• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“CNN” brenda kartelit në Sinaloa! Si funksionon industria vdekjeprurëse e drogës në Meksikë

by B K
03/05/2025 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një burrë me syze të errëta, kapuç me logon e filmit “Joker”, shall që ka mbuluar fytyrën dhe doreza që fshehin tatuazhet, përballë tij një kallashnikov, dy radio dhe një dhomë e zymtë me një pikturë të Krishtit mbi mur.

Kështu nis takimi i gazetares së CNN me një anëtar të Kartelit të Sinaloas, një nga rrjetet më të fuqishme kriminale në botë, që tashmë nga SHBA është shpallur “organizatë terroriste”.

“Po, është e trishtueshme,” thotë ai. “Por jeta vazhdon. Familjet kanë nevojë të hanë.”

‘Për ta takuar këtë njeri në Culiacán, zemra e këtij karteli, janë dashur javë të tëra për të verifikuar identitetin e tij dhe për ta bindur se nuk jemi pjesë e ndonjë agjencie ligjzbatuese’-shkruan CNN.

Rrethi ishte i qartë: as policë, as DEA, as CIA. Vendtakimi ISHTE një shtëpi e zakonshme në një lagje të kontrolluar nga kartelët.

Ai pranon se është prodhues i fentanilit – opioidi sintetik më vdekjeprurës në SHBA, ku mjaftojnë vetëm dy miligramë për të vrarë një njeri. Kimikatet bazë vijnë nga Kina dhe përpunohen në laboratorë të vegjël e të fshehtë në Meksikë.

“Biznesi nuk po ecën si më parë,” thotë ai. “Por ne kemi mësuar të përshtatemi.” Tani prodhojnë në sasi më të vogla, në laboratorë lëvizës që zhvendosen shpesh për t’iu shmangur bastisjeve të ushtrisë. Një rrjet radiosh mban lidhjen me vëzhgues të armatosur që sinjalizojnë për çdo lëvizje të policisë ose ushtrisë.

Një qasje e re ndaj luftës me kartelët

Përballë presionit nga SHBA, që ka paralajmëruar ndërhyrje ushtarake dhe rritje të tarifave – presidentja e re e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka ndryshuar kurs. Mijëra ushtarë të Gardës Kombëtare janë dërguar në kufirin verior për të ndalur trafikun e drogës, ndërsa qindra të tjerë janë vendosur në Sinaloa.

Zyrtarët thonë se në gjashtë muajt e parë të presidencës së saj janë arrestuar mbi 17 mijë persona për krime të rënda dhe janë sekuestruar mbi 140 tonë drogë – përfshirë 1.5 ton fentanil dhe mbi 2 milion pilula. Ndërkohë, vetëm gjatë vitit të kaluar, autoritetet amerikane kanë sekuestruar mbi 24 mijë paund fentanil.

Megjithatë, qeveria meksikane zyrtarisht mohon se fentanili prodhohet në vend, duke pretenduar se shumica e laboratorëve janë të destinuar për prodhimin e metamfetaminës.

Lufta në terren: Një betejë në hijet e maleve

Në një mision ajror me helikopter të ushtrisë meksikane mbi Sinaloa, ushtarët kërkojnë shenja të laboratorëve të fshehtë: gjurmë, tel elektrik, burime uji – gjithçka që mund të tregojë praninë e një baze prodhimi të drogës.

Laboratorët sintetikë shpesh janë të pajisur vetëm me tenxhere, maska mbrojtëse, enë plastike dhe fletë najloni që i mbrojnë nga zbulimi ajror. Në një rast, ushtria zbuloi një laborator metamfetamine që ishte braktisur vetëm një ditë më parë. Ushtria gjeti ende ushqime, ujë dhe veshje – prova të qarta se punëtorët e kartelit kishin qëndruar aty për disa ditë.

Në një post ku ishte vendosur një pankartë me shënimin “Për marrëveshje: numri i telefonit”, dukshëm i drejtuar ushtarëve – dëshmi e përpjekjeve për të korruptuar forcat e sigurisë.

“Ka përkushtim të vërtetë nga shteti,” thotë gjeneral brigade Porfirio Fuentes Vélez. “Por problemi është serioz, dhe tregu për drogat sintetike nuk ndalet.” Megjithatë, në biseda jashtë regjistrimi, zyrtarët pranojnë: korrupsioni mbetet i përhapur, dhe nuk janë të paktë ata që kanë bashkëpunuar fshehurazi me kartelët – përfshirë ish-kreun e sigurisë publike, i dënuar më vonë në SHBA për marrje ryshfeti nga vetë Karteli i Sinaloas.

