Kualifikimi i Shqipërisë ka bërë jehonë edhe përtej Atlantikut, teksa CNN i ka kushtuar një hapësirë të vecantë duke thurur elozhe për kuqezinjtë e drejtuar nga De Biasi, pasi siguruan për herë të parë kualifikimin në kampionatin Europian të Francës.
CNN hap artikullin kushtuar Shqipërisë me titull “Ëndrra e madhe e Shqipërisë bëhet realitet, me pak ndihmë nga kryeministri”.
Rrjeti prestigjoz thekson pritjen që kryeministri u bëri djemve të kombëtares në aeroport pas mbërritjes nga Armenia, ndërsa udhëtoi bashkë me ta me autobus në drejtim të Kryeministrisë.
Shqipëria i mirëpriti heronjtë e tij me një atmosferë të jashtëzakonshme shkruan në vazhdim.
Ndërsa kryeministri Rama për CNN shprehet se “Pas ndeshjes me Serbinë ekipi ishte i dërrmuar psikologjikisht, por fitorja në Armeni mbylli gjithcka me një fund të lumtur që solli kualifikimin për hetë të parë në një Europian.
Kjo është një arritje e mahnitshme dhe fantastike për vendin tonë.
Unë shpresoj se kualifikimi i Shqipërisë në finalet e kampionatit evropian do të pasohet nga integrimi në Bashkimin Evropian” tha kreu i qeverisë ndër të tjera.
Ndërsa kapiteni Lorik Cana zbuloi se “Kurrë nuk e kisha imagjinuar një gjë të tillë. Telefonova babanë pas ndeshjes dhe ai ishte me lot në sy.
Ne jemi të lumur për popullin, e di që kemi shumë probelme, por ky sukses e largon për pak momente vëmendjen”përfundoi ai.