Sali Berisha ka hedhur në sulm aktivistët e tij për të sulmuar ish punonjësit e selisë blu të cilët u larguan menjëherë pasi “Foltorja” hyri në godinë.
Violeta Geci është një prej ish punonjëseve më të vjetra e cila ka kallëzuar në prokurori sulmin që i ka ardhur nga mbështetës të Berishës, shkruan gazeta TemA.
Ajo tregon se ka marrë kërcenime nga më makabret ku tregon mesazhet të cilat e dëshmojnë këtë gjë.
Aktivistët e Berishës, shkojnë më tutje ku i tregojnë Gecit edhe mënyrën e ekzekutimit prej tyre.
Një nga arsyet e këtij agresioni është edhe reagimi i ish punonjësve pas mësymjes së emigrantes Evi Kokalari në seli.
Të vendosura në dijeni, deri më tani autoritetet ende nuk kanë bërë ndalimin e “kamikazëve” të Berishës të cilët ushtrojnë presion ndaj çdo demokrati që mendon ndryshe nga ata./m.j