• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çnjerëzore në qeli, i paraburgosuri i lidhur këmbë e duar me pranga e çarçafë

by Aalison Pearse Stevens
08/06/2016 22:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lidhur këmbë e duar me pranga dhe çarçafë pas hekurave të krevatit të qelisë.  Këto janë pamjet tronditëse nga një prej dhomave të izolimit të institucionit të ekzekutimeve penale, i cili njihet ndryshe si burgu 313 në Tiranë, që solli emisioni “Fiks Fare”. Kamera e “Fiks Fare” është futur në ambientet e izolimit të këtij burgu për të treguar se çfarë ndodh brenda mureve të tij.

Një i paraburgosur, pjesë e komunitetit rom, i cli është në gjykim për shfrytëzim prostitucioni, me problem të shëndetit mendor lidhet këmbë e duar në dhomën e izolimit. Dhoma e izolimit ka dy krevate të stilit marinar dhe në njërin prej tyre, në katin e parë mbahet i lidhur nga duart me pranga dhe nga këmbët me çarçafë i paraburgosuri. Ajo nuk është e izoluar apo e veshur me sfungjer siç e parashikon ligji për të ruajtur jetën e të dënuarit që mbahet i izoluar.

Në pamjet filmike të transmetuara në “Fiks Fare” duket qartë se i paraburgosuri është i lidhur te duart me pranga dhe këmbët i ka të lidhura me çarçafë te hekurat e krevatit. Gjatë kohës që qëndron i lidhur në dhomën e izolimit, shefi i policisë së burgut, Ferit Mici e kërcënon se përveç lidhjes dhe prangosjes do t’i vendosë edhe skafandër në kokë.

Nga biseda mes të paraburgosurit dhe shefit të policisë së IEPV 313 kuptohet se ka ndodhur një rrahje mes tij dhe shokut të qelisë. Shoku i qelisë pas rrahjes ka përfunduar në spitalin e burgut, ndërsa i paraburgosuri tjetër në dhomën e izolimit.

Gjatë filmimeve që transmetoi “Fiks Fare”, dallohet qartë se i paraburgosuri bërtet gjatë gjithë kohës dhe rënkon nga dhimbjet, kërkon që të zgjidhet dhe t’i hiqen prangat.

I paraburgosuri i kërkon t’i hiqen prangat nga duart se është i operuar dhe ndjen dhimbje. Shefi i policisë nuk e dëgjon por i tregon se ai është duke zbatuar ligjin, pasi sipas tij prangosja e duarve dhe lidhja e këmbëve parashikohet në rregulloren e burgut. Edhe pse në gjendje të rënduar shëndetësore dhe mendore, i paraburgosuri i kërkon shefit të policisë që t’i tregojë se cili është ligji që e ndëshkon në këtë mënyrë, pasi ai njeh vetëm rregulloren ku thuhet se nëse shkel rregulloren futesh në dhomë të izolimit, por jo të lidhesh duar e këmbë.

Gjatë këtij filmimi, shfaqet një moment ku shefi i policisë pi dhe një cigare ndërkohë që i paraburgosuri është duke rënkuar për dhimbjet që ndjen. Pas bisedës së gjatë midis të dyve, shefi i policisë vendosë ta lirojë e ofendon duke e quajtur “mostra e ligësisë dhe e të gjithave të këqijave”, e kërcënon me fjalët “do të nxij me skafandër në kokë për 20 ditë, do të nxjerr 20 ditë jashtë dhe sërish do të nxij me skafandër për 20 ditë të tjera prapë”. Kur i paraburgosuri kërkon ta pyes se pse është zënë, shefi i policisë reagon se nuk i intereson fare pasi ka njerëz që paguhen për ta bërë atë punë.

Rregullorja e burgjeve në nenin 123 pika 5 ndalon përdorimin e mjeteve të kufizimit fizik më gjatë se sa është e nevojshme. Ndalon përdorimin zinxhirëve dhe hekurave. Për këtë rast gazetarët e “Fiks Fare” iu drejtuan Avokatit të Popullit ku ndihmëskomisioneri i këtij institucioni, Alfred Koçibashi u shpreh qartë se as ne rregulloren e burgjeve por edhe ne ligjin për trajtimin e të dënuarve apo të paraburgosurve nuk mund të penalizohet njeri me veçim fizik dhe prangosje apo lidhje.

Ai shpjegon qartë se çdo ndëshkim që merret kundrejt të paraburgosurve apo të dënuarve në institucionet e vuajtjes së dënimin përbën vepër penale.

Policët e burgut 313 pa uniforma, por drejtori iu kërkon të rejat

Të gjithë punonjësit e policisë së IEPV 313 por edhe të burgjeve të tjera të Shqipërisë prej shumë vitesh vuajnë mungesën e uniformave. Edhe pse rregullorja e punës së tyre parashikon që shteti duhet t’i pajisë me uniforma dy herë në vit, policët e burgjeve e blejnë vetë uniformën me shpenzimet e tyre.

