• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

CNN, analiza: Nafta, ari i zi mund të mos e marrë kurrë veten pas Covid 19

by S M
29/04/2020 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bota po mëson të jetojë me më pak naftë. Ndoshta ajo kurrë nuk do të shikojë më prapa. Pandemia e koronavirusit ka shkatërruar kërkesën për benzinë ​​dhe karburant, pasi miliarda njerëz filluan të qëndrojnë në shtëpi, dhe nuk ka asnjë garanci që ky treg do të rimarrë plotësisht kuotat e vjetra, pavarësisht nga çmimit të naftës që ka rënë dukshëm.

Industria e naftës po bëhet gati të mësohet me idenë se efektet e krizës të zgjasin. Punonjësit vazhdojnë të punojnë nga shtëpia. Udhëtimi ndërkombëtar i udhëtareve mbetet i pakët. Dhe qytetarët në qytetet dikur të ndotura, pasi janë mësuar me qiellin blu, kërkojnë tani kontrolle më të ashpra të emetimeve të gazrave, duke inkurajuar qeveritë të dyfishojnë përpjekjet për të zgjidhur krizën e klimës.

Ndryshime të tilla do të vinin nën presion investitorët, për të hequr dorë nga pasuritë e naftës që kishin fituar me vrull para rënies së çmimeve të fundit. Investimet e qëndrueshme në energjinë e gjelbër, duket se kanë mbajtur mjaft mirë në bursa, pavarësisht luhatshmërisë së tregut të aksioneve. Çmimet e naftës nderkaq u kthyen në vlera negative. Qindra kompani të naftës amerikane mund të falimentojnë E gjithë kjo mund të nënkuptojë që kërkesa globale nuk kthehet kurrë në rekordin e saj të lartë të vitit 2019, një perspektivë e frikshme për firmat e naftës dhe punonjësit e tyre nga Teksasi, deri në Evropën Perëndimore, dhe vende të tilla si Rusia, Nigeria apo Iraku që varen shumë nga shitja e papërpunuar e naftës.

“Unë mendoj se presioni për të përshpejtuar forcat që drejtojnë tranzicionin e energjisë do të rritet, vetëm si rezultat i kësaj krize,” tha Mark Lewis, kreu global i kërkimit të qëndrueshmërisë në BNP Paribas Asset Management në Paris.

Kërcënimi i një valë të dytë të infeksioneve të koronavirus në vjeshtë, gjithashtu frikëson prodhuesit e naftes. Çmimet tashmë janë zhytur në nivelet e tyre më të ulëta në dekada, ndërsa prodhuesit merren me problemin e magazinimit të sasisë së tepërt të karburantit dhe shokun më të keq të kërkesës në histori. “Mbetet një nivel i jashtëzakonshëm i pasigurisë në lidhje me perspektivën e afërt për çmimet dhe kërkesën e produkteve,” u tha shefi i oficerit financiar të BP (BP) Brian Gilvary, analistëve këtë javë.

Para pandemisë, analistët parashikuan që piku i kërkesës për naftë do të ndodhte rreth vitit 2040, për shkak të rritjes së makinave elektrike, rritjes së efikasitetit të energjisë dhe kalimit në burimet alternative. Por koronavirus ka detyruar që shumë supozime për të ardhmen e naftës të hidhen në kosh.

Gjithcka ka ndryshuar

Tronditja e krizës së koronavirus, do të provokojë një shkundje që industria e naftës do të kërkojë vite për ta tejkaluar. Ndërsa qeveritë në të gjithë botën i vendosin ekonomitë e tyre në një ngrirje të thellë, për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, kërkesa për energji u shemb. Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë pret që kërkesa globale e naftës të bjerë me një rekord prej 9.3 milion fuçi në ditë në vitin 2020, rezultat i përpjekjeve për të përmbajtur infeksionin në 187 vende dhe territore.

Agjensia me qendër në Paris vlerësoi në fillim të këtij muaji, se kërkesa do të bjerë në prill në nivelet e vitit 1995, kur ekonomia globale dukej rrënjësisht e ndryshme nga sot. Një dinamikë e tillë – e kombinuar me teprinë e furnizimit me naftë, që rezultoi nga një luftë e shkurtër por brutale e çmimeve midis Arabisë Saudite dhe Rusisë – i ka dhënë një goditje në stomak tregjeve të naftës. Javën e kaluar, çmimet e naftës amerikane u kthyen negative për herë të parë, kur tregtarët u paguanin shitësve me pakicë para në dorë, që të hiqnin nga duart sasitë e naftës bruto, me rezervuarët e depozitave të mbushura deri aty ku s’mbanin më.

Për të rikthyer qetësinë në tregjet dhe për të filluar përsëri shtimin e çmimeve, furnizimi duhet të ulet ndjeshëm, dhe shumë më tepër sesa rekordi i shkurtimeve, i parashikuar nga organizata prodhuese e naftes OPEC dhe aleatët e saj. Kjo do të thotë që shumë puse do të mbyllen dhe shumë kompani do të dështojnë.

Por aktorët e industrisë gjithashtu kanë nevojë për kërkesë, për të filluar procesin e rimëkëmbjes në gjysmën e dytë të vitit 2020. “Pyetja kryesore është se sa shpejt pandemia Covid-19 do të marrë fund, pasi kjo dikton shkallën e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave nëpër botë,” tha Jim Burkhard, kreu i kërkimit të naftës së papërpunuar në IHS Markit, një firmë kërkimore. “Askush nuk e di këtë gjë akoma.”

Parashikimet e tanishme të Wall Street për kërkesën për naftë, thonë se ajo mund të rritet brenda një ose dy vjetëve. Kjo kërkon dy parakushte: që qeveritë të lehtësojnë rregullat e karantinës kudo në botë dhe që, pas kësaj, aktiviteti ekonomik të ringrihet përsëri shumë shpejt, pasi të hiqen kufizimet.

Në këtë rast, kërkesa për naftë mund të kthehej në nivelet e vitit 2019, diku në vitin 2022, Parashikojnë analistët.

 

Next Post
SHBA: Gjyqtarët e ndershëm dhe patriotë të aplikojnë për KLGJ

"Rreth 35 mijë dosje të prapambetura", SHBA: Do të punësojmë avokatë për të ndihmuar Gjykatën e Lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In