të errëta nga shkencëtarët dhe të dhëna të reja që tregojnë një shpërthim mbarëkombëtar në një virus që Trump thotë se po zhduket, në fakt po  shkatërrojne tregjet e aksioneve dhe jane shembuj në kohë reale të mashtrimeve të Shtëpisë së Bardhë, në lidhje me reagimin e saj të dështuar ndaj pandemise. Këto paralajmerime po e konsumojnë Presidentin, ndërsa dhjetëra miliona votues kane hedhur tashme votat e tyre. I nominuari demokrat Joe Biden, duke udhëhequr në sondazhet në pesë ditët e fundit të fushates, po akuzon administratën për dorëzimin ndaj virusit dhe kthimin e shpatullave për pikëllimin e kombit në muajt e zymtë që do të vijnë. Shkalla në të cilën trajektorja e përkeqësimit të vendit ka kapërcyer ditët e fundit të fushatës, tregon sesi zgjedhjet janë kthyer në një referendum personal për Donald Trump dhe si ai e trajtoi krizën më të keqe të brendshme në dekadat e fundit.

Rrënjët e vështirësive të tij aktuale shtrihen muaj më parë. “Trump tani është përsëri në krye. Nuk janë mjekët”, tha dhëndri i parë dhe këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Kushner, në prill, në kasetat e intervistave me Bob Woodward, të marra nga CNN. Për të fituar të Martën e ardhshme, Presidenti do të duhet të bindë mjaftueshëm amerikanet, se mesazhi i tij populist anti-Uashington, temat kulturore, retorika e ashpër “ligji dhe rendi” dhe ekspertiza e pretenduar në rindërtimin e ekonomisë së shkatërruar, janë më të rëndësishme se zgjedhje e tij shkaterrimtare per t’u perballur me një pandemi që po përkeqësohet çdo ditë.

Presidenti po pretendon të shpërblehet për një strategji që i dha përparësi ekonomisë mbi shëndetin, siç u publikua në të dhënat e Departamentit të Tregtisë të Enjten, qe tregonin një rikthim të fortë ekonomik gjatë verës. Ekonomia u rrit me një normë rekord vjetore prej 33.1% midis korrikut dhe shtatorit dhe ishte rritur 7.4% si tremujor. “Jam i lumtur që ky numër i madh i PBB-së doli para 3 nëntorit,” shkroi Trump në Twitter.

Sidoqoftë, dështimi për të bërë më shumë për të ulur fillimin e infeksioneve virale, përveç që kushton mijëra jetë, do të thotë se kufizime të reja në bare, restorante dhe industri të tjera të shërbimeve janë të mundshme, pasi përkeqësimi i pandemise do të kërcënojë shëndetin e popullates në një periudhë më të gjatë – megjithëse këto efekte do të shpalosen pas zgjedhjeve.

Next Post
“Po fshihet numri i viktimave nga koronavirusi”/ Ngjela nxjerr blof deklaratën tronditëse të Berishës

Do shpërndahet Parlamenti? Ngjela për Metën: Le t'i bjerë fyellit bariu, askush nuk pyet për dekretet e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In