• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Çmimi i naftës kafshon sërish xhepat e shqiptarëve

by
06/07/2015 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çmimi i karburanteve në tregun vendas po u rikthehet sërish rekordeve të së shkuarës, duke iu afruar niveleve të larta historike.

Në pikat me pakicë, nafta u shtrenjtua sërish ditët e fundit duke cekur nivelin 187 lekë për litër, ndërsa benzina po kuotohet me 188 lekë për litër.

Jashtë kamerave, tregtarët thonë se shkaku për rritjen e fundit është forcimi i dollarit dhe ecuria e çmimit në bursë, edhe pse të dhënat nga BBC tregojnë se të paktën në dy muajt e fundit çmimi i karburanteve në tregjet botërore ka qenë i pandryshuar.

Ndërkohë që ditët e fundit, për shkak të thellimit të krizës greke ai, po ulet me ritme të shpejta. Në tregun vendas, çmimi i naftës shënoi nivelin më të ulët në fillim të shkurtit, kur në disa pika me pakicë ra deri në 165 lekë për litër.

Por, pas kësaj kohe kurba e çmimit ka qenë vetëm në rritje dhe sipas të dhënave, krahasuar me shkurtin, ato janë shtrenjtuar me rreth 13.5 për qind. Për shkak të taksimit të rëndë dhe ngurtësisë së tregut, Shqipëria mbetet një nga vendet me çmimin më të lartë të karburanteve në Europë.

Madje, sipas “Global Petrol”, me çmimet aktuale, nafta në Shqipëri kushton më shtrenjtë edhe se në shumë vende të pasura, si Franca, Gjermania, Belgjika apo Austria, ku të ardhurat për frymë janë disa herë më të larta. /Top Channel/

Next Post

Vrasja në Lezhë, Policia: 5000 euro kush jep informacion për vrasësin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com