• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ç’ndodh pas 30 Qershorit? Toka do vazhdojë të rrotullohet!

by Alfred Peza
24/04/2019 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Shqipëria është vendi ku opozita jonë thotë se është mazhorancë, por nuk hyn në zgjedhje që ta konfirmojë këtë me votë, se e do pushtetin në tavolinë. Meqë kjo as është parë, as është dëgjuar dhe as është në gjendje tua japë kush, kryetarët e 6 partive politike shpikin një mënyrë alla shqiptarçe, me synimin për ta hedhur në erë sistemin politik në vend dhe rregullat universale të funksionimit të demokracive funksionale kudo në botë.

Shqipëria është vendi që të gjitha partitë përbetohen se kanë në program ndërtimin e shtetit të së drejtës, por opozita jonë nuk e fsheh që kërkon të pengojë ndërtimin e sistemit të ri të drejtësisë. Sepse një pjesë e korruptuar dhe e kriminalizuar e lidershipit të saj, i trembet hapjes së dosjeve të hesave të tyre 30 vjeçare.

Shqipëria është një vend që e nisi rrëzimin e diktaturës komuniste, nëpërmjet portestave të frymëzuara nga sllogani “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Tani që vajza e liderit të dhjetorit ’90 është në krye të deputetëve të rinj të Parlamentit, opozita e vjetër po lutet që BE të mos na çelë dyert në qershor, nga frika se mos kjo u njihet si meritë kundërshtarëve politikë në mazhorancë.

Shqipëria është një vend ku opozita thotë se duam standarde dhe garanci që të marim pjesë në garën zgjedhore, por që nuk shkon asnjëherë në komisionin e posaçëm parlamentar të reformës elektorale që do ua mundësonte këtë, me garancinë e ndërkombëtarëve.

Shqipëria është një vend ku opozita jonë mbledh gjithë liderët e saj për të mos u futur në garën e 30 qershorit, për të mos e bërë detyrën dhe për të mos i kryer funksionet për të cilat krijohen partitë politike në çdo demokraci dhe në çdo sistem pluralist. Lidershipi i opozitës e pasuroi koleksionin e vet politik, duke u bërë jo vetëm opozita e parë në botë që del nga sistemi parlamentar, por edhe e vetmja në rruzull, që krijon, harton dhe firmos një marrëveshje për të mos marë pjesë në zgjedhje.

Shqipëria është një vend, ku lidershipi i opozitës vendos që të djegi të gjitha mandatet e përfaqësimit popullor në Parlament, duke dalë nga sistemi në mënyrë që të rikthehet pa marë pjesë në zgjedhje, duke dashur që të vijë jo me votë por “nëpërmjet frymës së shtenjtë”, për të na qeverisur.

Shqipëria është një vend ku opozita thotë nuk i bindet ligjeve të shkruara e të pashkruara të lojës politike në demokraci, por vetëm urdhërit të sovranit. E kur e kuptuan që populli as nuk u shkoi pas dhe as nuk i mbështeti, revolucioni që do fshinte nga faqja e dheut mazhorancën dhe qeverinë bashkë me Edi Ramën, përfundoi në një grusht njerëzish që pozonin krah Lulzim Bashës, si përpara vetvrasjes së tyre politike, pasi ishin siguruar të kishin me vete edhe nga një… “krëhër”.

Në këtë mënyrë 23 prilli i vitit 2019, që do të duhej të ishte “de jure” dita e regjistrimit të partive politike pranë Komsionit Qëndror të Zgjedhjeve, për të marë pjesë në garën e 30 qershorit, ka shënuar “de facto” edhe aktin e vetvrasjes kolektive të partive të opozitës shqiptare.

Çfarë do të ndodhë më tej?

Ajo që do të ndodhë, është diçka e njohur dhe e vjetër, sa vetë bota. Si në atë shprehjen e famshme të Galileo Galileit “eppur si muove”, e “megjithatë (Toka) rrotullohet”, edhe në këtë rast duhet të themi që në fillim: E megjithatë, zgjedhjet do të zhvillohen!

Partitë politike në mazhorancë, të rejat dhe të vjetrat në opozitë, do të futen në garë. Do të përzgjedhin kandidatët. Do të bëjnë fushatë. Do të palosin platformat, programet dhe projektet e tyre për qeversijen e 61 bashkive të Shqipërisë, deri në qershorin e vitit 2023.

Në këtë rast, më shumë sesa kandidatët fitues dhe siglat e partive që ato do të përfaqësojnë, kanë rëndësi standardet elektorale. Cilësia e garës. Menaxhimi, administrimi dhe çertifikimi i rezultateve nga KQZ, vëzhguesit vendas, mediat, shoqëria civile dhe ndërkombëtarët.

Më 30 qershor shqiptarët do ti japin një tjetër leksion demokracie dhe qytetarie liderëve të opozitës sonë të vjetër. Ata do të dijnë ti bëjnë detyrat e shtëpisë po aq mirë sa çi kanë bërë në të gjitha proceset dhe garat elektorale të pas 1990 në Shqipëri.

Më pas?

Fituesit nuk do të kenë arësye që të sillen si triumfalistë, pasi do të kenë shumë punë për të bërë. Shqiptarët të nesërmen e votimeve do të kuptojnë se ka ardhur stina e verës zyrtarisht e praktikisht dhe do të nisen për në plazh ose do të bëjnë planet për pushimet deri në fund të gushtit. Ndërsa lidershipi i opozitës së vjetër, do të shkojë në shtëpi. Sepse vetëm kur të gdhihet, do të kuptojnë se ka trokitur 1 korriku dhe bota as këtë radhë, nuk është përmbysur!

Next Post
Rasti Khashoggi, morali i politikës dhe Erdogani si “miku i gazetarëve”

Erdogan: Së shpejti mund të takohem me Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

August 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut

August 8, 2026
Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

August 8, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

August 8, 2026
FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

August 8, 2026
“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

August 8, 2026
Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

August 8, 2026
1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

August 8, 2026
Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

August 8, 2026
Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com