Në rreshtoren që u bëhet punonjësve të policisë së IEPV 313 në Tiranë, në ambientet e brendshme të burgut, drejtori i burgut, Qazim Hoxha dhe shefi i komanduar i policisë së burgut, Hasan Ajazi, u kërkojnë llogari policëve se përse nuk e kanë në rregull uniformën , madje u kërkojnë që rrobat që blejnë të jenë pjesë të uniformës.

Vetë uniforma e policisë së burgjeve kushton 10 mijë lekë të reja nëse blihet dhe këtë shpenzim policët e burgjeve e mbulojnë me paratë e tyre. “Blini uniformat dhe mbajini se do ju filmojnë apo fotografojnë me uniforma lara-lara” u thotë shefi i komanduar i policisë në këtë institucion.

Policët e burgut 313 kthejnë dietat sepse shteti nuk ka para për transportin e tyre

Në shkurt të 2015 IEPV 313 në Tiranë iu nënshtruar një rikonstruktimi dhe stafi i tij u transferua në burgun e Fierit. Policët që shkonin nga Tirana në Fier duhet të merrnin dietat prej 1500 lekësh të reja në ditë. Fillimisht Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kontaktoi një autobus për transportin e policëve dhe punonjësit e policisë nga dieta e tyre ditore 500 lekë në ditë ia kthyen drejtorisë për të paguar autobusin.

Nga muaji shkurt 2015 deri në muajin maj 2015 policët e IEPV 313 morën nga 10 mijë lekë dietë në ditë , pasi 500 lekë ua mbajtën për të paguar autobusin që i transportonte policët.

Në qershor u bë tenderin për transportin e policive nga Tirana në Fier dhe si drejtori ashtu edhe shefi i policisë u kërkojnë policëve të kthejnë edhe atë 1000 lekësh që morën si dietë. Kjo pasi më këtë duhet të paguhen pjesët e tjera të mbetura, rreth 3 muaj.

Në pamje duket qartë se policët rreshtohen duke u njoftuar një për një për kthimin mbrapa të dietës prej 1000 lekësh. Ata refuzojnë ta bëjnë një gjë të tillë pasi kërkonin që të informoheshin që në fillim. Njëri prej tyre shprehet: “Çfarë lekësh kërkon o shef, unë nuk kam lekë të mbaj fëmijët me bukë, është bërë për t’u lënë fare edhe kjo punë”.

TCH/d.i.

burg1burguburgu1burg

Next Post

Qyteza franceze merr famë nga Shqipëria, kryebashkiaku uron kualifikimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Disa në protestë, të tjerët në basketboll”, Rama ndan pamjet kurioze nga bulevardi i Tiranës

“Digjitalizuam kadastrën”/ Rama: Në 2028 vëmë në punë teknologjinë për prokurimet publike

July 3, 2026
Raportimi te ‘Ligjet’/ Deputeti i PS e pyet për ’21 Janarin’, ja si përgjigjet kreu i SPAK

Raportimi te ‘Ligjet’/ Deputeti i PS e pyet për ’21 Janarin’, ja si përgjigjet kreu i SPAK

July 3, 2026
BE nën drejtimin e Irlandës: çfarë ndryshon për 27 vendet anëtare?

BE nën drejtimin e Irlandës: çfarë ndryshon për 27 vendet anëtare?

July 3, 2026
“Mandati i prokurorit”, Braho: Duhet një zgjidhje ligjore pasi preket ecuria e hetimeve

“Mandati i prokurorit”, Braho: Duhet një zgjidhje ligjore pasi preket ecuria e hetimeve

July 3, 2026
Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

Katër anëtarë të Gjykatës Kushtetuese: “Arresti në burg” ndaj Erion Veliajt cenon mandatin e fituar me votë!

July 3, 2026
Plagosja e 4 personave në Podujevë, policia zbulon arsenal armësh, sekuestrohen armë e qindra fishekë

Plagosja e 4 personave në Podujevë, policia zbulon arsenal armësh, sekuestrohen armë e qindra fishekë

July 3, 2026
Protestat, Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët!

Protestat, Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët!

July 3, 2026
Inteligjenca artificiale pa kontroll në Ballkanin Perëndimor

Inteligjenca artificiale pa kontroll në Ballkanin Perëndimor

July 3, 2026
“Njerëzit ndihen të fyer, madje të poshtëruar”, Rama flet për problemet në administratë

“Njerëzit ndihen të fyer, madje të poshtëruar”, Rama flet për problemet në administratë

July 3, 2026
Infeksionet e syve shtohen në verë, mjeku okulist: Kondicioneri, dielli dhe pishinat, shkaktarët kryesorë

Infeksionet e syve shtohen në verë, mjeku okulist: Kondicioneri, dielli dhe pishinat, shkaktarët kryesorë

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In