Luftë brenda luftës: Karteli shpërthen nga brenda

Në Culiacán, gjakderdhja është intensifikuar pasi dy liderë të rëndësishëm të kartelit u arrestuan në Teksas: Ismael Zambada García (El Mayo) dhe Joaquín Guzmán López, djali i El Chapos. Arrestimi i El Mayos besohet se ndodhi pas një tradhtie nga Guzmán López, duke çuar në ndarje të brendshme dhe luftë të përgjakshme për pushtet.

Pasojat janë dramatike: mbi 1,200 njerëz të vrarë brenda një viti – më shumë se dyfishi krahasuar me një vit më parë. Shumë prej tyre janë civilë të pafajshëm. Shkollat janë boshatisur, fëmijët mësojnë si të fshihen gjatë të shtënave, ndërsa qyteti hesht kur bie nata.

Dhimbja e familjeve: “Kam frikë të jem grua në Meksikë”

Një nga viktimat ishte Vivian Karely Aispuro, 26 vjeçe. Trupi i saj u gjet pas 17 ditësh të zhdukur. Në funeral, nëna e saj shpërthen në një britmë që përshkon gjithë varrezën. Motra e saj Alma rrëfen: “Ajo nuk kishte lidhje me kartelët. Por lufta ka shkatërruar gjithçka. Më parë kishte kode – gra dhe fëmijë nuk prekej. Tani, nuk ka më rregulla.”

Të rinjtë vazhdojnë të rekrutohen nga kartelët me premtime për pasuri të shpejtë. “Nëse nuk ndryshon kërkesa për drogë në SHBA, kjo luftë nuk do të mbarojë kurrë,” thotë Miguel Calderón nga Këshilli Shtetëror për Sigurinë Publike.

Në fund të ditës, përballë kësaj industrie të fuqishme, janë njerëzit e thjeshtë ata që mbajnë peshën më të rëndë. “Të jesh grua në Meksikë sot është si të ecësh me sytë mbyllur në një fushë me mina. Kam frikë. Dhe më shumë se çdo gjë, kam frikë se askush nuk do të na ndihmojë,” thotë Alma, ndërsa shikon motrën e saj të prehet nën dhe.

 

Next Post
“Në 90′ shisja ndonjë pikturë, e blija biletë avioni”, Rama rrëfen historinë në Londër me shokun e tij

"Në 90' shisja ndonjë pikturë, e blija biletë avioni", Rama rrëfen historinë në Londër me shokun e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Del vendimi për maturantët, çfarë do të ndryshojë për provimin e matematikës

Shqipëria përafron legjislacionin me BE-në për njohjen e kualifikimeve profesionale, ja 7 objektivat që synohen

August 31, 2026
(Procedurat) Fondet te “e-Albania”/ Fermerët mund të aplikojnë nga shtëpia!

Fondet për fermerët, AZHBR shtyn deri më 11 shtator afatin për skemën, u jep më shumë kohë për plotësimin e dokumenteve!

August 31, 2026
Protesta, hija e vetvetes?

Protesta pa kokë, për kë do të votojnë ‘revolucionarët’ në maj 2027?!

August 31, 2026
Hoxha takohet me homologen Meinl-Reisinger: Austria mbështetëse e palëkundur e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së!

Hoxha takohet me homologen Meinl-Reisinger: Austria mbështetëse e palëkundur e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së!

August 31, 2026
10 futbollistët e vitit 2022/ Messi shpallet lojtari më i mirë, Ronaldo mbetet jashtë renditjes

Legjenda e gjallë e Argjentinës, 6 trofe të rëndësishëm, 207 ndeshje dhe 125 gola! “Marka” që Messi i lë kombit të futbollit!

August 31, 2026
Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë

Luftë me flakët në Dajt dhe Dibër, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 4 vatra aktive, nuk ka rrezik për banesat!

August 31, 2026
“S’e kuptuam politikën e futbollit”- Plani 20 miliardë dollarësh i FIFA-s për Botërorin, reagon Kushner: Nuk do të ishim përfshirë!

“S’e kuptuam politikën e futbollit”- Plani 20 miliardë dollarësh i FIFA-s për Botërorin, reagon Kushner: Nuk do të ishim përfshirë!

August 31, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Tiranë–Dallas dhe kthim

August 31, 2026
U zbulua pasi ftoi familjarët në Dubai, arrestohet bosi shqiptar i drogës

Iku nga shtëpia që të jetonte me të dashurin italian, prindërit shqiptarë kërcënojnë vajzën: Nëse s’kthehesh, do të kesh një jetë ferri!

August 31, 2026
“Çështjen e kemi në vëmendje”- “Demokratët Europianë”: Mbajtja e Veliajt në paraburgim, sfond shqetësues për demokracinë shqiptare! Në pikëpyetje proporcionaliteti

“Kushtetuesja dhe Qeveria e thanë qartë”- Si do te qeveriset Tirana? Ndreca: Veliaj kërkon zgjidhje për drejtimin e Bashkisë, i shqetësuar për kryeqytetin

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com