• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

CNN ngre alarmin: Covid-19 po shkakton mpiksje gjaku në arterie dhe goditje në tru tek të rinjtë

by Java News
22/04/2020 22:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koronavirusi i ri duket se po shkakton sulme të papritura në tru tek të rriturit në moshat 30-40 vjeçare, të cilët nuk janë të sëmurë jashtëzakonisht shumë, raportuan mjekët të mërkurën.

Ka dëshmi në rritje që infeksioni Covid-19 mund të shkaktojë që gjaku të mpikset në mënyrë të panatyrshme, dhe goditja do të ishte një pasojë e pritshme e kësaj, shkruan CNN.

Dr.Thomas Oxley, një neurokirurg në Mount Sinai Health System në Nju York, dhe kolegët dhanë detaje për pesë persona që trajtuan. Të gjithë ishin nën moshën 50 vjeçare, dhe të gjithë kishin ose simptoma të buta të infeksionit Covid-19 ose pa simptoma fare.

“Virusi duket se po shkakton mpiksje të shpeshtë në arteriet e mëdha, duke çuar në goditje të rëndë në tru,” tha Oxley për CNN.

“Raporti ynë tregon një rritje shtatëfish në incidencën e goditjes së papritur në tru te pacientët e rinj gjatë dy javëve të fundit. Shumica e këtyre pacientëve nuk kanë histori të kaluar mjekësore dhe kanë qenë në shtëpi me simptoma të buta (ose në dy raste, pa simptoma) të Covid,” shtoi ai.

“Të gjithë pacientët testuan pozitiv. Dy prej tyre vonuan në marrjen e shërbimit mjekësor”, tha Oxley.

Nuk është e zakonshme që njerëzit në moshë kaqë të re të pësojnë goditje në tru, veçanërisht goditje në enët e mëdha të gjakut në tru.

Goditja në një enë të madhe të gjakut shkakton dëme të mëdha nëse nuk hiqet menjëherë. Të paktën një pacient ka vdekur dhe të tjerët janë në ambiente rehabilitimi, kujdes intensiv ose në njësinë e goditjes. Vetëm një u lëshua për në shtëpi, por do të marrë kujdes intensiv, tha Oxley, shkruan “Lajmi.net”.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

November 23, 2026
Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

November 23, 2026
Atentati që solli vdekjen e Sel Çamit në Fier, mbetet i plagosur edhe i vëllai

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

November 23, 2026
“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

November 23, 2026
Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

November 23, 2026
Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

November 23, 2026
“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

November 23, 2026
U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

November 23, 2026
Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

November 23, 2026
Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In