• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Çmohet Marie Logoreci, shpallet ‘Nder i Kombit’

by Java News
23/09/2015 16:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës Bujar Nishani çmoi sot aktoren dhe regjisoren e shquar Marie Logoreci (pas vdekjes) me titullin  e lartë  “Nderi i Kombit” me motivacion: “Në vlerësim të interpretimeve mjeshtërore e të paharrueshme të gruas dhe nënës shqiptare, duke skalitur me realizëm një galeri mbresëlënëse e simbolike portretesh në skenat teatrale, dhe të kontributit thelbësor e të pamohueshëm të saj si një nga themelueset dhe pionieret e kinematografisë sonë”.

presidenti-nishani-dekorimi-marie-logorecit-2Në ceremoninë solemne ishin të pranishëm familjarë dhe të afërm të aktores shkodrane, artistë dhe personalitete nga fusha e artit dhe kinematografisë. Duke çelur ceremonine  Presidenti Nishani  u shpreh se “Të flasësh, dhe aq më tepër të vlerësosh institucionalisht një artiste të lindur si Maria, apo Tushi siç e thërrisnin që në vogëli, me një shpirt të pasur e të dlirtë njerëzor, është e vështirë për këdo. Gjinitë artistike që ajo përvetësoi, zhvilloi dhe përsosi që herët, duke u endur plot kureshtje fëminore në rrugicat hijerënda apo auditoret e shkollës femërore të ‘Motrave Stigmatine’, aty në djepin e pashtershëm shkodran të kulturës dhe dijes ishin të shumta. Dhe pavarësisht se Marija njihet më tepër si aktore dhe regjisore, nuk duhet harruar për asnjë dekikë se ajo mund të ishte bërë dhe një piktore, instrumentiste virtuoze, këngëtare e famshme, gjuhëtare rigoroze apo ndoshta edhe një etnografe e përkryer.”

presidenti-nishani-dekorimi-marie-logorecit-4“Jam më se i bindur se në gjerdanin e panumërt të roleve dhe interpretuesve të skenës dhe kinematografisë sonë të shekullit të kaluar nuk ka pasur gur më të shndritshëm se Marije Logoreci, e cila mishëronte dhe pasqyronte katërcipërisht të gjitha virtytet e rralla e të çmuara të gruas dhe nënës shqiptare. Asnjëri prej nesh nuk mund të fshijë nga kujtesa personazhet teatrale si Mbretëreshën Gertrude tek ‘Hamleti’ i Shekspirit, Fatimen tek ‘Halili dhe Hajria’ e Kolë Jakovës, Bernarda Albën e Lorkës, Tringën tek ‘Shtatë shaljanët’ e Ndrek Lucës, por figura me sy të përlotur e Lokes tek ‘Toka Jonë’ apo ajo e dhembur e Nanës tek drama e Loni Papës ‘Cuca e Maleve’ trupëzojnë vërtetësisht e me besnikëri të gjitha tiparet dhe vetitë më të mira shekullore të grave dhe nënave fisnike shqiptare”, u shpreh Presidenti Nishani.

“Prandaj, më lejoni që në përfundim të kësaj fjale të shkurtër, por më se të sinqertë, të shpreh edhe njëherë falënderimin dhe mirënjohjen e pamatë për aktoren e madhe dhe zonjën fisnike që hijeshoi skenat dhe ekranet tona duke na pasuruar jo vetëm estetikisht mendjen e shpirtin, por edhe duke na bërë të ndihemi krenarë që jemi shqiptarë, bashkëkombas të Marie Logorecit, të cilën sot në 95-vjetorin e lindjes së saj, në mënyrë më se të merituar, e shpall zyrtarisht edhe ‘Nder të Kombit.’ u shpreh Nishani. (ATSH)

Next Post

Paditet shqiptari më i urryer në botë, kërcënoi familjen e rivalit të tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve tregtare

NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve tregtare

May 19, 2026
“COELA nuk ka sot një vendim për raportin e IBAR për Shqipërinë”, mediat: Do të jetë sërish në axhendën e së enjtes

“COELA nuk ka sot një vendim për raportin e IBAR për Shqipërinë”, mediat: Do të jetë sërish në axhendën e së enjtes

May 19, 2026
Kosovë-Shqipëri, kush viziton më shumë kë? Shifrat e marsit, shqiptarët e Kosovës dominojnë turizmin mes dy vendeve

Kosovë-Shqipëri, kush viziton më shumë kë? Shifrat e marsit, shqiptarët e Kosovës dominojnë turizmin mes dy vendeve

May 19, 2026
Bamir Topi: Berisha nuk frymëzon më! Nuk kam një emër se kush mund ta zëvendësojë në krye të PD, por…

Bamir Topi: Berisha nuk frymëzon më! Nuk kam një emër se kush mund ta zëvendësojë në krye të PD, por…

May 19, 2026
Çamëria nuk falet

Hetim, hetim, hetim….

May 19, 2026
Trump lëshon ultimatum të ri: Irani ka vetëm 1 javë kohë dhe më pas do ta sulmojmë fort!

Trump lëshon ultimatum të ri: Irani ka vetëm 1 javë kohë dhe më pas do ta sulmojmë fort!

May 19, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berishës i rikthehet ‘karma’, paditet në Bruksel nga Salianji e Balliu

May 19, 2026
Masakra e Lushnjës/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Laert Haxhiut, lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm

Masakra e Lushnjës/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Laert Haxhiut, lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm

May 19, 2026
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimet e dhëna nga Apeli i GJKKO për inceneratorin e Elbasanit, burg për ish-ministrin Koka

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimet e dhëna nga Apeli i GJKKO për inceneratorin e Elbasanit, burg për ish-ministrin Koka

May 19, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Shqiptarët modernë dhe burimet e ujit

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In