• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Çmimi i Rinasit 82.5 mln euro, blerësi nga ishujt Kajman

by A R
14/06/2016 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është 82. 25 milionë euro shuma e shitjes së kompanisë Tirana International Airport, që menaxhon me koncesion Aeroportin e Rinasit, tek Grupi i shërbimeve financiare China Everbright me bazë në Hong Kong.
Sipas kontratës së shitblerjes, të parë nga Monitor, çmimi i shitjes është 82, 250, 000 euro. Kjo shumë është ndarë tek tre aksionerët aktualë të Tirana International Airport, sipas përqindjes së tyre përkatëse të aksioneve ( DEG-Deutsche investitions-und Entëicklungsgesellschaft mbH-31.7%; Albanian-American Enterprise Fund “AAEF”-21.3%; AviAlliance GmbH-47%). Konkretisht:
DEG- 26,073,250 euro
Avia – 38,657,500 euro
AAEF- 17,519,250 euro

Skema e pronësisë, pronari i ri nga ishujt Cayman

Grupi i shërbimeve financiare China Everbright me bazë në Hong Kong njoftoi zyrtarisht në 25 prill 2016 nënshkrimin e marrëveshjes për blerjen e të drejtave koncesionare në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
Ndërmarrja që do të marrë përsipër të drejtat e koncesionit është emërtuar, “Keen Dynamics Limited” dhe sipas marrëveshjes do t’i ushtrojë këto të drejta deri në vitin 2027.
China Everbright Limited është një kompani e shërbimeve financiare në menaxhimin e aseteve, investimeve direkte, ndërmjetësimit dhe bankingut investues në rajonin e Kinës, përfshirë dhe Hong Kongun. Kompania e saj mëmë është China Everbright Group, me pronësi shtetërore, sipas njoftimit zyrtar që u publikua në atë kohë.
Sipas skemës së paraqitur në kontratë janë dy kompani mëma China Everbright Limited dhe Friedman Pacific Assets Management, që kanë krijuar në prill 2014 kompaninë China Airport Synergy Investment Limited, me interes për të investuar në aeroporte.
Ndërkohë “Keen Dynamics Limited”, ndërmarrja që ka marrë të drejtat e koncesionit, pjesë e grupit të mësipërm, rezulton, sipas kontratës e regjistruar në Ishujt Cayman.

Tirana International Airport, një nga kompanitë më fitimprurëse në vend

Tirana International Airport është një nga kompanitë më fitimprurëse në vend. Në vitin 2015 ajo kishte një qarkullim vjetor prej 4.9 miliardë lekë, rreth 35 milionë euro.
Në 2015-n, sipas të dhënave nga Kompania, fitimi arriti në 11.26 milionë euro, me një rritje prej 31% në krahasim me 2014-n, ndërkohë që norma e fitimit arriti në 32%.
Në prill 2016, menjëherë pas arritjes së marrëveshjes së shitjes, përfaqësuesit e ortakëve të TIA-s miratuan në mënyrë unanime ndarjen e 15.5 milionë eurove dividend nga fitimet e mbajtura/akumuluara në shumën prej 5.5 milionë euro dhe fitimi i vitit financiar të vitit 2015, prej 11.26 milionë euro, ndërsa 1.25 milionë euro u la si fitim i mbajtur.

Koncesioni

Konsorciumi Tirana international Airport (dikur Tirana Airport Partners), në vitin 2004 nënshkroi një marrëveshje koncesionare 20 vjeçare me qeverinë shqiptare për projektimin, financimin, ndërtimin, kryerjen, funksionimin, menaxhimin dhe zhvillimin e Aeroportit Ndërkombetar “Nënë Tereza”, Tiranë.
Pak javë më parë, qeveria shqiptare arriti marrëveshje me Tirana international Airport për heqjen e eksluzivitetit të kësaj të fundit.
Sipas marrëveshjes së përbashkët, kompanisë Tirana international Airport i është dhënë menjëherë një zgjatje e Afatit të Koncesionit prej dy vitesh duke mundësuar kështu hapjen e Aeroportit të Kukësit për fluturimet ndërkombëtare. Kjo do të thotë se Afati i Koncensionit do të shtyhet deri më datë 2027.
Më tej, në rast të vënies në përdorim të një aeroporti tjetër apo aeroporteve të tjera, si Vlora ose Saranda, Afati i Koncesionit do të shtyhet me 0.5 vite të tjera për çdo vit operimi të këtyre aeroporteve jugore, siç thuhet në Ndryshimin e Marrëveshjes së Koncensioni.

(monitor / r.a)

Next Post

Ndryshimet e reja në draftin e Reformës, hetim Presidentit, Kryeministrit që nga ‘91

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aleanca Itali-Gjermani shqetëson Brukselin: Rrezik për të çmontuar Europën

Aleanca Itali-Gjermani shqetëson Brukselin: Rrezik për të çmontuar Europën

February 12, 2026
Mes frikës dhe izolimit, sot në Shqipëri ka 250 familje të ngujuara nga vetëgjyqësia

Mes frikës dhe izolimit, sot në Shqipëri ka 250 familje të ngujuara nga vetëgjyqësia

February 12, 2026
“Po pse shtrihesh ashtu?”, Bido merr fjalën për t’iu përgjigjur akuzave, Berisha i bllokon foltoren

“Po pse shtrihesh ashtu?”, Bido merr fjalën për t’iu përgjigjur akuzave, Berisha i bllokon foltoren

February 12, 2026
Tiranë/ Hyri në bankë me kallashnikov dhe qëlloi në dysheme: kush është autori i grabitjes së dështuar?

Tiranë/ Hyri në bankë me kallashnikov dhe qëlloi në dysheme: kush është autori i grabitjes së dështuar?

February 12, 2026
LIVE! Qendër e re për Drejtësinë, Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

LIVE! Qendër e re për Drejtësinë, Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

February 12, 2026
Grabitet me armë një bankë në Tiranë, autori me kallashnikov kapet në kohë rekord

“Grupi i Zjarrit nuk ka ekzistuar kurrë”, Agron Malaj thyen heshtjen: Në 21 Janar, përgjegjës Berisha

February 12, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Grabitet me armë një bankë në Tiranë, autori me kallashnikov kapet në kohë rekord

February 12, 2026
Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

February 12, 2026
Njeriu i ulërimave, Sali Berisha

Berisha kërcënon socialistët: 20 shkurti është fundi juaj! Qytetarët do t’ju groposin në Lanë!

February 12, 2026
‘Akuzuan Belind Ballukun….’, të qeshura në Parlament pasi Berisha i harron mbiemrin Këlliçit

‘Akuzuan Belind Ballukun….’, të qeshura në Parlament pasi Berisha i harron mbiemrin Këlliçit

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In