Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, i pyetur nëse ka propozuar ndonjë draft për uljen e çmimit të naftës, ai u shpreh se PD ka përgatitur draftin ku kërkohet përgjysmimi i taksës së qarkullimit dhe lëvizja e akcizës.
“Kemi përgatitur draftin me të cilin ne kërkojmë menjëherë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës.
Pra ligji ynë propozon përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës. Ne do të kërkojmë që të vendoset sistemi fiskal që ekziston në Kosovë dhe Maqedoni, vende në të cilat nafta rritet kur rritet në tregun botëror, por kjo rritje përsëri bën që në këto vende çmimi të jetë 70% më i ulët se në Shqipëri”, u shpreh Berisha.
Kujtojmë që deputeti demokrat Enno Bozdo depozitoi në Kuvend një propozim për uljen e taksës së qarkullimit në nivelin që ishte në vitin 2013, kur ata ikën nga pushteti, si dhe aplikimin e modelit të akcizës së ndryshueshme, sipas praktikës që aplikohet në shtetin fqinj, Itali.











